AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Kushëriri” i SARS mbërrin në Francë. Shqipëria në monitorim

Shko poshtë

“Kushëriri” i SARS mbërrin në Francë. Shqipëria në monitorim Empty “Kushëriri” i SARS mbërrin në Francë. Shqipëria në monitorim

Mesazh nga ♛Melody♛ Sat May 18, 2013 9:36 pm

Simptomat e dëmtimet e sëmundjes. Kërkesat e autoriteteve për ata që udhëtuan në zonën e prekur

Lorina Mixha

Një virus i ri që po qarkullon kryesisht në Arabinë Saudite, por i evidentuar së fundmi edhe në Francë, ka përhapur shqetësim në të gjithë botën. “Kushëriri” i SARS, por më agresiv se ai po monitorohet nga autoritetet shëndetësore botërore.

Aktualisht ekspertët janë në investigim të rasteve të cilat janë prekur, si dhe për gjetjen e transmetimit, nëse është nga kontakti i afërt apo nëpërmjet ajrit, përmes rrugëve të frymëmarrjes. Autoritetet franceze kanë kërkuar raportim të të gjithë udhëtarëve që kthehen nga vendet e prekura nga virusi, për gjendjen e tyre shëndetësore në rast se paraqiten me rrufë, ndërkohë që po ashtu kërkohet prej tyre larja e shpeshtë e duarve dhe shmangia e kontaktit me kafshët.

Agjencitë e huaja të lajmeve, por edhe ekspertët e Shëndetit Publik, pas rastit të evidentuar në Francë si i prekur nga Koronavirusi, SARS-i i ri, kanë përhapur informacion për të gjithë popullatën. Sipas agjencive të huaja, bota nuk është në alarm mbi përhapjen e një virusi të ri, por marrja e informacionit se çfarë po ndodh në vendet ku është shfaqur SARS-i i ri, si dhe ecuria e investigimit të rasteve të prekura është mirë të njihen nga qytetarë të së gjithë botës.

“Nëse kaloni një temperaturë dhe keni simptoma të një sëmundje të lehtë respiratore, kollë ose marrje fryme në intervale të shkurtra brenda dhjetë ditëve, pasi keni udhëtuar në Gadishullin Arab ose në një nga vendet ku është shfaqur koronavirusi, ju duhet të paraqiteni te mjeku. Nuk ka trajtime specifike për sëmundjen e shkaktuar nga koronavirusi. Kujdesi shëndetësor dhe trajtimi mbështet dhe ndihmon për të lehtësuar simptomat.

Deri tani autoritetet shëndetësore nuk kanë ndaluar udhëtimin në vendet ku është shfaqur koronavirusi. Por sipas ekspertizës së huaj, virusi i ri është i ndryshëm nga koronaviruset e tjera që janë gjetur më parë te njerëzit”, sqaron CDS, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Atlanta.

Nga prilli i 2012-s, në maj të 2013-s, persona nga Arabia Saudite, Katari, Jordania, Arabia dhe Franca u konfirmuan të prekur nga një infeksion i shkaktuar (novel coronavirus).

Shumica e personave që janë infektuar me koronavirusin paraqesin vështirësi akute të rrugëve të frymëmarrjes, infeksioni është i ashpër, me këto simptoma: ethe, kollë dhe marrje fryme.

Shumë persona referuan të kishin një sëmundje të ngadaltë të rrugëve respiratorë. Në Britaninë e Madhe, një person i infektuar e përhapi virusin te dy pjesëtarë të familjes. Në Arabinë Saudite, dy nga punonjësit e shëndetësisë u infektuan pasi u kujdesën për pacientët e infektuar nga koronavirusi. Grumbulli i rasteve në Arabi Saudite, Jordani, Britani dhe Francë janë në investigim.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka sqaruar se numërohen 34 raste të prekura nga koronavirusi në të gjithë botën, që nga koha e evidentimit, në shtator të 2012-s, me 18 të vdekur.

Virusi është “kushëri” i SARS, shfaqur 10 vite më parë, që shkaktoi panik, në shpërthimin që pat në Azinë Lindore. Virusi kapërceu nga kafshët te njerëzit duke shkaktuar vdekjen e 800 personave.

Dje ministri i Arsimit në Arabinë Saudite, ka mohuar zërat për sugjerim të mbylljes së shkollave nga ekspertët e dikasterit të tij, për shkak të koronavirusit. Autoritetet shëndetësore botërore janë duke mbajtur sytë katër mbi virusin vdekjeprurës shfaqur në Arabinë Saudite dhe evidentuar së fundmi në Francë. Organizata Botërore e Shëndetësisë konfirmon se virusi mund të kalojë nga një person të tjetri në kontakte të afërta.

Mjekët infeksionistë sqarojnë se spitalet janë vigjilente lidhur me çdo simptomë të pazakonshme, por ekspertët e Shëndetit Publik sqarojnë se nuk ndodhemi në panik, pasi numri i të prekurve është ende shumë i ulët.

Ajo që po shihet me përparësi lidhet me faktin nëse virusi mund të kthehet në rrezik si SARS që është një mutacion ose modifikim i koronavirusit që u përhap gjerësisht te njerëzit.

Sipas ekspertëve, virusi i koronavirusit është më agresiv se SARS.

Udhëtarët francezë drejt gjirit po këshillohen të lajnë duart rregullisht dhe të shmangin kontaktin me kafshët.

Të gjithë ata që kthehen nga vendet e prekura me simptoma të rrufës u është kërkuar të bëjnë menjëherë raportimin.



Simptomat e sëmundjes

Shumica e personave që janë infektuar me koronavirusin paraqesin vështirësi akute të rrugëve të frymëmarrjes, infeksioni është i ashpër, me këto simptoma: ethe, kollë dhe marrje fryme.

Shumë persona referuan të kishin një sëmundje të ngadaltë të rrugëve respiratore.



Transmetimi

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka konfirmuar se koronavirusi mund të transmetohet nga njeri te njeriu, nga kontakti i afërt human.



Përhapja

Infeksioni te personi i dytë në Francë u shfaq te një pacient që ndau dhomën me të infektuarin, i pari i konfirmuar me koronavirus në Francë. Të dy personat u raportuan se kishin kontakt të afërt për një kohë të gjatë.



Dëmtimi

Virusi që i ngjason SARS ose “kushëriri” i tij prodhon simptoma të pneumonisë dhe mund të sjellë dëmtim të veshkave. Ekspertët po punojnë për gjetjen e rrugëve të transmetimit nëse është me kontakt të afërt apo transmetohet nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes



Bilanci nga prilli 2012 në maj të 2013

Arabi Saudite, 30 persona, 15 prej tyre vdiqën

Katar, 2 persona, të 2 të mbijetuar

Jordani, 2 persona, të 2 të vdekur

Britani e Madhe, 3 persona, 2 të vdekur, 1 i shëruar

Emiratet e Bashkuara Arabe, 1 person ka vdekur

Francë, 2 persona të shëruar nga trajtimi/gazetashqip
♛Melody♛
♛Melody♛

“Kushëriri” i SARS mbërrin në Francë. Shqipëria në monitorim Coolte21

Shteti Shteti : “Kushëriri” i SARS mbërrin në Francë. Shqipëria në monitorim Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi