AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gabimet mjekësore, Shqipëria nuk i deklaron

Shko poshtë

Gabimet mjekësore, Shqipëria nuk i deklaron Empty Gabimet mjekësore, Shqipëria nuk i deklaron

Mesazh nga ♛Melody♛ Thu May 30, 2013 2:30 am

Kujdesi shëndetësor
Nuk ka statistika për vdekjet nga mjekimi apo operimi si në spitalet publike ashtu edhe në ato private.
Ligj për gabimet - Pak kohë më parë, Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor propozoi hartimin e një ligji të ri për sigurimin e profesionit të mjekut, nisur nga fenomeni me të cilin po përballen aktualisht institucionet shëndetësore, ai i çështjeve gjyqësore për gabimet mjekësore
Gjyqet - Rezulton se arsyet e hapjes së proceseve gjyqësore ndaj institucioneve ofruese për gabimet mjekësore janë kryesisht mjekim i gabuar dhe dëmtim i shëndetit, për të cilat janë 3 procese gjyqësore të fituara nga pacientë në 2012-n, për mjekim të gabuar, 2 në Vlorë dhe 1 në Lushnjë, me një vlerë totale mbi 30 milionë lekë dëmshpërblim
Incidente klinike - Përfshihen ngjarje apo rrethana të pafavorshme që krijohen gjatë kujdesit ndaj pacientit, e cila mund të bëhet shkak për dëme, dëmtimet mund të jenë fizike ose psikologjike. Dëmtime këto që mund të konsiderohen të papritura dhe nuk janë të lidhura me shkaqet natyrale të sëmundjes së pacientit.
Incidente joklinike - Përfshihet një ngjarje që ka shkaktuar dëm të individit përfshi stafin, vizitorët, pacientët. Incidenti nuk lidhet me dëmtimin e gjendjes së tyre klinike, por me dëmtimin e pronës apo pajisjeve që janë përgjegjësi e spitalit
Lorina Mixha

Duke nisur nga viti 1991 e deri në 2012-n në Shqipëri nuk ka statistika dhe të dhëna të qarta lidhur me numrin e gabimeve mjekësore në spitalet e të gjithë vendit. Brenda këtyre viteve spitalet rajonale, publike dhe private, si dhe qendrat spitalore universitare nuk kanë një regjistër të plotë dhe të saktë ku të tregojnë se sa është numri i pacientëve që u përkeqësuan në spital, si pasojë e një gabimi mjekësor, apo çfarë solli një operacion, një ndërhyrje, një anestezi jo e duhur te pacientët.

Madje, ndryshe nga vendet europiane, perëndimore, por edhe nga fqinjët tanë, Shqipëria nuk zotëron as një databazë të dhënash për sa u takon vdekjeve në spitalet e të gjithë vendit.

Asnjëri prej spitaleve në vend nuk është i akredituar. Ky proces është në rrugë e sipër dhe pritet të zbatohet duke nisur nga ky vit. Me nisjen e këtij procesi, mjekët do të mbajnë përgjegjësi për gabimet mjekësore, pasi do të krijohet një sistem i detyrueshëm raportimi për çdo pacient dhe mënyrën si është kuruar i sëmuri.

Spitalet rajonale, qendrat spitalore universitare, urgjencat, klinikat shëndetësore private, spitalet private nuk deklarojnë dhe nuk japin të dhëna për numrin dhe rastet e vdekjeve për shkak të gabimeve mjekësore.

Të vetmet të dhëna që zotëron shërbimi i statistikës, në qendrat më të mëdha spitalore janë vdekjet në spital. Në këto statistika shënohen vetëm rastet e pacientëve të cilët humbasin jetën në spital. Këta mund të jenë në kirurgji, në reanimacion, në pavijon dhe regjistrohen si persona që kanë vdekur brenda ambienteve të spitalit. Në këtë statistikë nuk përfshihet numri i pacientëve të cilët kanë vdekur në spital, si pasojë e gabimit mjekësor.

Ministria e Shëndetësisë shqiptare, ndryshe nga homologët perëndimorë nuk jep të dhëna dhe nuk zotëron një rrjet statistikash të përvitshme apo periodike brenda një harku të caktuar kohor për të dhënë numrin e gabimeve mjekësore, pasojat te pacientët, vdekjet, cilat kanë qenë shkaqet. Kjo më pas çon në marrje të masave si për mjekët ashtu edhe për stafin apo për infrastrukturën që mund të jetë bërë shkas për përkeqësim të gjendjes shëndetësore të pacientit, deri në gabimet që kanë çuar në vdekje të të sëmurit.

Deri tani, institucionet shëndetësore nuk janë të akredituara dhe nuk kanë një rregullore apo një dokument që i detyron ato të deklarojnë dhe të shënojnë të gjitha rastet e gabimeve mjekësore, por në të ardhmen është parashikuar që të ketë.

Ndërkohë që janë bërë gati dy dokumente të reja që do të përfshihen si procedurë e spitalit në mbrojte të të drejtave të pacientëve, përveç procesit të akreditimit të institucioneve shëndetësore, proces i cili domosdoshmërisht kërkon raportin e sukseseve dhe dështimeve, deklarimin e gabimeve mjekësore dhe rezultatet e përvitshme të performancës së mjekëve dhe infrastrukturës spitalore.

Sipas Isuf Kalos, kreut të Qendrës së Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit, qëllimi final i akreditimit është përmirësimi i vazhdueshëm i cilësisë, sigurisë, dhe performancës së institucioneve shëndetësore nëpërmjet veprimtarisë së ndërgjegjshme të brendshme për të arritur dhe përmirësuar vazhdimisht standardet. Akreditimi, sipas tij i mbron pacientët, konsumatorët dhe qytetarët nga praktika e keqe mjekësore, ajo e rrezikshme apo abuzive.



Program për publikimin të incidenteve spitalore

Raportimi i gabimeve konsiston në njoftim të hershëm në lidhje me të gjitha llojet e ankesave

Ngritja e një sistemi ku pacientët të raportojnë të gjitha incidencat e rënda dëmtim apo rrezik të lidhur me punën e tyre, brenda 24 orëve, do të fillojë të zbatohet nga ky vit në të gjitha spitalet e vendit. Ngritja e këtij sistemi është njoftuar nga kreu i Shëndetësisë për të cilin sistemi ka edhe mbështetje të USAID-it. Ky program i ri pritet të ndikojë në rritjen e cilësisë së shërbimit që spitali i ofron pacientit.

Raportimi i gabimeve konsiston në njoftim të hershëm në lidhje me të gjitha llojet e ankesave, parandalimin dhe mospërsëritjen e ngjarjeve të padëshirueshme, përmirësim të imazhit të spitalit dhe përdorim të burimeve në mënyrë efikase.

Incidentet spitalore, sipas drejtuesve të spitaleve klasifikohen në dy grupe në klinike dhe joklinike.

Tek incidentet klinike përfshihen ngjarje apo rrethana të pafavorshme që krijohen gjatë kujdesit ndaj pacientit, e cila mund të bëhet shkak për dëme, dëmtimet mund të jenë fizike ose psikologjike. Dëmtime këto që mund të konsiderohen të papritura dhe nuk janë të lidhura me shkaqet natyrale të sëmundjes së pacientit. Incidente jo klinike një ngjarje që ka shkaktuar dëm të individit përfshi stafi vizitorët, pacientët. Incidenti nuk lidhet me dëmtimin e gjendjes së tyre klinike, por me dëmtimin e pronës apo pajisjeve që janë përgjegjësi e spitalit.



Nënshkrim dokumenti për të drejtat e pacientëve

Fletët informative për të sëmurët dhe marrja e pëlqimit nga ana e tyre, në fillim te “Nënë Tereza”

Një projekt i fundit i ministrisë së shëndetësisë, qendrës së cilësisë dhe akreditimit të institucioneve shëndetësore dhe spitalit “Nënë Tereza” “mbjell” dokumentet e para në ndihmë të të drejtave të pacientit.

Në këtë spital, të sëmurët do të kenë mundësi të informohen për shërbimin që do të marrin në spital dhe të informohen për procedurat, më pas në një dokument ata do të nënshkruajnë dakordësinë e tyre për të vijuar ndërhyrjen apo trajtimin.

“E drejta për informim dhe marrjen e pëlqimit të pacientit para çdo ndërhyrje dhe trajtimi që bëhet me të, është një nga të drejtat themelore dhe legjitime të sëmurëve e pasqyruar në Ligjin e Kujdesit Shëndetësor dhe në Kartën Shqiptare të Drejtave të Pacientit, miratuar me urdhër të ministrit të Shëndetësisë në 2010. Me anë të këtij mjeti, ne plotësojmë një të drejtë të munguar deri më sot, ndaj pacientëve tanë, atë të informimit të hollësishëm paraprak dhe dhënien e pëlqimit të dokumentuar të tij për procedurat e diagnostikimit apo të mjekimit që i propozohen nga mjeku duke e bërë atë partner aktiv në vendimmarrje”, tha javën e kaluar ministri i Shëndetësisë, Halim Kosova.

Fletët informative dhe marrja e pëlqimit për pacientët bazohen në një dokument tip i cili përmban pjesën e informimit të hollësishëm mjekësor, i kuptueshëm nga pacientët, për përfitimet dhe rreziqet eventuale, dhe pjesën e pëlqimit ku pacienti apo kujdestari ligjor i tij firmos për ndërhyrjen apo trajtimin mjekësor që do të kryhet. Ky dokument më pas ruhet dhe i bashkëngjitet kartelës së pacientit.

Në këtë mënyrë, pacienti informohet hollësisht dhe jep pëlqimin e vet në lidhje me procedurat mjekësore, ndërhyrjet apo planin e trajtimit mjekësor që do të kryhet ndaj tij.
/gazeta-shqip
♛Melody♛
♛Melody♛

Gabimet mjekësore, Shqipëria nuk i deklaron Coolte21

Shteti Shteti : Gabimet mjekësore, Shqipëria nuk i deklaron Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi