AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

HISTORI E VERTETE DASHURIE !!!

2 posters

Shko poshtë

HISTORI E VERTETE DASHURIE !!! Empty HISTORI E VERTETE DASHURIE !!!

Mesazh nga ♛Melody♛ Thu Jun 20, 2013 6:49 am

HISTORI E VERTETE DASHURIE !!! Lotii-272x3001Histori e vertete.
Histori qe mund ti kete ndodhur cdo vajze qe nuk ka guxim, kurajo. Ne nje fshat te larget te Shkodres jetonte nje vajze 18 vjecare. Nje vajze e qeshur, e edukuar, e respektuar nga e gjithe shoqeria e saj. Si cdo moshatare e saj dhe ajo enderronte per djalin qe do kalonte nje jete.
Ne klasen e saj shume vete qendrronin por vetem njeri vajzen e terhoqi, te dy cdo dite bisedonin dhe njeri tjeterin me shume e dashuronin. Kur djali i shprehu dashurine, vajza e lumtur e miratoi. Se bashku shkonin ne shkolle, se bashku ne nje banke vajza e lumtur 18 vjecare jetonte dashurine e saj.
Por ajo po rritej dhe familja mendjen tek ajo e kishte, vajzen e tyre nje familje te mire tia jepnin. Kur nje dite me shi mamaja vajzen e mori, dhe per mendimet e prinderve te saj i tregoi. Vajza e degjonte, vesheve su besonte, ajo smund te martohej pervecse me djalin qe dashuronte.
Vajza me lot ne sy i tha asaj: Mos me marto nene se ende sjam rritur, ku dreqin te shkoj gjerat pa i ditur, si ti them te dua dikujt qe e urrej, si ta puth dike qe fare nuk e ndjej?
Por nena se degjonte, se adeti keshtu e kerkonte, jetonte ne nje fshat dhe bota keshtu mendonte, qe nje vajze 18 vjecare smund te dashuronte…
Dhe pa degjuar vajzen prejgatitjet filluan, nje dasem sic ishte adeti prinderit ja kushtuan.
Vajza e trembur filloi te fliste: Gjithe keto dasmore perse kane ardhur? Te gjithe luajne e une vec qaj, se qenka jeta e poshter askush sma ka thene, pse moj nene e dashur pa me pyetur me ke dhene, ktheji krushqit prapsh nene dhe mos me thuaj te shkoj.
Por askush se degjonte vajzen e gjore, mbyllur ne nje dhome priste dasmore. Jo kete gje se pranonte vajza, se djalin qe dashuronte kurre sdo ta tradhetonte. E lodhur ne mendime nje leter mori ne dore, djalit qe dashuronte dicka ti tregonte.
“Me fal i dashur qe spata guxim te luftoj, por pervec teje tjeter sdashuroj, kur te vdes une te varri tme vish, dhe tregoju te gjitheve se ishe i dashuri im, mos lejo askend prane tme qendroj, se kur pata nevoje asnje sme ndihmoi”
Pa menduar gje tjeter vajza vetvrau, por e lumtur shkoi se djalin qe aq shume e donte gjithmone do ta dashuronte dhe kurre sdo ta tradhetonte, e puthi letren me shume dashuri se ajo puthje djalit do ti shkonte.
Mbi tryezen qe dasmoret do festonin vajza per nenen e saj te dashur dicka vulosi: A e sheh moj nene sa e hidhur eshte kjo jete? Ta shikosh vajzen e re ne varr duke u tret?? 
♛Melody♛
♛Melody♛

HISTORI E VERTETE DASHURIE !!! Coolte21

Shteti Shteti : HISTORI E VERTETE DASHURIE !!! Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HISTORI E VERTETE DASHURIE !!! Empty Re: HISTORI E VERTETE DASHURIE !!!

Mesazh nga Katilja Tue Jul 16, 2013 11:21 pm

E doja si i çmendur, por me pas mbaroi gjithçka...

Ishte vetem 16 vjeçe kur u dashurua me mua. E njoha ne gjimnaz. Une isha viti i katert kurse ajo ishte viti i pare. U mundova shume derisa ja vitova zemeren, por nuk e dija qe ajo do ma thyente zemren

Lidhja vazhdonte per mrekulli. Ne fund te shkolles filluan sherret


Donte dhe nje jave te mbaronte viti shkollor. Ajo po mbaronte vitin e pare kurse une po largohesha nga shkolla. Pasi mora pergjigjen e shkolles per ne itali, ajo me kerkoi te takoja vellain e saj, gje qe une nuk e prisja. Nuk e kundershtova. E prita vellain e saj sa doli nga shtepia. E thirra dhe e ftova per kafe. Ai u trega shume i mire me mua. U ulem dhe i tregova si ishte muhabeti. Ai e dinte qe une per 1 muaj do largohesha nga Berati. Mbasi i tregova gjithçka ai nuk u tregua shume i keq me mua. Me tha vetem "Te gjithe jemi çuna, dhe te gjithe duam ne jete". Une u qetesova nga fjalet e tij.


Ne darke fola ne telefon dhe ajo ishte shume e gezuar qe une mora nje inisiative qe nuk me takonte tani per tani se isha vetem 19 vjeç.


Shkolla mbaroi.
Mbas mbarimit te shkolles filluan xhelozite
Ajo vendosi te kalonte pushimet ne Kavaje te halla e saj. Mua nuk me pelqeu qe ajo te ikte ne Kavaje sidomos qe ajo do te qendronte 2 muaj. Une nuk doja per faktin se nuk rrija dot pa e pare ose pa e takuar. Me ne fund ajo iku pa me thene gje. Mbas 1 jave me mer ne telefon nga Kavaja dhe me thote se do rri 2 muaj. Une u nxeva shume dhe i bertita ne telefon. Mbas nje debati ja mbylla telefonin.Nuk komunikova me te per 1 muaj rresht. Mbasi erdhi nga Kavaja une isha ne Tirane te njerezit e mi. Qendrova 1 jave ne Tirane per te harruar ate histori qe vertet me vrau. U ktheva nga Tirana 1 jave me vone pasi ajo kishte ardhur, nuk dija gje per ardhjen e saj. Me mori ne telefon dhe me tha: Stiljano dua te takoj. Ti harrojme ato qe u bene...........................?

Vendosa ti harroj te gjitha. Por prap mbaja i
nat ne vetvete se si mundi te ikte pa me thene.

Ndarja ndodhi per faktin se;
Pasi kjo erdhi nga Kavaja ndenji 3 dite dhe kerkonte te ikte prape ne kavaj. Une u merzota aq shume sa i thashe;
Po ike dhe nje here ne Kavaj kur te vish ti nuk do jesh me mua i lidhur. E thashe vetem per faktin se doja qe ti jepja pak frike (ne kuptimin qe ajo te mos ikte). Kurse ajo ma mori sikur une nuk e doja me. Filloi dhe me thoshte se ti nuk me do, do te me mbash mbyllur ne shtepi etj........
Ndenji rreth 2 dite dhe me mori ne telefon dhe me tha; Stiljano une dua te ndahem nga ty per faktin se ti je shume xheloz. Une i thash une jam xheloz por jo deri ne ndarje. Por ajo ashtu donte ashtu beri. Nuk reagova keq thjesht mevinte inat se me thoshte qe vdekja do na ndaja ne te dy asnje tjeter.Nejse. U ndame.
Rri dy dite kjo dhe me mer ne telefon. Me thote qe Stiljano u be ti harrojme.
Kjo gje mua me ishte bere........
Une i thashe jo ne u ndame dhe nuk kemi per tu lidhur me. Nga ana ime mos prit qe une te mar ne telefon dhe te them ?? une te dua, Ate mos e prit nga mua. Ajo filloi te qaje ne telefon. Une e mbylla telefonin. Per faktin se ishte hera e trete qe me thoshte do ndahemi dhe rrinte 2 dite me thoshte u bene ca u bene ti harrojme.!
Nuk foli dhe e mbylli telefonin duke qare. E mora kete vendim per faktin se ishte hera e katert qe ma thoshte "do ndahemi".


Une edhe sot e kesaj dite jam ndare me të per faktin se ;
DASHURIA TE LIDH, XHELOZIA TE NDAN
Katilja
Katilja

HISTORI E VERTETE DASHURIE !!! Coolte21

Shteti Shteti : HISTORI E VERTETE DASHURIE !!! Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Mosha Mosha : 29
Numri i postimeve Numri i postimeve : 261
Faleminderit Faleminderit : 41
Antaresimi Antaresimi : 13/07/2013

http://antonela.haxhiu@yahoo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HISTORI E VERTETE DASHURIE !!! Empty Re: HISTORI E VERTETE DASHURIE !!!

Mesazh nga Katilja Tue Jul 16, 2013 11:22 pm

Dashuria e paperfunduar e dy te rinjeve....

Ne ate dite Qershori dicka ndodhi se ndjej egersine e natyres pasi skutat e shpirtit tim jane ndezur......eshte egersia,krenaria e thyer,humbja dhe se fundidashuria e lenduar.pse duhet te ndodhte pse??
eshte pyetja qe me persekuton qe nga momenti qe mora ate telefonate e cila shkundi pemen e dashurise sime te paster,ku cdo frut ra pa jete ne token e coptuar nga korrupsioni imoral.ai ze me kumbon akoma,me ndjek me sy hapur,ne enderr,kudo.njeriut qe i dhurova zemren time,shpirtin tim,kohen time me vrau.mbylli me force librin e dashurise sone pa pyetur dhe gervishi cdo kapitull te saj,PSE,PSE, PSE?? dritherimat e trupit akoma i ndjej qenien time te shtypur ne nje imazh bardhe e zi e shoh.se harroj kurre ate dite kur ajo lajmeroi ne telefon"DON'T TALK TO HIM ANYMORE!"etj etj.......dhe mbyllja e receptorit me pas si nje akt i pakontrollueshem.spyeta kush ishte,perse ma bente mua kete xhest,por ishte nje femer e irrituar,e re ne moshe,ndoshta nje adoleshente qe donte te pronezonte dike qe une e jetoja dhe me perkiste mua per nje kohe te gjate...
Ora vajti 24:45.edhe nje nate e trishtuar per mua,edhe nje nate plot kujtime per ty,per ditet e netet e kaluara bashke.... nuk mund te te harroj me beso,shpirt!ditet e netet qe kaloj pas muajit Gusht jane perplot te mbushura me kujtime per ty,perplot vaj e vuajtje...........................kam vendosur gjithe shpir
tin tim,gjithe ndjenjat e mia,mendimet emocionet tek ty........sepse kam besim e te dua.........te dua.........te dua me shume se cdo gje ne bote.........e si mos te te dua ty......kur me dhe jeten???si mos te te enderroj kur ti me fale enderrat??
kaloi dhe nje muaj tjeter,edhe 23 dite te tjera pa ty shpirt,nderkaq mua akoma me mundon kujtimi per ty,me mungojne ato fjale qe me jepnin jete,gjalleri,qe me falnin buzeqeshjen qe me mungonte prej kohesh.ishe ti i vetmi qe me beje te lumtur,qe me ndeze shkendine ne  e qe sot u shua!po a u shua valle kur une ende te dua si e marre,kur une kurre ste harrova as edhe nje sekonde te vetme?! sigurisht qe jo i dashur,padyshim se ajo qe me mban te gjalle sot eshte dashuria per ty,........ajo me jep force dhe shprese per te bindur veten se ti nje dite do te vish.......po sikur ajo te ishte neser......OH ZOT,paramendo si do te ndjehesha,cdo te beja!.......e di qe se psri do te vrapoja me shpejtesi deri tek ti dhe do te te hidhesha ne perqafim e sdo te te lejoja te me ikje me kurre kurre......e nese sdo te jete e nesermja,atehere do te jete e pasnesermja.......ti do vish,sepse e di qe dhe ti ndjen te njejten gje per mua,e di qe dhe ti me don.
arsyeja qe une kam jetuar ishe ti.arsyeja qe une vuaj je ti.ti je ende shpresa e jetes time,e me shume se cdo gje tjeter te deshiroj ne kete bote.kujtimet e mia tani me mundojne pa ty.
sa e lumtur isha kur e perjetova perqafimin tend.ti me dhurove dashurine
...e une ende vazhdoja me stilin tim te vjeter.ti je kujtesa e vecante e jetes dhe zemres time dhe shpresoj e do luftoj,qe te jesh gjithmone.nuk e di pse u largove ne ate fillim kur te dashurova me tere qenien time njerezore,e ti fillove me provokime e keqkuptime vazhdimisht.rastesisht te kam njohur ne (internet)...........folem,ti me pershendete dhe qe atehere filloi dashuria ime e pare,me bere te ndjej dridhje te lehta neper tere trupin tim.kur ti me flisje per te ardhmen,ne zemren time ndjeva ngrohtesine e flakes qe u ndizte por qe shume shpejt u shua,ate e ndjej edhe ne kete nate ne vetmi qe u mundova te te harroj me ter forcen per sikur ti perseri me peshperisje,prit,prit,prit.....!
te faleminderit per ate gjysme premtimi por ku mbeti sot?te faleminderit per buzeqeshjet e tua,per ate kohe qe kalove me mua.jeta ime pa ty nuk ka vlere,te lutem mendo dhe njehere per te gjitha dhe besoj qe do te kuptosh realitetin,e realiteti eshte se une te dua me gjithe ,ti je dashuria e pare e jetes sime,hapi syte dhe do te shikosh se une nuk jam e tille sic mendojne disa njerez perfshi dhe ata njerez qe na ndane.. koha po kalon,e ti ende me mungon do te vije koha jone,ngaqe dashuria e vertete gjithmone fiton cdo luftim dhe gjeja qe me mundon me se shumti eshte qe ti je verbuar nga fjalet e njerezve qe te folen keq per mua,e ato fjale nuk jane aspak te verteta.gjeja qe urrej me se shumti ne kete bote eshte:dyftyresia,shpifjet e njerezve,genjeshtra,dhe tradhetia.. jam treguar e sinqerte
O ZOT cdo dite te bukuar lutem qe mos te largohesh nga une.....lutem qe te takohemi sa me shpejt......lutem qe te mos me braktisesh e te lidhesh me nje tjeter......lutem qe mos te merzitesh kurre nga une..........me fal per gjithcka qe kam bere.........per gjithcka qe te ka vrare apo te ka merzitur.......me fal per gabimet e mia........me fal qe i besoja shoqeve qe me thonin qe do me ndihmonin qe mos te gaboja kurre e te mos u ndaja kurre nga ti........me fal per fjalet e pakuptimta.......per budalliqet........te pergjerohem mos me ler.....se ashtu do me sillje vdekjen.....se ti e di qe tani ne kete bote vetem ty te kam.....e vetem ty do te kem....me fal per te gjitha e nese e ke te veshtire te pakten mundohu ta besh.......e mundohu edhe te me durosh ...edhe te me duash pak se kjo eshte gjithcka qe kerkoj nga jeta.......vetem dashurine dhe pranine tende...sido qe te vene punet une nuk do te rresht kurre se te dashuri.......e do te dashuroj cdo dite e me shume.......te lutem vetem vetem per nje gje...ti qe me dhe jeten te lutem mos u bej vrases.......mos ma merr prape ate duke me braktisur..........te dua......sepse ti je endrra ime,jeta ime.
le te thone te tjeret qe jam e cmendur,do i le ta thone prape gjithmone,sepse une e di qe e tillle jam,e cmendur,e marrosur,psepse te je frymezimi im,je gjithcka qe kam pasur dhe do te kem brenda trupit!TE DUA DHE NUK PYES PERSE JETOHET,SEPSE E DI QE VETEM PER TY!shikoj fotografine tende dhe i jap vetes shprese dukeperfyturuar gjithcka qe nje dite te shenjte te mezipritur te jem me ty...............
P.S.mallkuar qofshin ata njerez qe prishin nje dashuri qe ndajne dy njerez qe duhen.
.................................................. .
Kjo eshte historia e nje vaize dhe nje djali.as une nuk e dija historine e tyre.doja mendimin tuaj a ia vlen qe keta te rinj te bashkohen perseri me njeri-tjetrin pasi qe te dy e pranojne qe jane te dashuruar pas njeri-tjetrit.jane ndare vetem nga fjalet e botes.apo duhet ta harrojne njeri-tjetrin dhe cdo njeri te mendoje per jeten e tij....
Katilja
Katilja

HISTORI E VERTETE DASHURIE !!! Coolte21

Shteti Shteti : HISTORI E VERTETE DASHURIE !!! Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Mosha Mosha : 29
Numri i postimeve Numri i postimeve : 261
Faleminderit Faleminderit : 41
Antaresimi Antaresimi : 13/07/2013

http://antonela.haxhiu@yahoo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HISTORI E VERTETE DASHURIE !!! Empty Re: HISTORI E VERTETE DASHURIE !!!

Mesazh nga Katilja Tue Jul 16, 2013 11:24 pm

Dashuri e kaluar por jo e harruar

Thjesht dua te ju tregoj per nje histori dashurie qe ka ndodhur para disa vitesh.
Isha e re,dhe pa pervoje dashurie ose jete me sakte.Isha ne fund te vitit te katert ne gjimnaz.Si çdo e re qe enderronte per njeriun e jetes(princin e kaltert),enderroja edhe une por me naivitet te plote.
Ndodhi qe nje dite pranvere,te takohem me nje djale shume simpatik,nga vendi ne te cilin une jetoja,dhe shume shpejt te dashurohem mbas tij.Nuk e dija se çfare eshte dashuria,vetem e imagjinoja duke pare filma,por nuk e dija se sa vuajtje qe do te me sillte kjo dashuri.
Ne menyre te fshehte,ja krijova vetes dhe atij qe te takoheshim disa here.Cdo takim ma shtonte dashurine per te,e doja me shpirt,dhe isha e gatshme qe te martohesha direkt me te.
Tani qe e kujtoj ,them me vehte se sa budallaqe paskam qene.Si valle nuk arrita te kuptoj se me don apo jo ky djale !!!
Eshte e cuditshme!!
Me vone ndodhi ajo qe une nuk e prisja.E dashuroja marrezisht,me gjithe shpirt.Nje dite vjen tek une nje vajze e re nga nje qytet tjeter,dhe me thote qe X eshte i dashuri im dhe se ne duhemi.Nje shokk apo grusht i madh per
mua???U mundova ta sqaroj me te dashurin tim kete teme,por ai i mohoi duke me thene qe eshte vetem nje "kurve"dhe asgje tjeter.I besova ,siç i besoja gjithmone dhe vazhdoi normalisht itinerari jone.
Nje here tjeter,duke mos kaluar as disa dite e shikoj me nej vajze te qytetit tim duke folur e qeshur perzemersisht dhe ai kur me shikon mua ,fshihet duke u futur ne nje klub aty prane tij.Ndjehesha kaq e lenduar dhe tej mase e deshperuar.
Mendova qe te takohem me te dhe te sqarohen te gjitha muhabetet se vertete nuk shkonte keshtu.
Ai nuk me del ne takim,duke u justifikuar qe nuk kishte makine,dhe se duhet te kthehej nga kishte ardhur nga nje shtet i huaj.
Tani qe po shkruaj po tregoj sikur te kem pare nje film apo lexuar nje roman,, por... ne te vertete ne ato vite une kam ndjere shume dhimbje,mund te them qe kam kaluar çaste depresive.etj,etj.
Ishte vendimi im qe nuk duhet te takohesha me me kete njeri,me nje don zhuan dhe ajo ndodhi.
Mblodha veten dhe ja vura si detyre qe mos te mendoj me per te ,qe ne fakt ishte shume e veshtire.
Pas disa muajsh,me erdhi rasti qe te fejohem me njeriun te cilin une jetoj dhe kam krijuar nje familje te bukur,dhe te largohem nga dashuria ime e pare.Ne kohen kur une u fejova,ish "i dashuri" me telefonon nga shteti i huaj,duke me lutur qe te fejohesha me te.JO! ishte pergjigja e ime,pasi une kisha hyrre ne rrugen e harreses per te dhe nuk doja ti kthehesha aventurave me kete don zhuan.
Tani e kujtoj shume shpesh kete njeri apo dashuri,por pa dhimbje dhe here here me inat.
Katilja
Katilja

HISTORI E VERTETE DASHURIE !!! Coolte21

Shteti Shteti : HISTORI E VERTETE DASHURIE !!! Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Mosha Mosha : 29
Numri i postimeve Numri i postimeve : 261
Faleminderit Faleminderit : 41
Antaresimi Antaresimi : 13/07/2013

http://antonela.haxhiu@yahoo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HISTORI E VERTETE DASHURIE !!! Empty Re: HISTORI E VERTETE DASHURIE !!!

Mesazh nga Katilja Tue Jul 16, 2013 11:24 pm

Dy here e lenduar brenda nje viti


Une vajza 18 vjecare do doja te ndaja kete dhimbje me ju, te dashur lexues.Historia ime
filloi ne vitin e dyte. Shkova ne nje shkolle tjeter dhe aty u dashurova me nje djale te moshes
time. Lidhja jone vazhdoi 1 vit plot nga marsi 2006deri ne mars te 2007.
Ghate kohes qe isha e dashuruar me djalin e endrrave te mia kisha dhe nje shok me
incjalin F. Ai dmth F ishte 3 vjet me i madh se mua dhe e urreja por brenda njeja nje
kenaqesi kur me flisti dhe pse isha me nje tjeter.Nje muaj pasi u ndava nga bashk moshatari im
F me ftoi per nej kafe.Une shkova dhe ate dite binte shi por njehesha e ngroht nga fjalet e F
I thashe te gjitha ato ckishin ndoshur me mua , dhe ai me thoshte fjale te cilat zemra ime kish nevoje ti degjonte.Ne nje cast me tha ma ler te ta sheroj ate plage qe te ka lene ky vit.
U mendova dhe fola me veten pse m,os e le kete njeri te sheroje zemren time qe vuan .
Shkova ne shtepi dhe fillova te qaj dhe me se fundi ja dhash kete mundesi .
Dashuria qe fillova une ishte e paster si nje lot kristali edhe pse ti nuk e besove kurre!
Te desha per ate qe ishe i dashur dhe jo per ato qe kishe por ti perseri nuk me besove.
Vazhduam takimet tona si gjithnja por se besoja qe fjalet qe me the ishin genjshtra ..sa keq o zemer..
Ndenjem 29 dite bashke. Ne daten 02.05.2007 ishte dita e ndarjes tone,shkuam diku dhe me the
qe une nuk isha e sinqerte me ty .Pse o Zot nuk me kuptoi vetem per nje cast qe kam qene e sinqerte.Perse djemte u besojne shokeve dhe jo asaj qe per te derdh lot?
Ne ate cast nje thike cau perseri zemren time per se dyti >Tani dua te vdes , e Pse te rroj me ?
Po perse me denon kaq shume O Zot?Perse duhet te vuaj une?
Fillove te beheshe pjese e endrrave te mia .Ti djali alegro kshu te quaja une dhe me pas te
thesha . Perse nuk degjove nje cast zemren tende. Kush te urdheronte
apo degjoje te tjeret? Edhe qieli qau sebashku me dhimbjen time.. Pikat e shiut me lagen perseri,
do desha te ishe aty si diten e pra por...Porta e zemres sime u mbyll tani perfundimisht F.
Te desha me gjith forcen e shpirtit, te betohem per gjene m,e te shtrenjte , dhe pse ti nuk e beson por akoma te dua dhe do jesh i kycur ne zemren time, do te jesh nje plage e pasherushme.
Te betohem librin e pare qe do botoj do ta kushtoj ty , ty qe te enderrova kaq gjate dhe te humba mes endrrave. Tashme e kuptova si kam jetuar. Shpresoj qe te gjesh nje qe te doje pa interes . te te doje per ate qe je ti... te te doje cerekun e dashurise time qe te fala ty...
Ndoshta nje dite do ta kuptosh sa te kam dashurar por deri atehere do jet shume von se nuk
e di ku do jem , ne qieel apo ne toke! Tani e kuptova gabimim tim dhe them pse te dashurova ,
pse te dhash jeten time te bukuren dashuri ? perse ? perse ?
Cdo gje mbaroi dhe ty F. vec fat te uroj.
Ju vajza ju uroj te kini fat ne dashuri por kujdesni ruheni zemren se ne te kundert do ta plagosni
Ndersa ju djemeve ju them se dashuria e vertet vetem njeher vin ne jet, mos e lini, mos lini te tjeret te veprojn per dashurine tuaj...
Ju uroj fat te gjitheve.
.
Katilja
Katilja

HISTORI E VERTETE DASHURIE !!! Coolte21

Shteti Shteti : HISTORI E VERTETE DASHURIE !!! Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Mosha Mosha : 29
Numri i postimeve Numri i postimeve : 261
Faleminderit Faleminderit : 41
Antaresimi Antaresimi : 13/07/2013

http://antonela.haxhiu@yahoo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HISTORI E VERTETE DASHURIE !!! Empty Re: HISTORI E VERTETE DASHURIE !!!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi