Policia: Ervis Tafaruçi, dyshime si anëtar i bandave të Durrësit
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1

Ngushtohen pistat për vrasjen e 34-vjeçarit, por asnjë autor i ndaluar ose i arrestuar
Ngushtohen pistat në lidhje me vrasjen e 34-vjeçarit Ervis Tafaruçi, në zonën e quajtur Mali i Robit, në aksin rrugor Durrës-Rrogozhinë, pavarësisht se nuk ka asnjë të dhënë për autorët e krimit. Burime nga policia bëjnë me dije se dy janë pistat që po hetohen me intensitet, ajo e hakmarrjes dhe prishja e pazareve në rrjetin e trafikut të lëndëve narkotike. Për zbardhjen e ekzekutimit të 34-vjeçarit, paralel me grupin hetimor të Tiranës, është ngritur dhe një i tillë në Policinë e Durrësit, pasi viktima ka pasur mjaft probleme në qytetin bregdetar. “Ervis Tafaruçi e ka shtrirë aktivitetin kriminal kryesisht në qytetin e Durrësit. Si pasojë e kësaj dyshojmë që konfliktet e hapura, i ka në vendbanimin e tij. Gjithashtu, ai ka qenë i përfshirë në disa banda kriminale. Viktima ka qenë person me precedentë të lartë kriminalë dhe kjo gjë na e vështirëson punën për zbardhjen e vrasjes. Gjithsesi po punohet me intensitet për zbardhjen e krimit”, pohojnë burimet nga Policia e Tiranës.
Mësohet se veprimet e fundit janë bërë për pistën e trafikut të lëndëve narkotike, ku Tafaruçi dyshohet se ka qenë i përfshirë me grupe kriminale jashtë Shqipërisë.
Ndërkaq, dëshmitë e dhëna nga familjarët e Tafaruçit kanë qenë pak të vlefshme, pasi ata pretendojnë se nuk kanë pasur dijeni për problemet e 34-vjeçarit. Në pyetje janë marrë edhe miqtë e të ndjerit, të cilët kanë pohuar në polici se ai ka pasur shumë probleme kohët e fundit, por pa cituar asnjë emër se me kë është konfliktuar.
Ervis Tafaruçi u ekzekutua pasditen e së hënës, ndërsa po udhëtonte në drejtim të qytetit të Kavajës. Sipas dëshmitarëve okularë, një automjet tip fuoristradë, në ngjyrë të zezë i është afruar me shpejtësi mjetit të drejtuar nga Tafaruçi, duke lëshuar një breshëri plumbash. Mësohet se në drejtim të tij është qëlluar të paktën 24 herë, katër prej të cilëve kanë prekur të riun, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Viktima kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu. Sipas policisë, vrasja e 34-vjeçarit, është vazhdim i një atentati të cilit viktima i shpëtoi 4 muaj më parë në shëtitoren “Taulantia” në Durrës. Prej këtij atentati mbeti i plagosur rëndë shoku i tij, Denis Shtraza. S.M./gazeta-shqip

Similar topics
» Tutorja 25 vjeçare, “punonte” në lokalet e Durrësit për 5 mijë lekë minorenen jetime
» Mjeku shqiptar, zgjidhet anëtar i Agjencisë Evropiane të Barnave
» Historia e Durresit..!!
» “Policia na rrahu vajzën”, drejtësia: S’ka vepër penale
» SMS Erotike Dhe Kërcënuese Gazetares, Dy Vite Burg 56 Vjeçarit
» Mjeku shqiptar, zgjidhet anëtar i Agjencisë Evropiane të Barnave
» Historia e Durresit..!!
» “Policia na rrahu vajzën”, drejtësia: S’ka vepër penale
» SMS Erotike Dhe Kërcënuese Gazetares, Dy Vite Burg 56 Vjeçarit
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi