AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kodi i Biblës A është parashikuar historia e njerëzimit në Bibël

Shko poshtë

Kodi i Biblës A është parashikuar historia e njerëzimit në Bibël Empty Kodi i Biblës A është parashikuar historia e njerëzimit në Bibël

Mesazh nga ♛Melody♛ Fri Jun 14, 2013 11:04 pm

Kodi i Biblës A është parashikuar historia e njerëzimit në Bibël

Sipas fetarëve Bibla është libër i shenjtë, i zbritur me frymëzimin e Zotit në Tokë, e ndonëse ajo flet për historinë e popullit hebre dhe jetën e Jezusit, së bashku me predikimet hyjnore, për shumë persona Bibla ka koduar edhe të ardhmen...

Hitleri, nazistët, vdekja e princeshës Dajana, e të tjerë të përfshira në bibël?

Nuk bëhet fjalë për ndonjë Bibël “të re”, por për shkodimin e kodeve të fshehura në librin e shenjtë. Ideja e kodeve të Biblës kanë lindur që në shekullin e 12-të, kur disa studentë hebrenj zbuluan fjalë interesante të fshehura në versionin hebre të Torah, librin e parë nga pesë librat e Biblës.

Hebrenjtë mendojnë se libri i shenjtë detajon çdo gjë që do të ndodhë në Tokë, dhe se çdo gjë është kodifikuar në Bibël; Rabinët e mëdhenj kanë theksuar gjithnjë se në këto libra të diktuara nga Mojsiu drejtpërdrejt nga Zoti, asnjë ndryshim nuk duhet bërë.

Periudha e re e kodeve të Biblës nisi nga Majkëll Ber Ueismandl, një rabin sllovak, që me vështirësi i shpëtoi dhomave të vdekjes naziste. Interesi i tij për librat antikë dhe për kodet biblike e çuan në zhvillimin e teorive të tij.

Edhe pse Lufta e Dytë Botërore ndihmoi në shkatërrimin e jetës së vjetër të Ueismanëlit, ajo rriti idetë e shkodifikimit të kodeve me historitë e famshme të programit gjerman “Enigma”.

Gjithashtu, ajo krijoi mikrokompjuterët e parë dhe shumë shkollarë të Torahut, të pasionuar me idetë e Ueismandëlit, ishin të aftë të ndërthurnin teknologjinë e lartë e komplekse në kërkimet e tyre të thelluara për kodet biblike.

Në vitin 1994, një grup intelektualësh, Doron Uixtum, Elijahu Rips dhe Joav Rozenberg, publikuan një studim në revistën “Statistical Science” (Shkenca statistikore) mbi një eksperiment që kishin zhvilluar nëpërmjet metodave të krijuara nga Ueismandëli. Ata thanë se kishin gjetur referenca të 34 Rabinëve të Mëdhenj, së bashku me ditët e lindjes dhe të vdekjes së tyre, të fshehura në librin e Gjenezës.

Studimi i tyre tërhoqi interesin popullor dhe të shkencëtarëve mbi Kodet Biblike, që zgjat deri më sot, dhe ka arritur në shtypjen e dhjetëra librave, megjithëse shumë prej tyre nuk janë shkruar bazuar në metoda shkencore.

Por, si janë të shkodohen nga Bibla këto mesazhe? Në mënyrën më të thjeshtë, kërkuesi përdor një sistem të quajtur Sekuenca e Baraslarguar e Shkronjave. Kjo zhvillohet, duke vendosur të gjitha shkronjat e tekstit në krah të njëra-tjetrës, pa hapësira apo shenja pikësimi. Më pas, duke përdorur si një formë pazëlli, arrihet të zbulohen fjalë të sakta, të cilat kanë lidhje me temën e bisedës.

Për shembull, në tekstin e pasqyruar në faqe, duke kaluar çdo tre letra nga pika e nisjes krijohet fjala “Nazi”. Metoda mund të përdoret para ose pas, me çdo lloj numri të kalimit nga njëra shkronjë në tjetrën. Ka edhe metoda akoma më të komplikuara të kodimit, të quajtura matrica; ato janë prezantimi dydimensional i tekstit, që përmban fjalë në drejtime të ndryshme.

Zbulimi fillestar i Ueismandëlit ishte duke marrë shkronjën e parë T në vjershën e parë të librit të Gjenezës e më pas duke tejkaluar 50 shkronja tre herë arrihet në fjalën TVRH, që në shqiptimin hebre është Torah. Ky zbulim është i njëjtë edhe në kalimin me 50 shkronja në librat e Eksodit dhe Numrave.

Kohët e fundit, kërkuesit kanë treguar referenca të Hitlerit, Mein Kampfit dhe ngjarje të tjera historike.

Megjithatë, autorët e sensacionalit janë pak të padrejtë në mënyrën e përpunimit shkencor dhe Kodi i Biblës është kthyer në një farë fenomeni, ashtu sikurse profetësitë e Nostradamusit. Kohët e fundit, shumë kërkues janë përpjekur për ta përdorur këtë si një metodë për të parashikuar të ardhmen.

Shumë entuziastë të kodeve mendojnë se kjo nuk është një mënyrë për të arritur në përfundimin në fatin tonë, por duhet të shihet si një vërtetim se Torah është shkruar realisht nga Zoti, që kishte njohjen e të gjitha gjërave që do të vinin më pas.

Ata thonë se kërkimi në tekste për referenca të zhvillimeve të së ardhmes nuk është real, pasi nëse ato nuk ndodhin, i bie të jenë një rastësi në formimin e fjalëve.

Shumë njerëz mendojnë se detaje të vërteta që ekzistojnë në Kodin e Biblës, janë më shumë fjalë të rastësishme që thjesht rastisi të jenë të njëjta me një ngjarje të vërtetë.

Megjithatë, ekziston një grup i specialistëve skeptikë të statistikave dhe kompjuterëve në botën shkencore. Dy nga këta intelektualë, matematicienët Dror Bar-Natan dhe Brendan Mekkei, ishin të parët që refuzuan zbulimet e Uixtum, Rips dhe Rozenberg. Mekei dhe Bar-Natan arritën në rezultate të përafërta teksa kërkonin për detaje të rabinëve të famshëm në librin “Lufta dhe paqja” të Leon Tolstoit.

Eksperimente të tjera kanë arritur në parashikimin e vrasjeve të famshme, si vdekja e Princeshës Dajana dhe “Lufta mbi terrorizmin”, të gjitha të fshehura në librin “Mobi Dik”.

Thyesit e Kodeve të Biblës thonë se po zhvillojnë këto kërkime për të provuar se Zoti në të vërtetë shkroi Biblën, megjithëse shumë të tjerë tentojnë që të shohin këtë si një parashikim i së ardhmes.
♛Melody♛
♛Melody♛

Kodi i Biblës A është parashikuar historia e njerëzimit në Bibël Coolte21

Shteti Shteti : Kodi i Biblës A është parashikuar historia e njerëzimit në Bibël Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi