POEZI ATDHETARE...
2 posters
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Shqiperia Etnike ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Arti - Kultura - Shqiptare :: Letersi
Faqja 1 e 1
POEZI ATDHETARE...
Shkodra_Azem SHKRELI
Desha t'ia prek
Rozafës flokun
S'më deshe
Zbrita t'ia puth
Algjet Liqenit
Më nxore
Tani përherë më ke
Maje Taraboshit me cuba
Shkodër Shkodra
Desha t'ia prek
Rozafës flokun
S'më deshe
Zbrita t'ia puth
Algjet Liqenit
Më nxore
Tani përherë më ke
Maje Taraboshit me cuba
Shkodër Shkodra
Re: POEZI ATDHETARE...
Shqipëri, o jetëgjatë!
Shqipëri, o jetëgjatë,
ty të kemi mëmë e atë
dhe për ty do të luftojmë
gjersa të të trashëgojmë.
Për ty të gjithë, ditë dhe natë,
mendohemi gjerë e gjatë,
ti kurrë s´prishesh, s´shkretohesh,
as drobitesh, as rrëgjohesh,
më ke gjithë bukuritë
e tëtëra mirësitë,
ke fusha me lule shumë.
lumenj të mëdhenj pa gjumë,
male të lart' e të veshura,
buzën e detit të qeshur,
Mëje dritëz në dritë
me të gjitha mirësitë.
...................................
Shqipëri, të qofsha falë,
të kam mëmë e më ke djalë.
Naim Frasheri
Shqipëri, o jetëgjatë,
ty të kemi mëmë e atë
dhe për ty do të luftojmë
gjersa të të trashëgojmë.
Për ty të gjithë, ditë dhe natë,
mendohemi gjerë e gjatë,
ti kurrë s´prishesh, s´shkretohesh,
as drobitesh, as rrëgjohesh,
më ke gjithë bukuritë
e tëtëra mirësitë,
ke fusha me lule shumë.
lumenj të mëdhenj pa gjumë,
male të lart' e të veshura,
buzën e detit të qeshur,
Mëje dritëz në dritë
me të gjitha mirësitë.
...................................
Shqipëri, të qofsha falë,
të kam mëmë e më ke djalë.
Naim Frasheri
Re: POEZI ATDHETARE...
QëNDRIMI
Jam shqiptar
e kosovar;
zot e krenar,
zot e bujar
mbi këtë dhë,
q'e kam si fe,
e përmbi fë:
E kam vatan!
E kam atdhe!
Që gjysh stërgjysh,
që brez pas brez,
që gjithëmonë.
Ti shqa thërret,
ti shqa bërtet,
gjer lartë në retë
se jam barbar.
Jo, s'jam
si bërtet ti,
si buëet ti,
ti, Mal i Zi.
Po vendin tim e dua,
lirinë e dua,
e s'dua
zot
mbi mua.
Se jam këtu
kur s'kish njeri,
kur s'kish kufi
as fqinjëri,
as shqa të zi.
Se jam këtu
kur Mal i Zi
ish Iliri;
kur nga një det
në tjetrin det
isha zot vetë!
Unë jam këtu
nga moti
kur vetë Zoti
e bëri fushën
fushë
e malin
mal.
Unë jam këtu
e do të jem
- dem baba dem -
sa mali të bëhet hi
e hiri mal përsëri.
Mitrush Kuteli
Jam shqiptar
e kosovar;
zot e krenar,
zot e bujar
mbi këtë dhë,
q'e kam si fe,
e përmbi fë:
E kam vatan!
E kam atdhe!
Që gjysh stërgjysh,
që brez pas brez,
që gjithëmonë.
Ti shqa thërret,
ti shqa bërtet,
gjer lartë në retë
se jam barbar.
Jo, s'jam
si bërtet ti,
si buëet ti,
ti, Mal i Zi.
Po vendin tim e dua,
lirinë e dua,
e s'dua
zot
mbi mua.
Se jam këtu
kur s'kish njeri,
kur s'kish kufi
as fqinjëri,
as shqa të zi.
Se jam këtu
kur Mal i Zi
ish Iliri;
kur nga një det
në tjetrin det
isha zot vetë!
Unë jam këtu
nga moti
kur vetë Zoti
e bëri fushën
fushë
e malin
mal.
Unë jam këtu
e do të jem
- dem baba dem -
sa mali të bëhet hi
e hiri mal përsëri.
Mitrush Kuteli
Blog- Shteti :
Gjinia :
Vendndollja : Europ.
Numri i postimeve : 28
Faleminderit : 7
Antaresimi : 25/04/2013
Re: POEZI ATDHETARE...
Shkodër të falem ty
hyjnesh;
për aromen tande t'luleve t'blinit
që m'hedhë ndër hund,
e kur iku, s'ta ndi ma aromen tande
jetojë
me ndjesin e v'dekjes për ty,
dhe vetëm at'her kur te ti kthehem
ndjejë
se ngihem me frymë,
Shkodër.
Strof nga poezia T'FALEM.
hyjnesh;
për aromen tande t'luleve t'blinit
që m'hedhë ndër hund,
e kur iku, s'ta ndi ma aromen tande
jetojë
me ndjesin e v'dekjes për ty,
dhe vetëm at'her kur te ti kthehem
ndjejë
se ngihem me frymë,
Shkodër.
Strof nga poezia T'FALEM.
Re: POEZI ATDHETARE...
O net' te Shkodres
C'ka ke, o zemer, qe rref kaq fort,
ty net' e Shkodres te kane plagosun
e tash nuk di pse m'shket nji lot
dhe shpirtin ndiej kaq te brengosun.
O net' e Shkodres! Vetem dy yje
visare magjike ju kam ne gji -
ato m'kane vraun, e m'kot thrras: 'Shlyje,
o kohe, at kujtim qe me djeg me zjarrmi!'
Dy sy te shndritshem, dy yje t'rralle
me ndjekin naten, oh, pa meshire,
e m'ndezin prush, e m'ndezin malle
e m'mbushin jeten plot me deshire.
O net' e Shkodres, pse po me rreni?
O yje t'ambla, pse lueni me mue?
Ah, une e di - nji tjeter keni -
por une ju deshta e prap do ju due!
ROBERT ZHVARC
Similar topics
» Poezi Dashurie.....
» Poezi Ne Anglisht..!
» ```Poezi Nga Autor Te Huaj ```
» Poezi nga autor Shqiptare......
» Poezi te vjetra Shqipe!!
» Poezi Ne Anglisht..!
» ```Poezi Nga Autor Te Huaj ```
» Poezi nga autor Shqiptare......
» Poezi te vjetra Shqipe!!
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Shqiperia Etnike ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Arti - Kultura - Shqiptare :: Letersi
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi