Ja çfarë bën Joana pas daljes nga “Big Brother”, (FOTO)
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Big Brother Albania
Faqja 1 e 1

Ervini i “BB4”: Çfarë më tha për Janin dhe Anaidin.
Joana Gjuzi ishte e eliminuara e javës së kaluar në “Big Brother 6”, e cila u përfol sepse i dha fund lidhjes së saj me të dashurin Jani, pasi krijoi një lidhje të re brenda shtëpisë me Anaid Kalotin. Produksioni i “BB” i vuri kusht 26-vjeçares nga Tirana që për të paktën një javë të mos japë asnjë deklaratë mediatike, ndërkohë që ajo në profilin e saj në facebook u ka shprehur falënderimin e saj fansave me fjalët: “Pavarësisht se si përfundoi kjo lojë, unë ju falenderoj për mbështetjen tuaj, që më mbështetët në të mirë dhe në të keq, sepse pa ju s’do kisha arritur në këtë pikë të lojës”. Pas eliminimit, Joana iu rikthye argëtimit që atë natë në një nga club-et e Tiranës. Olsi Mingomataj dhe Ervin Sinjari, ish-konkurrentë të “BB”, kanë qenë dy personat me të cilat Joana ka ndarë emocionet e para pas daljes nga loja të shtunën. Detajet i zbulon Ervini, i cili tregon se çfarë i shprehu Joana për Anaidin dhe përshtypjet pas kësaj aventure televizive
Fotot e para të Joanës jashtë shtëpisë ishin me ty dhe Olsi Mingomatajn. Njiheshit më parë dhe si ndodhi që u takuat?
Jo, nuk njiheshim më parë, por ishte Joana ajo që erdhi na u afrua dhe zgjodhi të argëtohej me ne, ndoshta edhe për faktin se të tre kishim jetuar të njëjtën eksperiencë të “Big Brother” dhe ndihej mirë.
Çfarë ju tregoi për lojën, u shpreh e zhgënjyer që s’mundi të prekte finalen?
Po, dukej e zhgënjyer nga dalja e parakohshme, sipas saj. Edhe unë vetë nuk e prisja daljen e Joanës në të vërtetë, por ia thashë dhe asaj se gjithmonë çiftet që krijohen në “Big Brother” nuk mundin dot të prekin finalen.
Në shoqërinë e kujt ishte Joana dhe a dukej e mërzitur?
Ishte në shoqërinë e miqve të saj, të cilët nuk e linin në asnjë moment vetëm, por kërcenin e argëtoheshin pa fund me të. Ishte “happy” me pak fjalë me shoqërinë, por i mungonte ai ndriçimi që mund ta kompletonte, pikërisht prania e Anaidit.
Çfarë të tregoi për Anaidin, kishte ndjenja vërtet për të?
Për Anaidin na tha që do e priste të dilte e të jepte deklarata për lidhjen e tyre më gjerë e gjatë. Gjithsesi, nga mënyra se si fliste, kuptova që e kishte shumë për zemër, aq sa e ndiente shumë mungesën e tij.
Po Janin e përmendi, çfarë tha për të?
Tha vetëm që Anaidi ishte arsyeja pse la Janin, të dashurin e saj prej vitesh. Megjithatë, nuk foli shumë për këtë pjesë.
Por javën e fundit të lojës ajo shfaqi shenja xhelozie për Riken, pasi vuri re një lloj interesi ndaj saj të Anaidit. E konsumuat këtë bisedë?
Në fakt, duket që Riken e kishte bezdi, pra nuk e llogariste duke e anashkaluar. Ose më mirë të themi, që bëri indiferenten, pra dukej sikur nuk i interesonte Rikja.
Në fakt, shumë skepticizëm ka për vazhdimin e lidhjes së saj jashtë shtëpisë me Anaidin. Joana ishte optimiste se kjo lidhje do vazhdojë jashtë lojës?
Me aq sa kuptova unë, besoj që lidhja e tyre në fillim do të jetë një adrenalinë e vërtetë. Pastaj e kanë në dorë të dy vazhdimin ose jo. Për aq sa e kam ndjekur Anaidin, më duket tipi që i pëlqejnë vajzat dhe, kur të dalë nga loja, do të përballet shumë me to. Ky do të jetë dhe rreziku i lidhjes, pasi aty do të dalë në sipërfaqe dhe xhelozia e vërtetë. Gjithsesi, për të mos folur para kohe, them se do të jetë çështje kohe, pavarësisht dëshirës së njërit apo tjetrit.

Similar topics
» Rike E Big Brother, Pjesë E Spektaklit Të Famshëm (FOTO)
» Joana kthehet me Janin
» Shikoni çfarë kafshësh shtëpiake kanë afrikanët, (foto)
» Afërdita Dreshaj publikon fotot: Shpat Kasapi, ja çfarë ke humbur! (FOTO)
» Joana Në Shtratin E Edberit, I Kërkon Ta Përkëdhele…
» Joana kthehet me Janin
» Shikoni çfarë kafshësh shtëpiake kanë afrikanët, (foto)
» Afërdita Dreshaj publikon fotot: Shpat Kasapi, ja çfarë ke humbur! (FOTO)
» Joana Në Shtratin E Edberit, I Kërkon Ta Përkëdhele…
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Big Brother Albania
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi