AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Krijimi i njeriut nëpër etapa evolutive

Shko poshtë

Krijimi i njeriut nëpër etapa evolutive Empty Krijimi i njeriut nëpër etapa evolutive

Mesazh nga ♛Melody♛ Wed May 15, 2013 7:36 pm

Nga Reis Mirdita

Pyetja e krijimit të gjithësisë dhe botës së gjallë, është tema që ka nxitur gjithënjë legjenda por dhe teori të ashtuquajtura „të sakta“ nga autorët e ndryshëm dhe pasuesit e tyre. Komentatorë – teologë, mbrojnë me të drejtë doktrinën e krijimit nga qenie hyjnore; nga një Zot në monoteizëm dhe nga disa në doktrinat politeiste, por gabojnë kur hedhin poshtë evolucionin.

Për sa i përket zhvillimit të botës së gjallë, më së afërmi qëndron Darwin-i, teoritë e të cilit i quajnë shpesh, por pa të drejtë, „tregime për të ritur“. Është i qartë zhvillimi evolutif që unë do ta quaja zhvillim përparimtar i botës shtazore dhe asaj bimore që duket nga vet ngjashmëria e llojeve. Sa për Darwin-in, do të shtoj se ai ka parë drejtë një evolucion por nuk ka qenë në gjendje të dalloj nismën, autorin e këtij evolucioni. Atij dhe përkrahësve të tij iu mungon themelorja, sikur fëmisë që e sheh një gjallesë apo objekt fluturues por si dhe pse flutoron nuk din t’ia gjej fillin. Ja ky shiqim i “fillit” i mungon Darwin-it me “shokë”. Ata nuk panë e disa nuk ditën fare të shohin se evolucioni si i tillë është pjesë e jetës se kështu e krijoi Ai që ka sundimin mbi çdo gjë. Instinkti për mbijetesë, e me këtë edhe fuqi primare që mund të ndikoj në evolucion është dhunti dhe jo evolucion në vete. Këtë dhunti nga e morrëm nuk diti as nuk arriti ta shef Darwini dhe shum të tjerë pas tij.

Shtrohet pyetja: A mund të filloj jeta nga materja e vdekur? Jo, assesi. Them se jetën në tokë e krijoi Zoti por jo për një ditë si që duam ta kuptojmë na. Në Inxhil, citohet dita e gjashtë, po kjo aspak nuk do të thotë se kohëzgjatja e ditës në gjuhën hyjnore është e njëjtë me ditën që njohim na. Në Kur’an gjejmë sqarime më të hollësishme për krijimin e njeriut në baza evolutive. Në kaptinën Nuh (13-18), shihet se njeriu për t’u quajtë njeri në plotëkuptimin e fjalës kaloi nëpër etapa dhe se u krijua nga toka dhe uji “si bima”. Pra kaloi një “periudhë kohore që njeriu nuk egzistonte fare si një diçka i përmendur”. Kështu, njeriu duke kaluar nëpër faza të gjata kohore, u bë qenie e përkryer dhe me frymëzim. U pajis me shqisat e të dëgjuarit, të pamurit… Kjo qenie e përsosur në librat e shejtë është Ademi dhe këtij iu përkulën engjujtë… Por me këtë rast, nuk duhet të ngatërrohet përsosja e një qenie si ndryshim i llojit. Kjo është e pamundur dhe asesi nuk mund të pohojmë se majmuni evoluoi dhe u bë njeri ose miza të jetë bë bletë apo më vonë ndonjë sorrë. Përsosja nënkupton evolucion brenda llojit; përparim e zhvillim mendor e

fizik te njeriu, dhe zhvillim e përshtatje fizike te gjallesat e tjera të cilat u adaptohen kushteve të reja klimatike.

Flasim për një krijues dhe për evolucion dhe këto janë dy fakte të pamohueshme sepse kur analizojmë qeniet e gjalla, ngjeshemi me ngjashmëri anatomike të të gjitha llojeve në mes vete. Të gjithë organizmat e gjallë, kanë me shumicë gjenesh të përbashkëta (ADN). Mëtej skeleti i zogjve me skeletin e ujtokësorëve dhe me skeletin e njeriut; organet e tretjes, shqisat. Analizat e bëra në pesëdhjetëveçarin e fundit mbi insekte të ndryshme, vërtetojnë pa dyshim lëvizjen zhvilluese tek insektet si për shembull ndryshimet që pasuan tek mizat e vreshtave (drosophile).

Përbërja kimike e lidhur me shumë elemente të njejta të gjitha gjallesave, gjithashtu konfirmon fazat e zhvillimit nëpër etapa. Krejtë këto fakte flasin për një “autor”, pra një KRIJUES dhe për një evolucion të gjatë kohor. Përpos kësaj, sot shkenca ka vërtetuar se sëmundjet bakterike janë një evidencë e lëvizshmerisë dhe adaptimit të viruseve kushteve të reja të jetës. Duke krahasuar psh. analizat e gjakut të njëjtit person të infektuar nga Aids-i në kohëdallim prej njëzet vjet, shohim se virusi ka evoluar. Nëse viruset ndryshojnë, organizmat tjerë ndryshojnë gjithashtu.

Me këtë, vihet në përfundim se nuk qëndrojnë të ndara as teoria e krijimit të hëpërhë të jetës (dhe gjithësisë), dhe as teoria thjeshtë darwiniste e evolucionit si krijues i njeriut e më parë si krijues i jetës, që në thelb do të thoshte jetësim nga një materie e vdekur dhe krijimi i botës së gjallë nga një rastësi e ndodhur nga “një rastësi” në një moment të caktuar të historisë. Njeriu egziston se u krijua nga Zoti në etapa dhe iu dha fryma (apo shpirti) sikur edhe krejtë gjallesave dhe tërë gjithësisë.

/shqipmedia
♛Melody♛
♛Melody♛

Krijimi i njeriut nëpër etapa evolutive Coolte21

Shteti Shteti : Krijimi i njeriut nëpër etapa evolutive Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi