7 gjerat që rrezikojnë shëndetin
7 gjerat që rrezikojnë shëndetin
Celulari, perdet e dushit, enët plastike në mikrovalë, sapunët e të tjera, mbartin rreziqe për shëndetin tonë, të cilat mund të shmangen me lehtësi me disa masa të thjeshta. Të sëmuresh nuk është gjithmonë një fakt i lidhur me fatalitetin: ka raste në të cilat, duke marrë masat e nevojshme, ne mund të mbrojë shëndetin tonë. Ja se cilat janë shtatë mënyrat për të mbrojtur veten nga disa rreziqe.
1) Mbajtja e celularit pranë veshit
Edhe pse rreziku i përgjithshëm është ende shumë i ulët, hulumtimet tregojnë se njerëzit të cilët kanë kaluar dekadën e fundit duke folur me telefonat e tyre celularë në mënyrë tradicionale, pra pa përdorimin e një kufje, ata janë më shumë të rrezikuar të preken nga tumoret e trurit. Padyshim rreziku për të bërë një aksident rritet edhe më shumë kur flet apo dërgon sms në të njëjtën kohë, ndërsa je duke i dhënë makinës: ky është një rrezik shumë i madh sesa ai i rrezatimit të celularit.
2) Cilësia e perdeve të dushit
Era e klorurit, e cila del nga perdja e dushit vjen nga komponimet organike të paqëndrueshme, të cilat mund të jenë kancerogjene për një kohë të gjatë, dhe mund të shkaktojë përzierje (të vjella) dhe dhimbje koke. Më mirë është që të zgjidhni perde pëlhure për dushin. Ndoshta ato mund të lagen, por nuk janë vdekjeprurëse.
3) Futja e enëve plastike në mikrovalë
Me ngrohjen plastika liron disa nga komponentët të saj kimikë, të cilët mund të përfundojnë në ushqim. Një substancë kimike në veçanti, Bisphenoli A (BPA) është në gjendje të simulojë efektet e estrogjenit në trup dhe mund të çojë në probleme të tilla si, pubertet të parakohshëm, ose në kancer testikular apo në gji. Do të ishte shumë më mirë që të zgjidhnit enë qeramike ose qelqi;
4) Qaforet e kafshëve jo cilësore
Të rriturit, që luajnë me qenin ose macen që ka të vendosur qafore jo të mirë, janë më të ekspozuar ndaj rrezikut toksikologjik; ndërkaq ky rrezik paraqitet edhe më i madh te fëmijët kur ata luajnë me kafshët. Më të këqijat janë qaforet të cilat përmbajnë substanca kimike, të cilat vrasin parazitët. Për fat të mirë, për t’u mbrojtur nga miqtë tanë me katër këmbë, për shëndetin tonë dhe të fëmijëve tanë, ekzistojnë lloje të tjera të pesticideve. Më të sigurtat janë pilulat që qeni ose macja jonë mund t’i marrin nga goja.
5) Mbajtja ndezur dhe në mënyrë të vazhdueshme e pajisjes së avullit
Këto makina të vogla avulli mund të jenë të dobishme për prindërit dhe fëmijët e tyre kur janë të sëmurë. Por një përdorim i shpeshtë i tyre mund t’i përkeqësojë gjërat. Një studim i kryer nga “New York State Department of Health” (Departamenti Shtetëror i Shëndetit në Nju Jork), ka treguar se fëmijët që sëmuren më shpesh nga astma janë ata të cilët përdorin shumë herë këtë pajisje avulli.
6) Sapunët dhe kolinozët antibakterialë
Triclosani është një mikrob që gjendet më shumë te sapunët antibakterialë, shampot e trupit dhe pastat e dhëmbëve. American Medical Association (Shoqata Mjekësore Amerikane) paralajmëron mospërdorimin e triclosanit, sepse ai mund të nxisë zhvillimin e antibiotikut rezistent të baktereve.
7) Rrezet X të skanerëve të aeroporteve
Me sa duket rrezet X të dala nga skaneri i aeroporteve janë të dëmshme për shëndetin. Administrata e Sigurisë së Transportit amerikan argumenton se sasia e rrezatimit të emetuar nga çdo skaner është e vogël dhe për këtë arsye e padëmshme. Por një hulumtim i pavarur, hedh poshtë këto pretendime dhe argumenton se rrezet X të emetuara nga skanerët në aeroporte mund të rrisin rrezikun e kancerit, veçanërisht te të moshuarit dhe gratë e predispozuara nga kanceri i gjirit.
/Shekulli Online/ E.L./
Similar topics
» Vonohen diplomat e maturës studentët rrezikojnë studimet jashtë
» Zakone të përditshme që shkatërrojnë shëndetin
» Çfarë tregojnë sytë për shëndetin tuaj
» Shëndeti i gojës reflekton në shëndetin e përgjithshëm
» 9 ushqime që i nënvlerësojmë, por që janë të jashtëzakonshme për shëndetin
» Zakone të përditshme që shkatërrojnë shëndetin
» Çfarë tregojnë sytë për shëndetin tuaj
» Shëndeti i gojës reflekton në shëndetin e përgjithshëm
» 9 ushqime që i nënvlerësojmë, por që janë të jashtëzakonshme për shëndetin
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi