AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Historia qe po trondit Britanine e Madhe dhe mbare boten !!

Shko poshtë

Historia qe po trondit Britanine e Madhe dhe mbare boten !! Empty Historia qe po trondit Britanine e Madhe dhe mbare boten !!

Mesazh nga ♛Melody♛ Sun Aug 04, 2013 3:53 am

Historia qe po trondit Britanine e Madhe dhe mbare boten !! Ss


Nëna dhe dashnori i saj nga Britania e Madhe, u shpallën sot fajtorë për vrasjen e katërvjeçarit Daniel Pelke, me të cilin kanë abuzuar sistematikisht fizikisht dhe e kanë lënë në uri deri në vdekje, raporton Sky News. Djali fatkeq ishte viktimë e mizorisë së pabesueshme dhe dhunës. Ai vdiq në mars të vitit të kaluar.
27-vjeçarja Magdelena Luczak, e ëma e djalit, dhe dashnori i saj, 34-vjeçari Mariusz Krezolek, u shpërngulën nga Polonia në Birmingham, në vitin 2006.
Djalin e pafat ata e kanë keqtrajtuar në mënyrën më të egër të mundshme, sa që në çastin e vdekjes Daniel peshonte vetëm 10 kilogramë.
Siç raportojnë mediat britanike, djalin e vogël çifti e ka mbajtur në dhomë të vogël. Kur ka kërkuar ujë, i kanë dhënë krip, ndërsa vazhdimisht ia kanë kufizuar ushqimin dhe e kanë larë shpesh në ujë të akullt. Djali ishte aq i dëshpëruar sa në kopshtin e fëmijëve shpesh vidhte ushqimin e fëmijëve tjerë.
Çifti mizor gjatë gjykimit pohoi se ai nuk është fajtor dhe se djali vuante nga një çrregullim në ngrënie. Vendimi u mor sot nga gjykata dhe i denoi te dy me burgim te perjetshem.
https://youtu.be/d5gD7g3FHWA
♛Melody♛
♛Melody♛

Historia qe po trondit Britanine e Madhe dhe mbare boten !! Coolte21

Shteti Shteti : Historia qe po trondit Britanine e Madhe dhe mbare boten !! Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi