Martesat nëpërmjet internetit, më jetëgjata
2 posters
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Kendi i Antareve & Zona e Lire ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Dashuria & Erosi
Faqja 1 e 1
Martesat nëpërmjet internetit, më jetëgjata
Sipas një hulumtimi më të ri të bërë në SHBA, një e treta e martesave, pas vitit 2005 janë rezultat i lidhjeve, të cilat janë filluar nëpërmjet internetit. Madje 50% e lidhjeve të tyre janë filluar me njohjen nëpërmjet faqeve të specializuara për të vetmuarit.
Në këtë hulumtim janë pyetur më shumë se 19.000 vetë, të cilët janë martuar midis viteve 2005 dhe 2012, gjë që paraqesin një model reprezentativ të popullatës së përgjithshme. Studimi tregon se njerëzit që zgjedhin internetin për lidhje dashurie zakonisht janë më të vjetër në moshë, më të pasur si dhe më të shkolluar.
Nuk është plotësisht e qartë përse lidhjet, të cilat janë filluar online janë më të qëndrueshme dhe më të lumtura sesa martesat e lidhura në mënyrën klasike.
Nga njëra anë, autorët pranojnë se këto martesa do të mund t’i kenë disa karakteristika të cilat i ndajnë të gjithë njerëzit të cilët kanë vullnet të organizojnë takime nëpërmjet internetit. Mirëpo, gjithashtu theksojnë se si hulumtimet e mëparshme kanë treguar që të gjithë ata që kanë komunikuar online janë të gatshëm t’i zbulojnë gjërat për veten, gjë që krijon ndjenjë më të mirë lidhshmërie. Gjithashtu, janë në gjendje të zgjedhin midis një numri shumë më të madh të partnerëve potencialë, sesa që do të ishin në gjendje që ndonjëherë të kenë rastin që të takonin dikë në vendin e punës apo nëpërmjet miqve.
Vetëm 45% e vullnetarëve (në grupin online) i njohën bashkëshortët/et e tyre përmes shërbimeve për njohje online (eHarmony, Match, Plenty of Fish, Yahoo Personal etj.), ndërsa të tjerët qenë njohur në Facebook.
/Shekulli Online/ E.L/
Re: Martesat nëpërmjet internetit, më jetëgjata
Interesante kjo,por shumica ne internet vec genjejn edhe mund tjen tparalizum e hiqen si cunat e rinj
Similar topics
» CAKTOI TAKIM NEPERMJET INTERNETIT, E PRITI E DASHURA!
» Martesat Gay: Britania e Madhe vendos pro
» Cameron: Do të përhapim martesat gay në të gjithë botën
» Faqja e internetit pastroi 6 miliardë dollarë
» Shqipëria e parë nga Otranto: Fotoja bën xhiron e internetit
» Martesat Gay: Britania e Madhe vendos pro
» Cameron: Do të përhapim martesat gay në të gjithë botën
» Faqja e internetit pastroi 6 miliardë dollarë
» Shqipëria e parë nga Otranto: Fotoja bën xhiron e internetit
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Kendi i Antareve & Zona e Lire ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Dashuria & Erosi
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi