Java e Tolerancës në Kosovë, mbi 300 mysafirë nga 50 shtete
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Java e Tolerancës në Kosovë, mbi 300 mysafirë nga 50 shtete
PRISHTINË- Mbi 300 mysafirë nga gati 50 shtete nga pesë kontinente do të vijnë në Kosovë në Javën e Tolerancës, që do zhvillohet nga 20-26 maj.
"Respekti dhe mirëkuptimi ndërmjet komuniteteve është një prioritet i rëndësishëm për Kosovën, duke pasur parasysh historinë e gjatë të diversitetit fetar në vend dhe trashëgiminë historike, sidomos atë të viteve të fundit", theksohet në komunikatën e dërguar nga MPJ kosovare.
Bëhet e ditur se në Javën e Tolerancës që fillon të hënën, Kosova do të marrë Gurin e saj për Paqe, i cili në një ceremoni të organizuar nga presidentja Atifete Jahjaga do të vendoset në Muzeun Kombëtar në Prishtinë, duke iu bashkuar kështu grupit të qyteteve, që kanë nderuar viktimat e luftës, me hapësirën kushtuar atyre, me urime për një botë më paqësore.
Përurimi i Monumentit të Holokaustit nga kryeministri Hashim Thaçi, në 23 maj, në vendin ku ndodhej sinagoga hebreje e fundit e Prishtinës, do të shndërrohet në një rikujtim të përhershëm të pranisë së rëndësishme të komunitetit të vogël hebraik të Kosovës.
Kosova gjithashtu do të ndajë me të pranishmit kodin shqiptar të Besës ose "të nderit", falë të cilit shumë myslimanë shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Nga fundi i javës, takimi i dhjetë jubilar i Grupit të Mëngjesit të Lutjeve në Evropës Juglindore (Lutja Kombëtare e Mëngjesit) do të organizohet në Prishtinë nga Kuvendi i Kosovës, nga 24-26 maj.
Konferenca ndërfetare, e cila do të zhvillohet në Pejë, nga 24-26 maj, do të jetë gjithashtu një forum i rëndësishëm për debat dhe dialog kritik për çështjet ndërfetare në Kosovë.
Ministri i Jashtëm Hoxhaj, së bashku me organizata ekumenike nga Kosova dhe Britania e Madhe, do të jenë mikpritës të 160 mysafirëve, duke përfshirë edhe prijësit e komuniteteve dhe ekspertë nga 42 shtete për të diskutuar mbi çështjet e dialogut ndërfetar në Evropë dhe në botë.
(d.b/BalkanWeb)
Similar topics
» “The Economist”, është apo jo marrëveshja Kosovë-Serbi, historike?!
» Kosovë, Kthehen 110 Emigrantët E Parë
» Një vajzë shqiptare shitet 300 euro në Kosovë
» Kosovë, deputetja heq këpucën për të qëlluar kolegun
» Dodik: S’ka Kosovë multietnike, veriu t’i takojë Serbisë
» Kosovë, Kthehen 110 Emigrantët E Parë
» Një vajzë shqiptare shitet 300 euro në Kosovë
» Kosovë, deputetja heq këpucën për të qëlluar kolegun
» Dodik: S’ka Kosovë multietnike, veriu t’i takojë Serbisë
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi