Zhdukja e fëmijëve, Shqipëria pa rrjet të dhënash
Faqja 1 e 1

Shqipëria nuk ka një regjistër të saktë dhe të plotë me numrin e fëmijëve të humbur gjatë 23 viteve të fundit. Ndërkohë që në faqen e Interpolit rezulton se janë pesë fëmijë të humbur. Në këtë listë nuk rezulton e regjistruar Bleona Mata.
Të pakten 800 fëmijë apo rreth 4 % e atyre qe telefonojnë ne linjën kombëtare për fëmijë “Alo 116” pohojnë se e shohin largimin nga familja si zgjidhje të problemeve të tyre.
Rasti i zhdukjes së Julianit djalit 11-vjeçar, Bleonës dhe shumë fëmijëve të tjerë, tregojnë sesa të vëmendshëm duhet të tregohet jo vetëm familja, shoqëria por të gjitha strukturat për parandalimin e këtij fenomeni.
Vetëm gjatë katër viteve të fundit, dhjetëra fëmijë janë denoncuar si të humbur, një pjesë e të cilëve nuk janë gjetur ende sot e kësaj dite. Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve të Humbur, shoqëria civile ka kërkuar vëmendjen e të gjitha strukturave shtetërore për rigjetjen e vogëlushëve të humbur prej vitesh. Sipas përfaqësuesve të OJF-ve në vend një nga pikat më të dobëta mbeten kërkimet, por edhe mungesa e një regjistri kombëtar për trafikuesit, shfrytëzuesit dhe abuzuesit e fëmijëve.
“‘Alo 116 000’, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve të Humbur kërkon nga të gjitha institucionet përgjegjëse angazhim serioz për intensifikimin e kërkimeve për gjetjen e fëmijëve të humbur në Shqipëri, krijimin e një procedure standarde për të përkufizuar qartësisht termin fëmijë i humbur dhe përcaktimin e një procedure të saktë dhe të qartë të kalimit nga fëmijë i larguar, në fëmijë të humbur dhe më pas në fëmijë të zhdukur, trajtimin me emergjencë për rastet e largimit të fëmijëve nga familja dhe shpalljen e një fëmije të humbur brenda gjashtë orëve nga momenti i largimit, krijimi i një regjistri kombëtar për trafikantët, shfrytëzuesit dhe abuzuesit e fëmijëve në Shqipëri”, apeloi Altin Hazizaj, drejtor i qendrës për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, CRCA. Sipas tij, nga 11 persona që rezultojnë të zhdukur brenda një periudhe 10-vjeçare, vetëm 5 janë gjetur ndërkohë që për 6 të tjerët nuk ka ende asnjë të dhënë zyrtare.
Sot bëhen 3 vjet që Bleona Mataj është zhdukur dhe kërkimet e kryera deri më sot nuk kanë hedhur dritë mbi humbjen e saj. Kanë kaluar 2 vjet që nga humbja e Mateo Bejaj. Kanë kaluar 6 muaj që nga humbja e Julian Çelës dhe më shumë se 5 vite që nuk kemi asnjë informacion për vendndodhjen e Mirjeta dhe Isa Matmujës. Këtë vit Bleona do të festonte ditëlindjen e saj të 9 pranë familjes; Mateo do festonte ditëlindjen e tij të 17-të; Juliani do festonte ditëlindjen e tij të 11-të; Mirjeta ditëlindjen e saj të 6-të dhe Isa ditëlindjen e tij të 8-të. Për familjet e çdonjërit prej këtyre fëmijëve, është vërtet e rëndë dhe shpesh e papërballueshme, që të mos kenë asnjë përgjigje dhe të mos dinë se ku ndodhet fëmija i tyre.
Duke marrë shkas nga kjo datë edhe policia greke bën me dije se pothuajse çdo ditë në Greqi zhduket një fëmijë.
Sipas raportit të qeverisë greke, prej fillimit të këtij viti e deri tani janë zhdukur 138 fëmijë, prej të cilëve 90 janë gjetur përsëri. Sipas të dhënave, në këtë shtet regjistrohen 97 fëmijë të zhdukur, 23 prej tyre viktima të rrëmbimit. Shkaku i parë i zhdukjes së një fëmijë theksojnë specialistët, janë kushtet familjare si dhe marrëdhëniet me bashkëmoshatarët e tyre.
Një rol të rëndësishëm në gjetjen e fëmijëve të humbur ka luajtur edhe numri i telefonit 116000 i një organizate jofitimprurëse.
“Rasti i fundit që telefonata në këtë numër ka ndihmuar në gjetjen e një fëmije, i përket një 15-vjeçareje nga Shqipëria, Kristiana Dodaj, që kishte 8 ditë që kishte humbur, ndërsa është gjetur këtë të mërkurë disa kilometra larg fshatit, ku ajo banonte me prindërit e saj, në një prej prefekturave të gadishullit të Peloponezit”, shpjegojnë ekspertët grekë.
Sipas të dhënave, numri zyrtar i fëmijëve shqiptarë deri në 14 vjeç, që kanë marrë leje qëndrimi në vitin 2011 në Greqi ishte rreth 85000, por disa mijëra të tjerë janë të paregjistruar, sepse dokumentet e prindërve të tyre janë ende të parinovuara. E megjithatë, ndër vendet që klasifikohen në krye të listës për numrin e fëmijëve të zhdukur janë SHBA-ja me 100 mijë, Gjermania me 45 mijë, Brazili me 13500 dhe Rusia.
Interpol
Të zhdukurit shqiptar
Kledis Bajraktari - Aktualisht 15 vjeç, i lindur dhe i rritur në qytetin e Shkodrës, rezulton i humbur që prej 25 dhjetorit të vitit 2005, kur ishte 8 vjeç, po në këtë qytet
Ervin Bajraktari - Aktualisht 13 vjeç, i lindur dhe i rritur në qytetin e Shkodrës, rezulton i humbur që prej datës 25 dhjetor i vitit 2005, kur ishte 6 vjeç, po në këtë qytet
Julian Çela - Aktualisht 11 vjeç, i lindur dhe i rritur në Tiranë, rezulton i humbur që prej 30 nëntorit të vitit 2012, kur ishte 10 vjeç, po në këtë qytet
Xhoana Kapteli - Aktualisht 17 vjeç, e lindur në qytetin e Gramshit, rezulton e humbur që prej 18 nëntorit të vitit 2012, kur ishte 16 vjeç, në Zvicër
Rovena Lloko - Aktualisht 18 vjeç, e lindur në qytetin e Korçës, rezulton e humbur që prej datës 1 prill 1995, kur ishte 0 vjeç, konkretisht 2-muajsh në qytetin e Cërrikut
Bleona Mataj - Aktualisht 9 vjeç, e lindur dhe e rritur në fshatin Zapod të Kukësit, rezulton e humbur që prej datës 22 maj të vitit 2010, kur ishte 6 vjeç, në po të njëjtin fshat/gazeta-shqip

Similar topics
» Zhdukja e 500 fëmijëve shqiptarë, kërkohet rihapja e hetimeve në Greqi për skandalin e denoncuar nga OKB
» Dita pa makina, Basha: Rrjet korsish të dedikuara për biçikletat
» Enigma e femijeve te Gjelbert.
» Kodi bazë i edukimit të fëmijëve në shkollë
» Rrahja i shkakton fëmijëve sëmundje mendore

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi