Poezi Dashurie.....
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Shqiperia Etnike ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Arti - Kultura - Shqiptare :: Letersi
Faqja 1 e 2
Faqja 1 e 2 • 1, 2
Poezi Dashurie.....
Emma Al Rose
Genjyem veten se mund te ndaheshim si miq
I kthyem shpinen njeri-tjetrit,
Mjaft mire e dinim qe dicka na u thye ne shpirt
Mund te ishim gjithcka ,vec jo ashtu sic pandehnim.
Sot ndjenjat i mbajne meri dashurise
Rruget tona u ndane sikur kurre te mos ishin bashkuar,
Thelle e me thelle u zhytem ne largesi
Ajo qe dikur ishte prekje tashme eshte e ndaluar.
Genjyem veten se mund te ndaheshim si miq
I kthyem shpinen njeri-tjetrit,
Mjaft mire e dinim qe dicka na u thye ne shpirt
Mund te ishim gjithcka ,vec jo ashtu sic pandehnim.
Sot ndjenjat i mbajne meri dashurise
Rruget tona u ndane sikur kurre te mos ishin bashkuar,
Thelle e me thelle u zhytem ne largesi
Ajo qe dikur ishte prekje tashme eshte e ndaluar.
Re: Poezi Dashurie.....
AMANETI_Whisper
ruaj pak dashuri për në fund, o njeri i mirë,
se shpejt gostia jote do venitet e mbarojë…
mikeshat e djeshme do të treten në errësirë
e në mëngjesin e sprapsëm askush s’do të të kujtojë…
nga dashuritë e mëdha një copëz rrëmbeje dhe fshihe
nga sytë epshorë të sirenës së rradhës,
në shpirtin tënd struke…në zemër mbille...
e po munde edhe në pjesën e padukshme të hënës…
nëse një ditë do të ndjehesh i huaj
në të huaja gosti pa ndrojtje shko…
e në u ndjefsh edhe atje i paftuar,
së paku veten do duash si dikur ato…
_Whisper
ruaj pak dashuri për në fund, o njeri i mirë,
se shpejt gostia jote do venitet e mbarojë…
mikeshat e djeshme do të treten në errësirë
e në mëngjesin e sprapsëm askush s’do të të kujtojë…
nga dashuritë e mëdha një copëz rrëmbeje dhe fshihe
nga sytë epshorë të sirenës së rradhës,
në shpirtin tënd struke…në zemër mbille...
e po munde edhe në pjesën e padukshme të hënës…
nëse një ditë do të ndjehesh i huaj
në të huaja gosti pa ndrojtje shko…
e në u ndjefsh edhe atje i paftuar,
së paku veten do duash si dikur ato…
_Whisper
Re: Poezi Dashurie.....
Ti je kaq e bukur sa më jepet të pyes:
“Çfarë më je ti? Njeri apo art?”
Të shoh dhe vjershat e shkruara i gris
se para teje zbehet çdo varg.
Ti je poezia. Të tjerat janë proza.
Ti je poezia që s`bëhet dy herë,
ti je frymëzimi që më dehu dhe bota
më duket e tëra e larë me diell.
_Ndoc Gjetja
“Çfarë më je ti? Njeri apo art?”
Të shoh dhe vjershat e shkruara i gris
se para teje zbehet çdo varg.
Ti je poezia. Të tjerat janë proza.
Ti je poezia që s`bëhet dy herë,
ti je frymëzimi që më dehu dhe bota
më duket e tëra e larë me diell.
_Ndoc Gjetja
Re: Poezi Dashurie.....
Ti pandeh se te kam humbur
Por ti je brenda meje
Me mure te dashur rrethuar.
Cmenduri e persosur
Se te kam futur mes jetes
sime te plagosur.
_Edmond Tupja
Por ti je brenda meje
Me mure te dashur rrethuar.
Cmenduri e persosur
Se te kam futur mes jetes
sime te plagosur.
_Edmond Tupja
Re: Poezi Dashurie.....
Oh, falmë, falmë mikja ime
Në ta lëndova përsëri
At’ plagë që s’don më ngushëllime,
që don të mbetet si jetime
krenare pa njeri!
_Robert Shvarc
Në ta lëndova përsëri
At’ plagë që s’don më ngushëllime,
që don të mbetet si jetime
krenare pa njeri!
_Robert Shvarc
Re: Poezi Dashurie.....
Intime _Teodor KEKO
Sado të mundohem që ti të mos hysh
në vargjet e mia ti je gjithmonë.
Ti ngrite një varg të madh në zemër
me ndjenjën që mbet prej jehonës.
E di, s'mund ta hap zemrën dhe ti
te mos dalësh si lulja e parë e pranverës,
ti je në çdo gulç të shpirtit tim,
gjithmonë një afsh i madh dehës.
Pse mbete vallë? As vetë s'e di!
Unë kurrë s'të thashë ty: të dua!
Kurrë vetes s'i thashë me besim:
Jam i sigurt, ajo më do mua!
Këtë s'e mora vesh kurrë nga ti.
Ti ike e qetë pa bërë jehonë.
Megjithëse kurrë s'të thashë: të dua,
në zemër më mbete përgjithmonë.
Sado të mundohem që ti të mos hysh
në vargjet e mia ti je gjithmonë.
Ti ngrite një varg të madh në zemër
me ndjenjën që mbet prej jehonës.
E di, s'mund ta hap zemrën dhe ti
te mos dalësh si lulja e parë e pranverës,
ti je në çdo gulç të shpirtit tim,
gjithmonë një afsh i madh dehës.
Pse mbete vallë? As vetë s'e di!
Unë kurrë s'të thashë ty: të dua!
Kurrë vetes s'i thashë me besim:
Jam i sigurt, ajo më do mua!
Këtë s'e mora vesh kurrë nga ti.
Ti ike e qetë pa bërë jehonë.
Megjithëse kurrë s'të thashë: të dua,
në zemër më mbete përgjithmonë.
Re: Poezi Dashurie.....
Përtej vdekjes, përtej botëve,
Atje ku nis "ca pak" tjetër,
Asaj që më rri mes Zotave:
"Si s'të desha pak më tepër...".
_Fatos Arapi
Atje ku nis "ca pak" tjetër,
Asaj që më rri mes Zotave:
"Si s'të desha pak më tepër...".
_Fatos Arapi
Re: Poezi Dashurie.....
TË KATËR ERËRAT E SHPIRTIT
PO VIJ RROTULL SI NJ'I MARRË..._Viktor HYGO
Po vij rrotull si nje i marrë
Dhe vështroj nëpër shtëpi,
Aqë sa qyteti mbarë
Për të çmëndur mua më di.
Kërkoj kot, ajo ka vdekur,
S'do këthehet kurrë më.
Iku. Dera e paprekur
Mbeti e çelur gjithënjë.
Kur trokasin, brof përpjetë.
Unë e pres, e them tamam.
Vjeshtë, o vjeshtë! E ëmbla jetë.
Me të pranë, ku të kam?
Ai shpirt ka fluturuar
Iku, dhe mua më la.
Yjet lart duke shikuar,
Qaj dhe kot e pres në krah!
Rri mbështetur në dritare
Sjell ndër mënd kohën që shkoi.
Oh, medet! Atë manare
Që këndonte, po vajtoj!
PO VIJ RROTULL SI NJ'I MARRË..._Viktor HYGO
Po vij rrotull si nje i marrë
Dhe vështroj nëpër shtëpi,
Aqë sa qyteti mbarë
Për të çmëndur mua më di.
Kërkoj kot, ajo ka vdekur,
S'do këthehet kurrë më.
Iku. Dera e paprekur
Mbeti e çelur gjithënjë.
Kur trokasin, brof përpjetë.
Unë e pres, e them tamam.
Vjeshtë, o vjeshtë! E ëmbla jetë.
Me të pranë, ku të kam?
Ai shpirt ka fluturuar
Iku, dhe mua më la.
Yjet lart duke shikuar,
Qaj dhe kot e pres në krah!
Rri mbështetur në dritare
Sjell ndër mënd kohën që shkoi.
Oh, medet! Atë manare
Që këndonte, po vajtoj!
Re: Poezi Dashurie.....
MOJ VASHË, DASHURIA PASQYRË ËSHT NË FILLIM..._Viktor HYGO
Moj vashë, dashuria pasqyrë ështe në fillim,
Ku femra lozonjare shihet pa pushim,
Herë në gaz, herë e menduar
Pastaj, posi virtyti, kur zemrën ta rrëmben.
Largon qe aty çdo ves, çdo ligësi që gjen,
E ta bën shpirtin të kulluar!
Pastaj bie një çikë, këmba të shkret... - O Zot!
Rrëzohesh në greminë, asgjëkund s'mbahet dot.
Të rrëmben uji që vërtitet!
Dashuri: magji, dritë, vdekje! Besim mos ki!
Si lumi është ajo, ku vete një fëmije
Dhe shihet, lahet edhe mbytet!
Moj vashë, dashuria pasqyrë ështe në fillim,
Ku femra lozonjare shihet pa pushim,
Herë në gaz, herë e menduar
Pastaj, posi virtyti, kur zemrën ta rrëmben.
Largon qe aty çdo ves, çdo ligësi që gjen,
E ta bën shpirtin të kulluar!
Pastaj bie një çikë, këmba të shkret... - O Zot!
Rrëzohesh në greminë, asgjëkund s'mbahet dot.
Të rrëmben uji që vërtitet!
Dashuri: magji, dritë, vdekje! Besim mos ki!
Si lumi është ajo, ku vete një fëmije
Dhe shihet, lahet edhe mbytet!
Re: Poezi Dashurie.....
MBAS KRYQËZIMIT TË ZOGJVE
Erret nata e fundit e dashunisë
nisë si për lojë:
ai ec në shputa të larme
shpendësh dimnues në Veri
nëpër banesën shum-dritaresh.
Zogëza mat trollin me kambë të zeza
para se me u nisë për Jug:
zanet e jashtme të botës ushtojnë
dhe rruga asht e ndame dyshë,
gjysma akull e gjysma diell.
Erret nata e fundit e dashunisë
nisë si për lojë:
ai ec në shputa të larme
shpendësh dimnues në Veri
nëpër banesën shum-dritaresh.
Zogëza mat trollin me kambë të zeza
para se me u nisë për Jug:
zanet e jashtme të botës ushtojnë
dhe rruga asht e ndame dyshë,
gjysma akull e gjysma diell.
Re: Poezi Dashurie.....
E di?! S'mund ta hap zemrën dhe ti
Te mos dalësh si lulja e parë e pranverës.
Ti je në çdo gulç të shpirtit tim,
Gjithmonë një afsh i madh dehës.
_Teodor Keko
Te mos dalësh si lulja e parë e pranverës.
Ti je në çdo gulç të shpirtit tim,
Gjithmonë një afsh i madh dehës.
_Teodor Keko
Re: Poezi Dashurie.....
Do të kalojnë vitet, dhe puthjet
Si dielli në mbrëmje, do zbehen
Përqafimet me krah të ylbertë
Në mjegulla vjeshte do kthehen.
Do të vij një ditë e dashur
Mbi sup do t’na ulet një engjëll
Gjithsesi, ti do të mbetesh
Ajo gjysma ime e ëmbël.
_Leonard Seiti
Si dielli në mbrëmje, do zbehen
Përqafimet me krah të ylbertë
Në mjegulla vjeshte do kthehen.
Do të vij një ditë e dashur
Mbi sup do t’na ulet një engjëll
Gjithsesi, ti do të mbetesh
Ajo gjysma ime e ëmbël.
_Leonard Seiti
Re: Poezi Dashurie.....
Ti do trishtohesh atëherë,
Se s'do më kesh në dhomë të gjallë,
Dhe, kur në xham të fryje erë,
Do qash me erën dalëngadalë.
_Dritero Agolli
Se s'do më kesh në dhomë të gjallë,
Dhe, kur në xham të fryje erë,
Do qash me erën dalëngadalë.
_Dritero Agolli
Re: Poezi Dashurie.....
Më pas shkoj në shtrat ...
Më pëlqen shtrati , mendoj se është
shpikja më e madhe e njeriut : Gati të
gjithë kemi lindur aty , vdesim aty ,
bëjmë dashuri aty , ëndërrojmë aty .
|Charles Bukowski|
Më pëlqen shtrati , mendoj se është
shpikja më e madhe e njeriut : Gati të
gjithë kemi lindur aty , vdesim aty ,
bëjmë dashuri aty , ëndërrojmë aty .
|Charles Bukowski|
Re: Poezi Dashurie.....
Keler Mullaraj_Dashuria ne kohe te koherave
Shoh se me jane nxire syte nga pagjumesia,
Buzet e varura si nje femije i pakenaqur.
Mendja rrihet nga realja e puthet nga fantazia,
As nuk pyet fare per trupin e zgerlaqur.
Ashtu i keputur jam e prap s’me flihet,
Mendja ka shkuar shume kohe larg meje:
Andej prej nga s'jane kthyer kurre anijet,
Ku dhe Poseidoni vete trembet prej teje.
Sa djem kam pare tek te shihnin kur ecje
Me ate hapin hynor qe ka pamje endrre:
Ti kaloje vetem e te gjithe mund t’i prekje
Se ata me sy shkruanin mbi lekuren tende.
Ne det e ne toke,nuk guxon te te afrohet
Kurrkush ,as per te te thene nje fjale.
Te dashuruarit i merren kembet e rrezohet
E Poseidoni ka frike se mos mbytet nen vale.
Dhe une ndaj rri shtrire e ze hijen time,
Qe te mos gjakoset gjunjve kur te vije tek ty.
E le zemren kyçur trupit,ne gulçime,
Ne koherat e largeta do vije sa te mbyll syte.
Dhe kaloj koherat e shoh fate njerezish,
Shoh dhe Poseidonin tek po mbytet nen vale,
Zhulietes i jane puthur qerpiket prej helmit,
Dhe ja,Kostandini,qe rend shpejte mbi nje kale.
Koha eshte e pafuqishme kundrejt dashurise
Edhe pse do me marre e me te do shkosh dhe ti.
Dashuria vrau me trendafil dhe zemren e tiranise
Se Saturni nuk e vrau Zeusin veç per dashuri.
Dhe ty kudo te pashe ne kohe te koherave,
Me hapin e hyjneshes kaloje çdo shekull
Vije tek une duke kaluar mes endrrave
E kur hapja syte,ti,ishe gjithkund e fshehur.
Shoh se me jane nxire syte nga pagjumesia,
Buzet e varura si nje femije i pakenaqur.
Mendja rrihet nga realja e puthet nga fantazia,
As nuk pyet fare per trupin e zgerlaqur.
Ashtu i keputur jam e prap s’me flihet,
Mendja ka shkuar shume kohe larg meje:
Andej prej nga s'jane kthyer kurre anijet,
Ku dhe Poseidoni vete trembet prej teje.
Sa djem kam pare tek te shihnin kur ecje
Me ate hapin hynor qe ka pamje endrre:
Ti kaloje vetem e te gjithe mund t’i prekje
Se ata me sy shkruanin mbi lekuren tende.
Ne det e ne toke,nuk guxon te te afrohet
Kurrkush ,as per te te thene nje fjale.
Te dashuruarit i merren kembet e rrezohet
E Poseidoni ka frike se mos mbytet nen vale.
Dhe une ndaj rri shtrire e ze hijen time,
Qe te mos gjakoset gjunjve kur te vije tek ty.
E le zemren kyçur trupit,ne gulçime,
Ne koherat e largeta do vije sa te mbyll syte.
Dhe kaloj koherat e shoh fate njerezish,
Shoh dhe Poseidonin tek po mbytet nen vale,
Zhulietes i jane puthur qerpiket prej helmit,
Dhe ja,Kostandini,qe rend shpejte mbi nje kale.
Koha eshte e pafuqishme kundrejt dashurise
Edhe pse do me marre e me te do shkosh dhe ti.
Dashuria vrau me trendafil dhe zemren e tiranise
Se Saturni nuk e vrau Zeusin veç per dashuri.
Dhe ty kudo te pashe ne kohe te koherave,
Me hapin e hyjneshes kaloje çdo shekull
Vije tek une duke kaluar mes endrrave
E kur hapja syte,ti,ishe gjithkund e fshehur.
Re: Poezi Dashurie.....
MALL
më pyesin ku isha
dhe hesht se s'e di...
më pyesin nëse jam mirë
e hesht se s'di si je tani...
më pyesin në u kënaqa
e hesht se s'të takova ty...
më pyesin për qytetet,
iu përgjigjem " gërmadha..."
më pyesin për rrugët
iu them "nuk kishte..."
më pyesin për njerëzit
iu them "nuk pashë..."
më pyesin për qiejt
iu them "era i kish marrë..."
më pyesin për perënditë
druaj t'iu pëshpëris emrin tënd...
më pyesin për ty
dhe....s'jam më aty…
2005 ©Artan Gjyzel Hasani
më pyesin ku isha
dhe hesht se s'e di...
më pyesin nëse jam mirë
e hesht se s'di si je tani...
më pyesin në u kënaqa
e hesht se s'të takova ty...
më pyesin për qytetet,
iu përgjigjem " gërmadha..."
më pyesin për rrugët
iu them "nuk kishte..."
më pyesin për njerëzit
iu them "nuk pashë..."
më pyesin për qiejt
iu them "era i kish marrë..."
më pyesin për perënditë
druaj t'iu pëshpëris emrin tënd...
më pyesin për ty
dhe....s'jam më aty…
2005 ©Artan Gjyzel Hasani
Re: Poezi Dashurie.....
PERTEJ…
ne kurrë s’jemi takuar, jemi flaka dhe hiri…
por të pashë në ëndërr
dhe vetëm për një çast që andej të mora...
dhe ishte aq bukur...
dhe ishe aq e bukur
dhe ëmbël më puthe kur pranë t’u afrova…
dhe ike bashkë me ëndrrën kur dremitja e tij të thirri…
o Zot, ç’bekim të të duan kaq shumë!
të të duan si unë…o Zot ç’mallkim!
………………………………………………
ëndrrën e një tjetri padashje vodha
ndërsa po flija i qetë gjumin tim…
Janar, 2013
©Artan Gjyzel Hasani
ne kurrë s’jemi takuar, jemi flaka dhe hiri…
por të pashë në ëndërr
dhe vetëm për një çast që andej të mora...
dhe ishte aq bukur...
dhe ishe aq e bukur
dhe ëmbël më puthe kur pranë t’u afrova…
dhe ike bashkë me ëndrrën kur dremitja e tij të thirri…
o Zot, ç’bekim të të duan kaq shumë!
të të duan si unë…o Zot ç’mallkim!
………………………………………………
ëndrrën e një tjetri padashje vodha
ndërsa po flija i qetë gjumin tim…
Janar, 2013
©Artan Gjyzel Hasani
Re: Poezi Dashurie.....
Dhe ne mos me pafsh nje dite ne vendin tim,
perballe teje ne mos me pafsh nje nate,
mos u beso fjaleve qe thone te kam harruar,
besome mua: jam shnderruar ne Rozafe.
Nje ure te ngre te lidhen brigjet,
me dite e mia, me endrrat do ta mbaj,
te vij te mbeshtes koken mbi supin tend
dhe te hesht, te qesh, te qaj.
_Bardhyl Londo
perballe teje ne mos me pafsh nje nate,
mos u beso fjaleve qe thone te kam harruar,
besome mua: jam shnderruar ne Rozafe.
Nje ure te ngre te lidhen brigjet,
me dite e mia, me endrrat do ta mbaj,
te vij te mbeshtes koken mbi supin tend
dhe te hesht, te qesh, te qaj.
_Bardhyl Londo
Re: Poezi Dashurie.....
E bukura ime, te fresketa jane puthjet e tua..
E shemtuara ime, ku jane fshehur gjinjte e tu?
jane te vogelza si dy kupa drithi...
Do te me pelqente te shoh dy heneza mbi gjoks
Kulla madheshtore te sovranitetit tend.
E bukura , lule me lule, yll per yll,
Vale per vale, kam numeruar trupin tend
E shemtuara ime te dua per mesin tend te arte,
E bukura ime , te dashuroj per nje rrudhe te ballit
Dashuri te dashuroj sepse e kthjellet dhe e erret je...
_Neruda
E shemtuara ime, ku jane fshehur gjinjte e tu?
jane te vogelza si dy kupa drithi...
Do te me pelqente te shoh dy heneza mbi gjoks
Kulla madheshtore te sovranitetit tend.
E bukura , lule me lule, yll per yll,
Vale per vale, kam numeruar trupin tend
E shemtuara ime te dua per mesin tend te arte,
E bukura ime , te dashuroj per nje rrudhe te ballit
Dashuri te dashuroj sepse e kthjellet dhe e erret je...
_Neruda
Re: Poezi Dashurie.....
Oh sa kam deshire ta dish
Ta puth e ta puth doren tende
E prane teje te bie pak me pas
Dhe vdekjen ta pres me aq endje.
Ç`me duhen ditet qe vijne?
Asgje s`me hyn me ne sy
Dielli prape boten do ndrije
Por i verber do jem une pa ty.
Se jeta pa ty do me jete
Nje nate e mbetur pa yll
Me vrit pra me doren e ftohte
Qe syte prane teje ti mbyll.
_Nazim Hikmet
Ta puth e ta puth doren tende
E prane teje te bie pak me pas
Dhe vdekjen ta pres me aq endje.
Ç`me duhen ditet qe vijne?
Asgje s`me hyn me ne sy
Dielli prape boten do ndrije
Por i verber do jem une pa ty.
Se jeta pa ty do me jete
Nje nate e mbetur pa yll
Me vrit pra me doren e ftohte
Qe syte prane teje ti mbyll.
_Nazim Hikmet
Re: Poezi Dashurie.....
Ej ! E di ti atë këngën e vjetër
Që gjoksin ta djeg, ta zhurrit patjetër
Me të trishtueshmen melodi ?
Engjëjt e quajn` gëzim qiellor.
Djalli e quan mundim skëterror.
Njerëzit e quajn` atë – Dashuri.
_H. Heine
Që gjoksin ta djeg, ta zhurrit patjetër
Me të trishtueshmen melodi ?
Engjëjt e quajn` gëzim qiellor.
Djalli e quan mundim skëterror.
Njerëzit e quajn` atë – Dashuri.
_H. Heine
Re: Poezi Dashurie.....
Sa më pëlqen që ti s'vuan për mua,
Sa më pëlqen që nuk vuaj për ty,
Që globi rrotullohet pa pushuar
Dhe ne më këmbë mbahemi të dy.
Sa më pëlqen që veten e përmbaj,
Nuk bëhem qesharake dhe e belbët,
Nuk skuqem e nuk zë të qaj
Kur prek kalimthi mëngën e xhaketës.
Dhe më pëlqen kur ti në syt'e mi
Një tjetër përqafon fare i qetë,
Mallkimin e skëterrës mos ma ndill
Që ty unë s'të puth siç dua vetë.
Që emrin tim as ditën e as natën
Kjo buza jote s'di ta përkëdhelë,
Që kurrë s'do ta marrim tok uratën,
Kurorë ne në kishë s'do të vemë.
Me gjithë zemër ju falenderoj
Që ju më dashuroni pa e ditur,
Për netët që e qetë i kaloj,
Shëtitjet që ne s'i kemi shëtitur,
Takimet që takime ju s'i quani,
Që dielli s'na ka parë tok të dy,
Për të,që ju për mua,ah,nuk vuani,
Që unë s'vuaj,ah,fare për ju.
_Marina Cvetajeva
Sa më pëlqen që nuk vuaj për ty,
Që globi rrotullohet pa pushuar
Dhe ne më këmbë mbahemi të dy.
Sa më pëlqen që veten e përmbaj,
Nuk bëhem qesharake dhe e belbët,
Nuk skuqem e nuk zë të qaj
Kur prek kalimthi mëngën e xhaketës.
Dhe më pëlqen kur ti në syt'e mi
Një tjetër përqafon fare i qetë,
Mallkimin e skëterrës mos ma ndill
Që ty unë s'të puth siç dua vetë.
Që emrin tim as ditën e as natën
Kjo buza jote s'di ta përkëdhelë,
Që kurrë s'do ta marrim tok uratën,
Kurorë ne në kishë s'do të vemë.
Me gjithë zemër ju falenderoj
Që ju më dashuroni pa e ditur,
Për netët që e qetë i kaloj,
Shëtitjet që ne s'i kemi shëtitur,
Takimet që takime ju s'i quani,
Që dielli s'na ka parë tok të dy,
Për të,që ju për mua,ah,nuk vuani,
Që unë s'vuaj,ah,fare për ju.
_Marina Cvetajeva
Re: Poezi Dashurie.....
Më je betuar, deri në varr,
Me magjinë tënde më ke folur
Se do më duash tërë zjarr,
Po prapë mbetem i pangopur.
Gojën, te fytyra ime e ver,
Fryma jonë s'ka të sosur
Shpirtin tënd, do ta pi krejt
Të vdekshmit janë të pangopur.
_Hajnrih Hajne
Me magjinë tënde më ke folur
Se do më duash tërë zjarr,
Po prapë mbetem i pangopur.
Gojën, te fytyra ime e ver,
Fryma jonë s'ka të sosur
Shpirtin tënd, do ta pi krejt
Të vdekshmit janë të pangopur.
_Hajnrih Hajne
Re: Poezi Dashurie.....
Ty të dua aq fort i shkujdesur,
Sa rrëpira më duket si shteg.
Të pamundurën askush s'e ka prekur,
Dashuria ime e prek.
Ty të dua,të dal'ku të dalë,
Dhe kur pi dhe kur bëhem brutal,
Ty të dua dhe as bëhet fjalë,
Përmbi egon e shenjtë do dal.
Ty të dua më fort se Shekspirin,
Se të dheut këtë bukuri,
Se muzikën pa fund të efirit,
Se muzikë e libër je ti.
Je fatkeqe?S'pranon ti mëshirë?
Lodhe Zotin me lutjet e tua.
Ty të dua përmbi lumturinë,
Më fort se dashurinë të dua.
_Eugene Evtushenko
Sa rrëpira më duket si shteg.
Të pamundurën askush s'e ka prekur,
Dashuria ime e prek.
Ty të dua,të dal'ku të dalë,
Dhe kur pi dhe kur bëhem brutal,
Ty të dua dhe as bëhet fjalë,
Përmbi egon e shenjtë do dal.
Ty të dua më fort se Shekspirin,
Se të dheut këtë bukuri,
Se muzikën pa fund të efirit,
Se muzikë e libër je ti.
Je fatkeqe?S'pranon ti mëshirë?
Lodhe Zotin me lutjet e tua.
Ty të dua përmbi lumturinë,
Më fort se dashurinë të dua.
_Eugene Evtushenko
Re: Poezi Dashurie.....
whisper:
më pëlqen zemërimi yt i beftë
dhe sytë e përshkëndritur
dikur pas zjarrmish të tilla
më jepeshe aq lehtë
padurimit venitur
pa pyetur për unaza e dafina….
e tash më pyet si të dua
veshje zhveshje e rradhës,
e ndërmjetmja,
gjysëmstinë, part time, e plotë,
manjolë, manaferre
apo ferra…
ka veç nje mënyrë për të më dashur mua
të mos më kesh kurrë të plotë
dhe kur të kujtosh se më bëre tëndin
do të jem i mbuluar nga të tjerë flokë…
ka veç një mënyrë për të të dashur ty
ashtu si ç’dashuron veç dashuria
të të dua të tërën për vete
por pa të lënë të bëhesh e imja…
më pëlqen zemërimi yt i beftë
dhe sytë e përshkëndritur
dikur pas zjarrmish të tilla
më jepeshe aq lehtë
padurimit venitur
pa pyetur për unaza e dafina….
e tash më pyet si të dua
veshje zhveshje e rradhës,
e ndërmjetmja,
gjysëmstinë, part time, e plotë,
manjolë, manaferre
apo ferra…
ka veç nje mënyrë për të më dashur mua
të mos më kesh kurrë të plotë
dhe kur të kujtosh se më bëre tëndin
do të jem i mbuluar nga të tjerë flokë…
ka veç një mënyrë për të të dashur ty
ashtu si ç’dashuron veç dashuria
të të dua të tërën për vete
por pa të lënë të bëhesh e imja…
Faqja 1 e 2 • 1, 2
Similar topics
» Poezi nga autor Shqiptare......
» Poezi te vjetra Shqipe!!
» POEZI ATDHETARE...
» ```Poezi Nga Autor Te Huaj ```
» HISTORI E VERTETE DASHURIE !!!
» Poezi te vjetra Shqipe!!
» POEZI ATDHETARE...
» ```Poezi Nga Autor Te Huaj ```
» HISTORI E VERTETE DASHURIE !!!
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Shqiperia Etnike ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Arti - Kultura - Shqiptare :: Letersi
Faqja 1 e 2
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi