Poezi Dashurie.....
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Shqiperia Etnike ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Arti - Kultura - Shqiptare :: Letersi
Faqja 2 e 2
Faqja 2 e 2 • 1, 2
Poezi Dashurie.....
First topic message reminder :
Emma Al Rose
Genjyem veten se mund te ndaheshim si miq
I kthyem shpinen njeri-tjetrit,
Mjaft mire e dinim qe dicka na u thye ne shpirt
Mund te ishim gjithcka ,vec jo ashtu sic pandehnim.
Sot ndjenjat i mbajne meri dashurise
Rruget tona u ndane sikur kurre te mos ishin bashkuar,
Thelle e me thelle u zhytem ne largesi
Ajo qe dikur ishte prekje tashme eshte e ndaluar.
Emma Al Rose
Genjyem veten se mund te ndaheshim si miq
I kthyem shpinen njeri-tjetrit,
Mjaft mire e dinim qe dicka na u thye ne shpirt
Mund te ishim gjithcka ,vec jo ashtu sic pandehnim.
Sot ndjenjat i mbajne meri dashurise
Rruget tona u ndane sikur kurre te mos ishin bashkuar,
Thelle e me thelle u zhytem ne largesi
Ajo qe dikur ishte prekje tashme eshte e ndaluar.
Re: Poezi Dashurie.....
bluemoon:
Themi gjithnjë ato që s'duhen
e heshtim mbi thelbin tonë përherë:
rrjedhur si ujëra të nëndheut,
ngrirë si tablo qielli në verë.
Diku në univers për ty duhet të jem krijuar,
që ti të më puthësh si tani,
kështu të më mbash në duar,
veshur kështu që të të rri.
Ne ishim nesër e do të jemi dje...
...po njësoj, orbitash të përtej-jetëshme,
përpirë në hapësirë të pakufishme,
aty ku koha plaket, fishket.
Nga përplasja jonë për çdo epokë,
kozmosin e pushtojnë shkënditë...
...s'e dije vallë se në yje
kthehen gjithnjë dashuritë.
Themi gjithnjë ato që s'duhet
e heshtim mbi thelbin tonë...
...të dua sonte, i dashur, të dua...
...e të kam dashur kështu gjithmonë...
Kështu si dje, ashtu si nesër
...dhe njëmijë vjet do të të dua,
po dhe në mos qofsha unë gjallë
do të të duan yjet për mua...
Themi gjithnjë ato që s'duhen
e heshtim mbi thelbin tonë përherë:
rrjedhur si ujëra të nëndheut,
ngrirë si tablo qielli në verë.
Diku në univers për ty duhet të jem krijuar,
që ti të më puthësh si tani,
kështu të më mbash në duar,
veshur kështu që të të rri.
Ne ishim nesër e do të jemi dje...
...po njësoj, orbitash të përtej-jetëshme,
përpirë në hapësirë të pakufishme,
aty ku koha plaket, fishket.
Nga përplasja jonë për çdo epokë,
kozmosin e pushtojnë shkënditë...
...s'e dije vallë se në yje
kthehen gjithnjë dashuritë.
Themi gjithnjë ato që s'duhet
e heshtim mbi thelbin tonë...
...të dua sonte, i dashur, të dua...
...e të kam dashur kështu gjithmonë...
Kështu si dje, ashtu si nesër
...dhe njëmijë vjet do të të dua,
po dhe në mos qofsha unë gjallë
do të të duan yjet për mua...
Re: Poezi Dashurie.....
Më mundon kjo ndjenjë e pathënë,
fjalët ti m’i ktheve në harrim,
në qiell është hëna, s’i them dot hënë
s’të flas dot për mjegullën në agim.
Më mundon kjo ndjenjë e pathënë,
në gjoks ti vër çdo fjalë në vend të saj.
Pastaj do të përkund në një djep-këngë,
me hënën flokëve si karficë e bardhë.
Dhe nëse rrugët për në zemër dot s’i gjen,
më thuaj të t’i zgjas gishtërinjtë e mi.
Mbi ta mbështete kokën,
dhe për një çast ti pendë do të kthehesh,
brenda meje do të vërtitesh, shpirt!
Më mundon kjo ndjenjë e pathënë,
kur ti je kaq pranë dhe kaq e thjeshtë,
u këput një gjethe nga një pemë,
e verdhë si harresa … ishte vjeshtë.
fjalët ti m’i ktheve në harrim,
në qiell është hëna, s’i them dot hënë
s’të flas dot për mjegullën në agim.
Më mundon kjo ndjenjë e pathënë,
në gjoks ti vër çdo fjalë në vend të saj.
Pastaj do të përkund në një djep-këngë,
me hënën flokëve si karficë e bardhë.
Dhe nëse rrugët për në zemër dot s’i gjen,
më thuaj të t’i zgjas gishtërinjtë e mi.
Mbi ta mbështete kokën,
dhe për një çast ti pendë do të kthehesh,
brenda meje do të vërtitesh, shpirt!
Më mundon kjo ndjenjë e pathënë,
kur ti je kaq pranë dhe kaq e thjeshtë,
u këput një gjethe nga një pemë,
e verdhë si harresa … ishte vjeshtë.
Re: Poezi Dashurie.....
JO RASTESISHT PERSERI...(nga libri "Erotika")
ndoshta do dashurojmë njëri-tjetrin përsëri
unë...një tjetër-UNE,
ti...një tjetër-TI
dhe udhët ku nuk shkelëm dikur kur mundeshim
dëshmitare hapash bëhen kushedi...
ndoshta një ditë unë bëhem pemë
dhe ti udhëtare e hijes së munguar,
ndoshta një ditë unë bëhem rrënjë
dhe ti lulja që do celesh shpenguar,
ndoshta një ditë ti bëhesh flakë
dhe une hiri që zjarrin puth,
ndoshta një ditë ti bëhesh fjalë
dhe une dridhje e tëndes buzë,
ndoshta një ditë bëhem vështrimi
i syrit tënd pa lotë,
ndoshta një ditë bëhem edhe ëndrra
e gjumit që ti po fle sot...
ndoshta do ridashurohemi një ditë kushedi
unë...
një tjetër-UNE,
ti...
një tjetër-TI,
dy të panjohur rasti,
por jo rastësisht përsëri...
(2006)
©Artan Gjyzel Hasani
ndoshta do dashurojmë njëri-tjetrin përsëri
unë...një tjetër-UNE,
ti...një tjetër-TI
dhe udhët ku nuk shkelëm dikur kur mundeshim
dëshmitare hapash bëhen kushedi...
ndoshta një ditë unë bëhem pemë
dhe ti udhëtare e hijes së munguar,
ndoshta një ditë unë bëhem rrënjë
dhe ti lulja që do celesh shpenguar,
ndoshta një ditë ti bëhesh flakë
dhe une hiri që zjarrin puth,
ndoshta një ditë ti bëhesh fjalë
dhe une dridhje e tëndes buzë,
ndoshta një ditë bëhem vështrimi
i syrit tënd pa lotë,
ndoshta një ditë bëhem edhe ëndrra
e gjumit që ti po fle sot...
ndoshta do ridashurohemi një ditë kushedi
unë...
një tjetër-UNE,
ti...
një tjetër-TI,
dy të panjohur rasti,
por jo rastësisht përsëri...
(2006)
©Artan Gjyzel Hasani
Faqja 2 e 2 • 1, 2
Similar topics
» Poezi nga autor Shqiptare......
» Poezi te vjetra Shqipe!!
» POEZI ATDHETARE...
» ```Poezi Nga Autor Te Huaj ```
» HISTORI E VERTETE DASHURIE !!!
» Poezi te vjetra Shqipe!!
» POEZI ATDHETARE...
» ```Poezi Nga Autor Te Huaj ```
» HISTORI E VERTETE DASHURIE !!!
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Shqiperia Etnike ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Arti - Kultura - Shqiptare :: Letersi
Faqja 2 e 2
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi