“The Economist”, është apo jo marrëveshja Kosovë-Serbi, historike?!
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1

Marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë në 19 prill, mund dhe nuk mund të quhet historike. Ky ishte një sukses i Catherine Ashton, Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, e cila ndërmjetësoi 10 rundet rraskapitëse të bisedimeve midis udhëheqësve të dy palëve. Dhe kjo tregon se joshja e zgjerimit të BE-së është ende mjaftë e fortë për të marrë njerëz dhe vende që të bëjnë gjera, që përndryshe do të rezistonin, shkruan "The Economist".
Pse ishte e vështira arritja e marrëveshjes?
Marrëveshja u negociua nga burra, të cilëve prejardhja u “rëndonte” në vendimin se ata mund të ishin të prerë në mendimin për kompromis. Ivica Daçiç, kryeministri i Serbisë, ishte zëdhënës i Sllobodan Millosheviçit, liderit serb, i cili shkoi në luftë në Kosovë në vitin 1998 dhe luftoi kundër forcave të NATO-s. Partneri i tij ishte zv.ministri Vuçiç, dikur një nacionalist ekstrem. Në anën tjetër ishte Hashim Thaçi, kryeministër i Kosovës, një ish-lider gueril kundër serbëve.
Tradhti...
Edhe pse ata arritën në një marrëveshje, të gjithë kanë qenë të akuzuar për tradhti dhe kanë marrë madje kërcënime për vdekje. Por, provat vlerësojnë se shumica e serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës besojnë se krerët e tyre kanë bërë gjënë e duhur. Kosova, ku popullsia shqiptare është shumicë etnike, shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008. Serbia ende nuk e njeh atë, por thelbi i marrëveshjes është një pazar i madhe: Serbia pranon autoritetin e qeverisë së Kosovës, dhe Kosova i jep një masë të madhe të autonomisë për serbët që jetojnë në veri. Forcat e armatosura të Kosovës nuk do të vendosen në veri.
Serbët e veriut nuk janë të lumtur
Por udhëheqësit e 45 mijë serbëve të rastësishëm që jetojnë në veri të Kosovës, nuk janë të lumtur. Që nga viti 1990, kur lufta e Kosovës mbaroi ata kanë jetuar kryesisht përtej autoritetit shtetëror. Në vitin 2012 ata votuan në një referendum kundër çdo gjëje që kishte lidhje me Kosovën. Shumë mund të preferonin të kishin një ndarje formale, me veriun bashkëlidhur ligjërisht në serbi, sesa një marrëveshje që i lidh ato.
Përfituesit, vetë serbët
Mund të jetë e vështirë të bësh “shkopin” në marrëveshje, veçanërisht nëse serbët e veriut ngrenë një rezistencë të vendosur. Por ata do të kenë marrë direktiva nga qeveria serbe për ta përmbushur, dhe madje mund ta shohin këtë si një aspekt që i jep avantazhe. Ata do të vazhdojnë t'i marrin paratë nga autoritet serbe për arsim dhe shëndetësi dhe shërbime të tjera publike, njëkohësisht do të marrin subvencione të tjera, nga qeveria e Kosovës dhe BE-ja.
Suksesi i Catherin Ashton
Në fund zonja Ashton, arriti të marrë rezultat vetëm sepse ajo kishte diçka për të ofruar. Tre ditë pas marrëveshjes, Komisioni Europan rekomandoi që në qershor Serbia të japë një datë për nisjen e bisedimeve për anëtarësim. Kjo mund të ndodh në përvjetorin e betejës së Kosovës të vitit 1389. Zbatimi do të jetë kritik, megjithatë: Bundestagu gjerman duhet të bie dakord për hapjen e negociatave. Komisioni rekomandoi gjithashtu bisedime formale mbi një marrëveshje stabilizimi dhe shoqërimi për Kosovën, një fazë paraprake në procesin e pranimit.
Sfida e Ashton për Ballkanin
Marrëveshja ka ardhur si një ndjenjë e një gjendjeje në vend numëro, pothuajse në të gjitha vendet e Ballkanit. Në kushtet e pranimit në BE, reformat duket se kanë mbërthyer Shqipërinë dhe Bosnjën e Hercegovinë. Mbi Maqedoninë rëndon çështja e emrit. Mosmarrëveshjet me Greqinë, kanë bërë që shteti të lëvizë vetëm një pikë më tej. Kroacia do t’i bashkohet BE , më 1 korrik, ndërsa mali i zi vijon të bëjë përparime. Suksesi i zonjës Ashton këtë radhë është të ndihmojë për të hequr atmosferën e zymtë ballkanike. /The Economist/
/Shekulli Online/Përgatiti: E.Sh/

Similar topics
» Tifozët e Realit, "Kosova është Serbi"
» Historike, Shqiperia ne vendin e 43 te FIFA-s
» Ka ardhur koha të mësohet e vërteta historike dhe jo sajimet politike
» Java e Tolerancës në Kosovë, mbi 300 mysafirë nga 50 shtete
» Një vajzë shqiptare shitet 300 euro në Kosovë
» Historike, Shqiperia ne vendin e 43 te FIFA-s
» Ka ardhur koha të mësohet e vërteta historike dhe jo sajimet politike
» Java e Tolerancës në Kosovë, mbi 300 mysafirë nga 50 shtete
» Një vajzë shqiptare shitet 300 euro në Kosovë
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi