AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Meshkujt i ekzagjerojnë bisedat në lidhje me seksin

Shko poshtë

 Meshkujt i ekzagjerojnë bisedat në lidhje me seksin  Empty Meshkujt i ekzagjerojnë bisedat në lidhje me seksin

Mesazh nga ♛Melody♛ Sun Aug 04, 2013 3:28 am

Ajo që është ditur gjithnjë, se meshkujt e hiperbolizojnë numrin e eksperiencave seksuale, tashmë provohet nga një studim i Universitetit Duke.
 Meshkujt i ekzagjerojnë bisedat në lidhje me seksin  F54996bd-b332-4624-89b9-8070f8f0e748---0-
 
Për shumë kohë ka ekzistuar miti urban se meshkujt mendojnë çdo sekondë të jetës së tyre për seksin, por një studim i ri pohon se ata janë më pak të interesuar në këtë fushë sesa duket.

Kërkues nga Universiteti Duke në SHBA kanë zbuluar se njerëzit e mbivlerësojnë sasinë e kohës që ata e kalojnë duke menduar rreth seksit dhe gjithashtu, edhe numrin sesa shpesh ata e bëjnë atë.

Një teori se përse ndodh kështu, është shkaku se kur njerëzit pyeten për këtë çështje, mbi ta zotërojnë stereotipat gjinorë, sipas të cilave meshkujt e kanë më shumë mendjen tek seksi dhe tek masturbimi.

Për këtë arsye, të anketuarit japin përgjigje shumë pak të bazuara tek eksperienca dhe më shumë të nxitura prej mendimit të përgjithshëm.

Studiuesit pyetën 202 persona rreth jetës së tyre seksuale. Sipas përfundimeve, njerëzit e hiperbolizonin kohën që ata kalonin duke menduar për seksin dhe numrin e përvojave seksuale që kishin pasur, për t’iu përshtatur sa më shumë stereotipave. Kjo ndodhte veçanërisht te meshkujt.

Kërkuesit rekrutuan 101 meshkuj dhe 101 femra, që të plotësonin një formular mbi shëndetin seksual, që përfshinte edhe interesin ndaj seksit, nivelin e aktivitetit, paaftësinë ose mungesën e rehatisë dhe kënaqësinë.

Më shumë se gjysma e pjesëmarrësve po trajtoheshin për kancer, hipertension, artrit, depresion ose diabet. Pjesa tjetër e të anketuarve nuk kishin asnjë gjendje të keqe shëndetësore.

Secili prej 202 pjesëmarrësve plotësoi çdo ditë deklaratën e funksionit të tij seksual, sesa shumë mendonte për seksin gjatë ditës për një muaj.

Në fund të muajit, pjesëmarrësve iu kërkua të plotësonin edhe një formular të vetëm që përmblidhte të gjithë funksionin e tyre seksual gjatë katër javëve të kaluara.

Kur studiuesit krahasuan përgjigjet e pyetësorëve ditorë me ata të përgjithshëm, u zbulua se njerëzit ishin në gjendje të kujtonin mjaftueshëm nga përvoja e tyre seksuale gjatë muajit.

Megjithatë, saktësia varej nga çështja për të cilën po raportohej, nga gjinia dhe gjithashtu nga gjendja emocionale. Kërkuesit zbuluan se njerëzit në humor të mirë, e ekzagjeronin numrin e akteve dhe cilësinë e tyre.

Kjo, sepse përgjigjet që jepnin gjatë çdo dite dhe ato të përgjithshme që raportonin për të gjithë muajin së bashku, nuk përputheshin.

Ky mbivlerësim hasej si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat, por tek gjinia mashkullore ishte akoma më shumë i dukshëm. Studimi arriti në përfundimin se kur vjen puna tek seksi, njerëzit përgjigjen me stereotipa dhe jo me përvojë.

Për shembull, kërkuesit dolën në konkluzionin se një burrë duke marrë parasysh gjininë e tij, duhet të jetë në mënyrë të vazhdueshme i interesuar në seks dhe për këtë arsye ata raportojnë këtë të pavërtetë.

Kur vinte puna për të përshkallëzuar eksperiencën seksuale, kënaqësinë që kishin përjetuar, performancën dhe të dhëna të tjera, ishin burrat ata që kishin prirje të dukshme ekzagjerimi, ndonëse edhe femrat nuk mbeteshin më mbrapa.

“Ky studim u bë nga nevoja për të kuptuar si të matet më mirë efekti i sëmundjeve te jeta seksuale e njerëzve”, tha autori i studimi Kevin Ueinfurt, profesor psikiatrie në Universitetin Duke.

Efektet e sëmundjeve të shëndetit seksual mund ta vështirësojnë shumë jetën e të prekurve, por mund të shfaqen edhe më alarmante, kur ato janë shumë të vështira për t’u vënë re.

Hulumtuesit duhet të jenë në dijeni, se gjendja emocionale ndikon tek mënyra sesi njerëzit i raportojnë funksionet e tyre seksuale. Për të ndihmuar në interpretimin sa më të mirë të shëndetit seksual, mjekët duhet të eksplorojnë me kujdes mendjen e secilit, që priret më tepër tek hiperbolizimi i kënaqësisë. Kërkimi u botua në Revistën Shkencore Seksuale.

Ndërkohë një tjetër studim na zgjeron më shumë njohuritë mbi misterin e seksualitetit, që është një temë shumë pak e njohur për shkak të tabusë që konsiderohej deri pak dekada më parë.

Femrat inteligjente përjetojnë më shumë orgazma

Bukuria mund t’ju sigurojë një mashkull, por truri është ai që e bën shtratin më argëtues. Kërkues nga “King’s Collage London”, pyetën mbi 2000 femra binjake, të moshës nga 18 deri në 83 për jetën e tyre seksuale. Atyre iu kërkua ta shkallëzonin aftësinë për të arritur një orgazëm nga përkufizimi “kurrë” deri tek “gjithmonë”.

Studimi zbuloi se femrat e bekuara me “inteligjencë emocionale” kishin aftësinë për të shprehur ndjenjat dhe për të lexuar ato të të tjerëve dhe se kishin jetë seksuale më të mirë. Ato që ishin më të prirura për t’i pranuar ndjenjat e tyre, kishin dy herë më shumë mundësi që të përjetonin orgazma, sesa femrat që ia ndalonin vetes ndjenjat.
♛Melody♛
♛Melody♛

 Meshkujt i ekzagjerojnë bisedat në lidhje me seksin  Coolte21

Shteti Shteti :  Meshkujt i ekzagjerojnë bisedat në lidhje me seksin  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi