AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

9 ushqime që i nënvlerësojmë, por që janë të jashtëzakonshme për shëndetin

Shko poshtë

9 ushqime që i nënvlerësojmë, por që janë të jashtëzakonshme për shëndetin  Empty 9 ushqime që i nënvlerësojmë, por që janë të jashtëzakonshme për shëndetin

Mesazh nga ♛Melody♛ Tue May 28, 2013 4:35 am

9 ushqime që i nënvlerësojmë, por që janë të jashtëzakonshme për shëndetin  2117-370x290Disa ushqime janë shumë të mira për shëndetin tonë, pasi jo vetëm që na mbrojnë zemrën, por duke kontrolluar kolesterolin, ato sigurojnë edhe formulën e duhur anti-plakje. Megjithatë, për disa arsye, kur ne jemi në treg apo super-market, na duket e vështirë për t’i dalluar ato. Domethënë largohemi prej tyre, shpesh pa i vënë re dhe duke i nënvlerësuar, e kësisoj, nuk i blejmë dhe as i konsumojmë fare. Duke kryer kështu një “mëkat” të vërtetë ndaj shëndetit tonë, pasi i lëmë të papërfshira në dietën tonë të përditshme. Cilat janë këto ushqime? Ne kemi identifikuar 9 prej tyre …



1. Lulelakra

Një perime, me gjethe të pasura me karoten, substanca e përsosur anti-plakje, e cila mbron sidomos sytë tanë. Në tryezë? Servireni të zjerë, me rigon e vaj ulliri.



2. Lakra

Përmban lëndë ushqyese shumë të rëndësishme, për shembull, sulforafanin, një substancë në gjendje për të rritur enzimat antikancer. Ideale për dietën, ju mund ta hani në tryezë në një mijë mënyra.



3. Kanella

Ndihmon për sheqernat e gjakut dhe për të mbajtur në nivele të ulëta kolesterolin e keq.



4. Shega

Lëngu i saj ndihmon për të mbajtur nën kontroll presionin e gjakut, i mirë edhe për parandalimin e kancerit të prostatës, i pasur me antioksidantë.



5. Kumbullat

Kumbullat në tërësi, janë një minierë antioksiduesish, substanca që ngadalësojnë plakjen e qelizave.



6. Kungulli

Sidomos farat e tij, që janë pjesa më ushqyese e kungullit, të pasura me magnez, një mineral i vlefshëm, i domosdoshëm për aktivitetin e të gjitha qelizave por edhe për funksionimin e duhur të sistemit nervor qendror dhe muskujve.



7. Panxhari

I quajtur edhe “spinaq i kuq”, është një burim i rëndësishëm force dhe mund të ndihmojë për të parandaluar kancerin.



8. Boronica

Gjendet në çdo kohë të vitit dhe mbetet e pandryshuar për efektet e saj kurative të shkëlqyera.



9. Sardelet

Peshku më i pasur me Omega-3 dhe kalcium, apo shumë vitamina të grupit B.


/arena-shqiptare

♛Melody♛
♛Melody♛

9 ushqime që i nënvlerësojmë, por që janë të jashtëzakonshme për shëndetin  Coolte21

Shteti Shteti : 9 ushqime që i nënvlerësojmë, por që janë të jashtëzakonshme për shëndetin  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi