AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Gjuanin” Djem Në Facebook Për T’u Vjedhur Shtëpitë, Skema E Zgjuar E 2 Vajzave

Shko poshtë

“Gjuanin” Djem Në Facebook Për T’u Vjedhur Shtëpitë, Skema E Zgjuar E 2 Vajzave Empty “Gjuanin” Djem Në Facebook Për T’u Vjedhur Shtëpitë, Skema E Zgjuar E 2 Vajzave

Mesazh nga ♛Melody♛ Fri May 17, 2013 10:27 pm

Në fillim u bënin ftesa për të qenë “friends” në Facebook. Dhe kur e arrinin këtë, i joshnin duke u kërkuar takim në shtëpitë e tyre. Kuptohet, pasi t’i kishin zbuar prindërit, për të qenë krejtësisht vetëm në intimitet.

Ky është vetëm “kurthi” fillestar që dy vajza italiane u ngrinin meshkujve në rrjetin e njohur social, me qëllimin e vetëm: atë të vjedhjes së shtëpive të tyre. Gjë që e arrinin duke patur pas tyre një bandë të vërtetë djemsh.

Skemë kjo e cila është arritur të zbulohet nga karabinierët e kryeqytetit të Italisë, dhe konkluduar me arrestimin e gjashtë personave. Nga të cilët, dy mësohet se janë vajzat e lartpërmendura, që shërbenin pikërisht si “karremi” për të kapur meshkujt të cilëve u planifikohej vjedhja e shtëpisë.

Por si realizohej kjo e fundit? Fare e thjeshtë. Pasi njëra nga vajzat kishte arritur ta joshte një mashkull përmes ut, i shkonte në shtëpi, e shoqëruar me shoqen e saj, ku kjo e fundit fshihej dhe priste sa ajo të dilte për një shëtitje.

E derisa kthehej “çifti i lumtur”, shtëpia ishte vjedhur nga shoqja e mbetur brenda dhe shokët e saj, me të cilët ajo kishte rënë në ujdi.

Një skemë perfekte kjo, e konsideruar prej karabinierëve dhe që mesa duket ka funksionuar. Derisa ata, i ranë në të dhe arritën që të arrestojnë organizatorët e saj, të gjithë të mitur, nën moshën 18-vjeçare.
/riniaforum


♛Melody♛
♛Melody♛

“Gjuanin” Djem Në Facebook Për T’u Vjedhur Shtëpitë, Skema E Zgjuar E 2 Vajzave Coolte21

Shteti Shteti : “Gjuanin” Djem Në Facebook Për T’u Vjedhur Shtëpitë, Skema E Zgjuar E 2 Vajzave Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi