“Policia na rrahu vajzën”, drejtësia: S’ka vepër penale
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1

Prindërit u ankuan se vajza shoqërohej me kontingjent krimi, por në komisariat dyshohet se e rrahën
Një kallëzim i pazakontë u bë në prokurori për dhunë policore ndaj një vajze. Por pas hetimeve, u konkludua se “nuk ka vepër penale”. Prindërit pretendojnë se vajza, e cila ka probleme me konsumimin e alkoolit, por edhe drogave, pretendonin se në birucat e komisariateve ajo është rrahur. Ata kërkonin që policia ta largonte nga personat me të cilët shoqërohej, por në vend që agjentët ta largonin nga “rruga e keqe”, ata dyshohet se kanë ushtruar dhunë.
Historia daton në fillim të këtij viti. Sipas një vendimi gjyqësor, Gyner I. dhe Pëllumb L., janë bashkëshortë dhe kanë bërë një kallëzim penal ndaj punonjësve të policisë së Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë. Ata pretendojnë se vajza e tyre, e quajtur Anxhela L., vuan nga sëmundja ‘çrregullime mendore të sjelljes dhe pamjaftueshmëri me hiperaktivitet’. Ata pretendojnë se ajo nuk ka marrëdhënie normale me asnjë pjesëtar të familjes dhe me ditë të tëra nuk paraqitet në banesë, pasi shoqërohet me persona me precedentë penalë dhe me sjellje jashtë çdo norme.
Për këtë kallëzim, nga ana e organit të policisë është marrë vajza dhe është intervistuar. Më pas Anxhela është shtruar në spital me diagnozën “intoksikacion nga alkooli dhe përdorim të lëndëve narkotike”. Sipas kallëzuesve, në drejtorinë e policisë është ushtruar dhunë ndaj vajzës së tyre Anxhela.
Mësohet se, pasi ka parë kallëzimin, në tërësi organi i akuzës ka arritur në përfundimin se fakti i pretenduar nga kallëzuesit nuk parashikohet nga ligji si vepër penale, e për rrjedhojë ka vendosur mosfillimin e procedimit penal për këtë kallëzim. Kallëzuesit nuk janë dakord dhe kanë bërë ankim në gjykatë duke kërkuar prishjen e vendimit të Prokurorisë, duke pretenduar se organi i prokurorisë ka dalë në përfundime të gabuara kur thotë se nuk kemi të bëjmë me asnjë vepër penale.
Prindërit i kërkuan gjykatës që prokuroria të merrej me vajzën e tyre Anxhela dhe ta dërgonin në banesë e të ndëshkonte personat që merreshin me atë kur nuk vinte në banesë.
Ndërkohë, gjykata argumenton se kërkuesit nuk pretenduan as në kërkesën drejtuar gjykatës dhe as gjatë gjykimit që të kryheshin veprime të tjera apo të hetoheshin fakte që mund të kishin rëndësi për çështjen. Duke qenë kështu, gjykata ka vendosur shkurt dhe nuk e prishi vendimin e akuzës për këtë procedim penal, pra mbylljen e hetimeve.
Somaio
Sipas kallëzuesve, në Drejtorinë e Policisë është ushtruar dhunë ndaj vajzës së tyre Anxhela/gazeta-shqip

Similar topics
» Dosja hetimore e Florije Peçit drejt Austrisë. Austriakëve u takon ndjekja penale Prokuroria: Krimi është kryer në Austri dhe jo në Shqipëri
» Policia: Ja kush e rrahu barbarisht kandidatin e FRD-së në Fier
» Vepër e një djalli?!
» Halimi: Hyn ne fuqi paketa penale, garanci per qytetaret
» Rrahu burrin, rrezikon dy vjet burg me kusht
» Policia: Ja kush e rrahu barbarisht kandidatin e FRD-së në Fier
» Vepër e një djalli?!
» Halimi: Hyn ne fuqi paketa penale, garanci per qytetaret
» Rrahu burrin, rrezikon dy vjet burg me kusht
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi