Zvicër, Gjermani, Holandë, bastisen shtëpitë dhe lokalet e nazistëve
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Lajme Nga Bota
Faqja 1 e 1
Zvicër, Gjermani, Holandë, bastisen shtëpitë dhe lokalet e nazistëve
Të dyshuarit akuzohen për themelimin e një komande të ekstremit të djathtë "Werwolf-Kommandos" (Komando Njeri-Ujk).
Policia ka vënë nën fokus në veçanti banesat dhe lokalet e biznesit të katër të akuzuarve. Nuk është arrestuar asnjëri prej tyre, transmeton albinfo.
Siç bën të ditur srf.ch figurat udhëheqëse të grupit te përmendur janë dy ekstremistë të djathtë, shtetas zviceranë, celulat e të cilëve edhe janë bastisur. Njëri nga këta të dy, sipas revistës "Spiegel" duhet të jetë neonazisti zviceran Sebastien N, i cili dyshohet të ketë vrarë një djalë të ri në maj të vitit 2012 në Cyrih.
Me rastin e bastisjeve të bëra, policia ka konfiskuar shumë materiale në mesin e të cilave edhe të shifruara. Deshifrimi i tyre paraqitet i vështirë pasi që programi i kodimit është zhvilluar nga vetë pjesëtarët e grupit.
Grupimi "Werwolf-Kommandos" vepron sipas modelit të grupimeve të ideuara nga bashkëpunëtori i Hitlerit, Heinrich Himmler, në vitin 1944, me shpresë se përmes aksioneve guerile do të kthente në fitore humbjen evidente të nazizmit.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com) - See more at: http://www.shqiptarja.com/home/1/zvicer-gjermani-holande-bastisen-shtepite-dhe-lokalet-e-nazisteve-167698.html#sthash.EwLgqWXZ.dpuf
Similar topics
» Kapen në Tiranë, trafik prostitutash dhe të miturish në Zvicër e Gjermani
» Gjirokastër, drejt restaurimit shtëpitë e shekullit XVIII
» “Gjuanin” Djem Në Facebook Për T’u Vjedhur Shtëpitë, Skema E Zgjuar E 2 Vajzave
» 60 mijë franga dënimi për lokalet që lejojnë pirjen e duhanit
» Tiranë, banorët e pallateve te Shallvaret: Lokalet po na zënë frymën
» Gjirokastër, drejt restaurimit shtëpitë e shekullit XVIII
» “Gjuanin” Djem Në Facebook Për T’u Vjedhur Shtëpitë, Skema E Zgjuar E 2 Vajzave
» 60 mijë franga dënimi për lokalet që lejojnë pirjen e duhanit
» Tiranë, banorët e pallateve te Shallvaret: Lokalet po na zënë frymën
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Lajme Nga Bota
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi