Shqiptari, “këpuca e artë” e kupës së botës për 17-vjeçarë
2 posters
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Sportet & Futbolli
Faqja 1 e 1
Shqiptari, “këpuca e artë” e kupës së botës për 17-vjeçarë
Valmir Berisha shënon 7 gola për Suedinë që pozicionohet e treta. Cilësohet “Ibrahimoviçi i ri”
Një tjetër futbollist shqiptar po shkëlqen në arenën ndërkombëtare, megjithëse është vetëm 17 vjeç. Bëhet fjalë për Valon Berishën, sulmues tipik, një numër 9 i fortë në lojën në ajër dhe me këmbë, që mbron ngjyrat e kombëtareve të moshave të Suedisë. Së fundmi, Berisha që është 182 centimetra i gjatë, ka dalë golashënuesi më i mirë i Kupës së Botës për 17-vjeçarë, eveniment që u zhvillua në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ai shënoi 7 gola, duke ndihmuar ekipin e Suedisë U 17 që të renditet e treta, ndërsa gjatë gjithë kompeticionit specialistët janë befasuar nga klasi i sulmuesit shqiptar. Madje, në ndeshjen ndaj Hondurasit, ai ka shënuar një gol me thembër, ndërsa të gjitha mediat e kanë cilësuar si “Ibrahimoviçi i ri”. Ai është i gjatë dhe me teknikë, ndërsa mund të mbrojë mjaft mirë topin dhe t’i japë mundësi skuadrës të dalë para në sulm. Momentalisht luan me të rinjtë e skuadrës së Halmstadit në Suedi.
Duke u rikthyer te Kupa e Botës për 17-vjeçarë, Berisha shënoi dy gola në ndeshjen e grupit me Nigerinë, që më vonë doli edhe kampione e eventit. Ndeshja e grupit përfundoi në barazim tre me tre, ndërsa shtatlarti shqiptar u vlerësua për performancën e tij. Shpërthimi i Berishës do të vinte në ndeshjet me eliminim direkt. Në raundin e 1/8, Suedia u ndesh me Japoninë. Berisha shënoi golin e parë, ndërsa takimi u mbyll në favor të Suedisë, 2-1. Më pas, u zhvillua edhe ndeshja çerekfinale me Hondurasin, ku Suedia ka arritur të përmbysë rezultatin. Deri në minutën e 68 humbiste 1-0, por goli i Berishës barazoi rezultatin. Sipas kronikave të ndeshjes, ky ka qenë një nga golat më të bukur të eventit, pasi u realizua me thembër, duke imituar Zlatan Ibrahimoviçin. Një krosim nga e djathta nuk përfundon në kokën e Berishës, i cili zgjatet për ta dërguar në rrjetë. Aksioni vazhdon nga krahu i majtë, ku një mesfushor suedez, kroson tokazi topin në zonën e rreptësisë, ku gjen në kohë Berishën. Me një lëvizje të zgjuar, 17-vjeçari shqiptar bën një finte dhe e dërgon direkt topin në rrjetë, nga një distancë rreth 10 metra. Një gol fantastik, që ka bërë edhe xhiron e botës.
Më pas, Berisha ka luajtur në gjysmëfinale sërish ndaj Nigerisë, me të cilën u ndeshën në fazën e grupeve. Por, kësaj herë, afrikanët kanë qenë më të fortë, duke mposhtur Suedinë me rezultatin 3-0. Suedia ka luajtur finalen e vogël me humbësen tjetër të gjysmëfinales, Argjentinën, të cilën e mposhti me rezultatin e thellë 4-1. Në këtë ndeshje, Berisha ka zhvilluar një superndeshje dhe ka realizuar tre gola, ndërsa në fund të eventit ka marrë edhe “këpucën e artë”. Sa për kronikë, Kupa e Botës për 17-vjeçarë u fitua nga Nigeria, e cila mundi në finale 3-0 Meksikën. Për afrikanët e vegjël ishte titulli i katërt botëror në këtë moshë.

Similar topics
» Drama e lesbikeve fiton “Palmën e Artë”
» “Agimi i Artë”, kërcënime myslimanëve. Pjesëmarrës në gjenocidin në Srebrenicë
» Shqiptari që ndërtoi helikopter (VIDEO)
» Shqiptari që po çmend kinemanë turke
» Arrestohet shqiptari që rrëmbeu 13-vjeçaren greke
» “Agimi i Artë”, kërcënime myslimanëve. Pjesëmarrës në gjenocidin në Srebrenicë
» Shqiptari që ndërtoi helikopter (VIDEO)
» Shqiptari që po çmend kinemanë turke
» Arrestohet shqiptari që rrëmbeu 13-vjeçaren greke
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Sportet & Futbolli
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi