AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kodi bazë i edukimit të fëmijëve në shkollë

Shko poshtë

Kodi bazë i edukimit të fëmijëve në shkollë Empty Kodi bazë i edukimit të fëmijëve në shkollë

Mesazh nga Tech2 Tue Apr 30, 2013 11:15 pm

Mimoza Sulaj/Mësuese
Fëmijët që konsiderohen me probleme sociale të theksuara në shkollë janë fëmijët që nuk pranohen, pëlqehen dhe trajtohen keq nga bashkëmoshatarët. Ata nuk pranohen për shkak të sjelljes jo të mirë. Këta fëmijë janë dhe agresivë dhe shpesh ngacmohen dhe zihen me fëmijët e tjerë. Fëmijët që nuk pranohen nga shokët kanë dëshpërim të thellë dhe ndonjëherë për tu ndier të pranuar mund të bëjnë gjithçka. Kur janë në moshë me rritur, ata mund të kryejnë krim, mund të marrin drogë, mund të bëjnë gjithçka për të qenë në vë-mendjen e shokëve dhe për t’u ndier të pranuar. Të qenit i pranuar nga të tjerët është e vetmja rrugë që ata të ndihen mire. Ka dhe disa fëmijë që duan të jenë ndryshe dhe duhen admiruar për individualitetin dhe vullnetin që kanë për të qenë ata që janë. Çfarë duhet të bëj një mësues për të zhvilluar aftësitë sociale te fëmijët?

1. Tregoju fëmijëve se çfarë pret nga ata duke vendosur rregulla, për shembull: Ngri dorën sa herë dëshiron të flasësh; mos i ndërprit të tjerët kur flasin; nuk duhet t’i godasësh , bërtasësh, shtysh, apo gjuash shokët; të dëgjojmë me vë-mendje; të shprehim idetë dhe reagojmë për gjithçka në klasë; si të përgjigjemi kur nuk jemi dakord me diçka. Mësuesja duhet të kujdeset që këto rregulla zbatohen nga gjithë fëmijët. Për ta arritur këtë sa më mirë është shumë e rëndësishme që fëmijët që i zbatojnë rregullat t’u vihet në dukje, pra të nxirret në pah një sjellje e mirë. Disa fëmijë nuk e kuptojnë dot që janë duke u sjellë keq dhe atyre duhet t’u tregohet se çfarë ju bëjnë të tjerëve me sjelljen e tyre.

2. T’i mësosh fëmijët si të dëgjojnë me vëmendje Duket si diçka e thjeshtë, por është shumë e rëndësishme që sapo fëmijët fillojnë shkollën, të edukosh tek ata që të jenë dëgjues të vëmendshëm. Nëse fëmijët arrijnë të jenë dëgjues të vëmendshëm, një mësuese ka bërë shumë për të ardhmen e tij, sa i përket edukimit, aftësive sociale dhe komunikimit. Shpeshherë fëmijët dëshirojnë t’i kënaqin mësueset por ndonjëherë ata nuk e kuptojnë dot se si. Gjithmonë është me rëndësi të nxjerrësh në pah gjerat pozitive të çdo fëmije.

3. Mësoji fëmijët të respektojnë Një tjetër aftësi sociale e rëndësishme është respekti reciprok. Zakonisht fëmijët që lihen mënjanë kanë sjellje të padëshiruara. Ndaj mësuesi duhet të përpiqet të identifikojë anët e forta dhe anët e dobëta të një fëmije si dhe të krijojë një ambient ku pranohet diversiteti dhe fëmijët ndihen të gjithë pjesë klasës, të barabartë.

4. Të thuash “faleminderit” dhe “të lutem”. Ja-në fjalë bazë që çdo fëmijë duhet t’i përdorë në klasë. Që të edukosh sa më mirë këtë duhet që mësuesja vetë e para t’i përdorë këto fjalë sa herë që paraqitet rasti. Fëmijët e vegjël në shkollë dëshirojnë të kenë shokë. Për të zhvilluar më mirë aftësitë sociale shpesh fëmijëve duhet t’u flitet dhe për tema se si ata të sillen dhe reagojnë në ambientin shoqëror. P.sh: si të prezantohen, si të falin dhe si t’u kërkojnë falje të tjerëve, si t’i përzgjedhin fjalët kur flasin, tonin e zërit kur flasin me shokët dhe mësuesen, të jenë të ndjeshëm si dhe të mendojnë paraprakisht se çfarë efekti kanë fjalët e tyre te të tjerët, pyeti se çfarë ndiejnë kur dikush sillet mirë me ta dhe i përgëzon etj.. Zhvillimi i aftësive sociale kërkon dhe zhvillim-in e aftësive të komunikimit te fëmijët. Komunikim, jo vetëm nëpërmjet zhvillimit të gjuhës dhe fjalëve, por dhe aftësimit të fëmijëve për të lexuar të ashtuquajturën ‘’Gjuha e trupit’’, pra shprehjen e fytyrës, tonin e zërit, gjestet etj... Përveç mësueses, edhe prindërit kanë një rol të madh në zhvillimin aftësive sociale te fëmijët e tyre. Një prind këtë mund ta arrijë më mirë duke qenë vetë model i socializmit dhe komunikimit me fëmijën e tij. Thuaji sa të duash një fëmije: “Mos fol me zë të lartë”. Nëse prindërit flasin me zë të lartë, të njëjtën gjë do bëjnë dhe ata, sepse fëmijët mësojnë atë që jetojnë. Disa fëmijë e arrijnë vetë aftësitë sociale, kurse disa të tjerë kanë nevojë për më shumë përkushtim nga ana e prindërve dhe kjo mund të arrihet duke i mësuar ata dhe përmes librave, programeve të ndryshme dhe në rastin kur problemet janë të thella, duke e çuar dhe te psikologu apo punonjësi social si dhe duke bashkëpunuar edhe me mësuesen. Mësuesja i identifikon më së miri problemet, sepse ka në klasë 30 fëmijë të tjerë dhe duke qenë bllok prindi me mësuesen, fëmija fillon të kuptojë dhe reagojë më mirë për problemin që ka. Sa më herët mangësitë të identifikohen dhe kurohen aq më mirë është për fëmijët dhe tërë shoqërinë.

Tech2
Tech2

Kodi bazë i edukimit të fëmijëve në shkollë Coolte17

Shteti Shteti : Kodi bazë i edukimit të fëmijëve në shkollë Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 46
Faleminderit Faleminderit : 14
Antaresimi Antaresimi : 23/04/2013

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi