AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqipëria ka nevojë për një elitë të re!

Shko poshtë

Shqipëria ka nevojë për një elitë të re! Empty Shqipëria ka nevojë për një elitë të re!

Mesazh nga ♛Melody♛ Sun May 05, 2013 4:17 am

Shqipëria ka nevojë për një elitë të re! Lea-300x168Shqipëria ka nevojë për një elitë të re!
Nga Faik KRASNIQI
Zoti Zaloshnja, bëj një analizë pretendimit të Ramës se po të arrestohet Berisha, kthehet ne Martir!
Edi Rama tha se Kreshnik Spahiu i kishte kërkuar që të arrestonin Berishën brenda 100 ditësh nga qeverisja.
“Kjo do të thotë që ta shpallim edhe martir Saliun tani,” tha Rama.
Rama sikur akuzoi Spahiun se bën lojën e Berishës, kurse tani pohon me gojën e tij pa dashje të kundërtën!
Rama ka akuzuar prej vitesh që klani i Berishës e ka vjedhur Shqipërinë, nuk mjafton kjo?Rama ka akuzuar Berishën për katër vrasjet e 21 Janarit, nuk mjafton kjo? Nuk po e zgjas, se lista është pafund.
Rama ka ndërruar mendje, apo ka mbledhur aq shumë ”hajdutë” rreth vetes(që Berisha mund t’i ketë dokumentuar për presion)dhe nuk i leverdis arrestimi i Berishës se mund t’i kthehej në një bumerang.
Zoti Zaloshnja apo Zoti Rama, më thuaj një politikan të korruptuar mbas Luftës së Dytë Botërore që është kthyer në Martir?
Martirë janë shpallur fundamentalistët dhe nacionalistët ekstrem, por jo politikanët e korruptuar.
Ta them me plot gojën, që arrestimi i Berishës do të aprovohej në heshtje nga 80% e anëtarëve të PD-së, sepse ja ka sjell në maje të hundës matufi plak, por nuk kanë fuqi dhe mundësi se si ta heqin qafe.
Mundohu sa të duash Zoti Zaloshnja që të minimizosh rëndësinë e AK-së, nuk ka vlerë, e vërteta është tjetër.
Ndodh rëndom, pa dashur hedh një fjalë të keqe për dikë, por nga kryeneçësia që ha vetveten nuk tërhiqesh, nuk jepesh që je gabim.
Dhe çfarë ndodh?-pikërisht aty ku nuk ta merr mendja fillon gremisja nga ato që i nënvleftësove, i pështyve, i poshtërove pa shkak, vetëm e vetëm se vunë disa kushte normale për celebrim.
Shtetin, vendin, shoqërinë e bëjnë intelektualët, elita, të cilët janë koka e një kombi, përcjellës të moralit në popull që i ndjek qorrazi. Por nëse kjo shtresë nuk ka moral të qartë, edhe turma e ashtuquajtur popull gjithashtu nuk do të ketë.
Më kujtohen disa fjala nga gruaja e Obamës, një përkufizim që ndoshta nuk vlen vetëm për politikanët, ku thoshte:Ai(Obama) ishte njeri i çuditshëm, tepër kritik ndaj vetes, që të jepte përshtypjen sikur nuk gjente asgjë të mirë tek vetvetja.
Zoti Zaloshnja dhe Zoti Rama, tërhiqini mbrapsht fjalët denigruese dhe gënjeshtrat e sajuara me qëllim të keq nga mendjet primitive ndaj AK-së dhe Kreshnik Spahiut sa nuk është vonë, sepse gjithçka flet kundra jush.
Sondazhi mbas ofendimeve dhe gënjeshtrave të PS ndaj AK ka qenë autogoli më i madh i PS. Dhe kur mendon që jemi aq afër zgjedhjeve, është zor që të fshihet nga kujtesa e shqiptarëve. Shqiptarët po zgjohen, Shqipëria ka nevojë për një elitë tjetër.
(Autori është publicist nga Prishtina dhe anëtar i Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të’’ALEANCA KUQ E ZI’’)
♛Melody♛
♛Melody♛

Shqipëria ka nevojë për një elitë të re! Coolte21

Shteti Shteti : Shqipëria ka nevojë për një elitë të re! Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi