AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjinushi: Meta Kryeministër? Më mirë është Saliu!

Shko poshtë

Gjinushi: Meta Kryeministër? Më mirë është Saliu! Empty Gjinushi: Meta Kryeministër? Më mirë është Saliu!

Mesazh nga ♛Melody♛ Wed May 22, 2013 10:39 pm

Gjinushi: Meta Kryeministër? Më mirë është Saliu! Gjinushi-300x204
Kreu i PSD, interviste per gazeten “Panorama”: Jemi garantë të së majtës. “Kjo është gafë dhe provokim, mesazhi më i gabuar që jep e majta për zgjedhjet”.
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, shprehet se debati se kush do jetë Kryeministër, Rama apo Meta, është i panevojshëm dhe tërësisht i gabuar për koalicionin opozitar. Sipas Gjinushit, kjo bëhet e gabuar edhe për shkak se kalimi i LSI-së në kampin opozitar pati jo pak tronditje te të majtët, duke e çoroditur edhe më shumë elektoratin dhe duke i hequr besimin e tij ndaj ndryshimit që duhet të sjellë e majta. Gjinushi shprehet se nëse bëhet fjalë që Meta të jetë Kryeministër, kjo nuk sjell asnjë të re nga Berisha sot Kryeministër. Gjinushi nuk sheh asnjë ndryshim mes Metës dhe Berishës si Kryeministër. Duke analizuar shkëputjen e LSI-së nga qeveria, Gjinushi shprehet se ajo u bë në përfundim të mandatit, duke e plotësuar misionin e saj qeverisës, ndërsa kërkon që e majta të rrisë besimin e saj te votuesit. Sipas tij, edhe pse ky bashkim i LSI-së me koalicionin opozitar u arsyetua si bashkim dhe garanci numerike ndaj Berishës, kjo aritmetikë nuk shoqërohet me numrat e pritur.
Z.Gjinushi, a e ka opozita më të lehtë betejën e saj në këto zgjedhje pas 8 vite të PD në maxhorancë?
E majta ka qenë gjithmonë shumicë popullore, ka fituar dhe në 2005-n, 2009-n, kur ende e majta kishte disa kusure apo konsumime nga qeverisjet e mëparshme, siç kishte dhe arritjet përkatëse. Por tani, pas 8 vjetësh qeverisje antiligj dhe antireformë, që ka thyer të gjitha rekordet korruptive, mbështetja për të majtën është rritur ndjeshëm. Këtu janë bashkuar dhe shumë të djathtë të zhgënjyer, ku një pjesë mbështesin një fraksion të PD-së, pjesa tjetër është gati të votojë për opozitën, pra për një qeverisje të re dhe ndryshe. Patjetër që në çdo fushatë vota nuk mbështetet vetëm mbi pakënaqësinë, duhet të mbështetet dhe mbi besimin për qeverisjen e ardhshme.
A është krijuar ky besim brenda së majtës?
Besimi vjen në rritje sepse ka pasur dy shtylla: një ka qenë që e majta, sidoqoftë edhe në përvojat e mëparshme ka qeverisur më mirë dhe ka ditur ta nxjerrë vendin nga krizat e ‘97- ’98-s duke përballuar dhe luftën e Kosovës. Ne dimë ta nxjerrim Shqipërinë nga rrënojat e pasluftës. Diferencën mes qeverisjes së majtë dhe asaj të djathtë e shohim dhe në qeverisjen vendore, siç ishte Tirana.
Ndikon programi në rritjen e besimit?
Këto që thashë krijojnë një bazë besimi. E majta këtë radhë ka hyrë qartazi me një program të majtë, jo pse ka munguar më parë, por ka pasur liderë të PS që e kanë evituar fjalën “e majtë”. Një meritë e ka dhe PSD, që i mësoi PS fjalën “e majtë”. Të flasësh me terma konkretë, siç është dhe taksimi, tregon për një diferencë mes së majtës dhe së djathtës në këto zgjedhje.
Ky besim për opozitën është forcuar pas bashkimit të PSsë me LSI-në?
Bashkimi me LSI-në bashkoi në kuptimin aritmetik për disa, aritmetikë e cila ne përsëri nuk na rezulton. Sepse nuk është e vërtetë që një parti e bart elektoratin kudo që shkon. Kjo nuk ndodh me asnjë lloj partie, sepse nuk të vijnë të gjithë mbrapa në kthesat e forta. Kjo dhe nga hutimi. Edhe nëse krahasojmë shifrat, betejat e 2007-s apo dhe të 2011-s në zgjedhjet lokale, sheh qartë se LSI, si çdo parti tjetër, nuk e ka mbartur dot të njëjtin votues, dhe dallimi madje është i madh.
Ky bashkim e forcoi apo e dobësoi koalicionin?
Disa mendojnë se me matematikën e tyre, kjo e forcoi. Ndërsa më realisht pati tronditje, dhe kjo nuk fshihet dot. Sepse edhe ata që ishin protagonistë të bashkimit, u përpoqën të bindnin se kjo ishte e nevojshme. Kur një bashkim është për të rritur forcën, nuk ka nevojë t’ua shpjegosh atyre që bashkohen, pasi ata janë vetë të entuziazmuar. LSI vjen nga qeveria pasi mbylli ciklin e rregullt si xhentëlmene. Kjo do të thotë se ka të njëjtën përgjegjësi për fatet e vendit dhe pyetja është: Ku dallon nga qeverisja aktuale? Gjërat ndryshojnë dhe me ndryshim pozicionesh. Por puna është kush do jetë diktues. E majta nuk është thjesht LSI, është PS, PSD, janë 36 parti, dhe pyetja është: kush do kushtëzojë, kush do diktojë?
(Intervisten e plote marre nga Aristir Lumezi e lexoni sot ne Panorama)
♛Melody♛
♛Melody♛

Gjinushi: Meta Kryeministër? Më mirë është Saliu! Coolte21

Shteti Shteti : Gjinushi: Meta Kryeministër? Më mirë është Saliu! Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi