AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

7 gënjeshtrat në lidhje me diellin

Shko poshtë

7 gënjeshtrat në lidhje me diellin Empty 7 gënjeshtrat në lidhje me diellin

Mesazh nga ♛Melody♛ Tue May 28, 2013 5:26 am

7 gënjeshtrat në lidhje me diellin 470_2615049
“Të gjithë kemi nevojë për vitaminë në D” apo “dëmi është bërë para se të mbushim 18 vjeç.” Këto mite për kancerin e lëkurës nuk janë thjeshtë të gabuara, por ato mund t’ju shkaktojnë dëme.

Dielli mund t’ua prishë ditët e lumtura. Ndërkohë që ne dimë se si ta evitojmë atë për shumë çështje (për të mos na bërë që të dukemi të plakur) ne gjitashtu duhet të dimë më shumë për lidhjet që dielli ka direkt me kancerin e lëkurës. Ja cilat janë 7 gjërat që i kemi mësuar gabim.

1- “Nëse e mbroj lëkurën gjatë gjithë vitit, nuk ka problem kur bëjnë banjë dielli kur jam me pushime”

Një vit përkujdesje mund të zhbëhet për pak kohë. Ekspozimi i intensiv në diell, siç ndodh në ditët me pushime në plazh, është e lidhur me rritjen e rrezikut të prekjes nga melanoma. Çdo ditë lëkura juaj krijon melaninë të mjaftueshme për të mbrojtur veten në një ekspozim të vogël në diell. Por duke u ekspozuar gjatë në diell lëkura juaj nuk mund t’u bëjë ballë rrezeve ekstra ultra violet.

2- “Në pleqëri kanë nevojë për më shumë diell për të marrë mjaftueshëm vitaminë D”
E vërteta: Një i rritur ka nevojë për 600 IU [njësi ndërkombëtare] të vitaminës D në ditë në mënyrë që të ketë kocka të forta dhe sistem të fortë imunitar. Kjo mund të merret në vetëm pesë apo 10 minuta në ambient të jashtëm. Por mund t’i merrni edhe pa e bërë këtë, por duke ngrënë vaj peshku, lëng portokalli, qumësht ose kos.

3- “Kam dëgjuar se 80% e dëmit të diellit ndodh para moshës 18. Kështu që ajo që u bë u bë, pse të shqetësohem tani?”

Vetëm 23% e dëmit që trupi i njeriut merr gjatë gjithë ditës merret deri në moshën 18-vjeçare.

4- “Dielli është i dëmshëm vetëm nga ora 10:00 deri në 14:00”

Dielli mund të dëmtojë edhe në një ditë me re, prandaj duhet ta merrni seriozisht edhe diellin e pasdites.


5- “Nuk jam kaukazian, kështu që nuk kam rrezik për kancerin e lëkurës”

Kjo ka një logjikë sepse sa më e errët është lëkura juaj, aq më shumë melaninë ajo prodhon. Kjo të jep një mbrojtje më të madhe ndaj rrezeve ultra violet por të gjithë dermatologët thonë se kjo nuk mjafton.

6- “Nëse marr pak ngjyrë tek këmbët dhe krahët nuk është njëlloj delikate si fytyra”

Jo. Zakonisht melanoma tek femrat zhvillohet tek pulpa e këmbës. Zona e dytë është busti.

7- “A janë disa kremra kancerogjenë”?

Ky thashetheme ka qarkulluar për disa kohë në internet. Por studimet tregojnë se nuk ka të dhëna shkencore që, oxybenzone që përdoret për kremrat nuk është i dëmshëm për njerëzit. /Marrë nga Yahoo.com/

/Shekulli Online/Përgatiit: F.S./
♛Melody♛
♛Melody♛

7 gënjeshtrat në lidhje me diellin Coolte21

Shteti Shteti : 7 gënjeshtrat në lidhje me diellin Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi