Trendi i ri i fshirjes së tatuazheve nëpër botë
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Kendi i Antareve & Zona e Lire ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Stil Jete
Faqja 1 e 1
Trendi i ri i fshirjes së tatuazheve nëpër botë
Mania e bërjes së një tatuazhi, si kujtim i veçantë apo ide e rastit, po shoqërohet gjithnjë e më shumë me pendesë dhe dëshirë për ta fshirë
Njerëzit po paguajnë më shumë se 100 dollarë për seancë për të kaluar në trajtimin e dhimbshëm me lazer të heqjes së tatuazheve. Personat që veprojnë kështu, janë përgjithësisht femrat, nga mosha 25-40 vjeç.
Specialistët, që merren me bërjen e tatuazheve, shpjegojnë se nuk ka një arsye fikse për zhvillimin e këtij trendi. Disa shprehen se kërkojnë të bëjnë një karrierë të re, të tjera i kanë dhënë fund një lidhjeje domethënëse dhe ka nga ato që shprehen se nuk janë më i njëjti person që ishin kur kanë bërë tatuazhin.
Një natë e çmendur me shoqërinë, e la Rejçëll Vance me një tatuazh në krah, dy yje të vegjël dhe një lopatë. Eksperienca i kushtoi 100 dollarë dhe ajo u pendua menjëherë pasi erdhi në vete për këtë.
Heqja e tatuazhit funksionon kështu: Lazeri dëmton bojën e tatuazhit dhe sistemi limfatik i trupit fillon ta largojë atë gradualisht
Lusi Smith, bëri pesë tatuazhe në periudha të ndryshme të të 20-ave të saj. Njëri prej tyre ishte një flutur, një tjetër kujtim nga një shok i vdekur dhe pjesa tjetër dukej si ide e mirë deri më sot.
Të dyja vajzat janë pjesë e trendit të përgjithshëm të njerëzve që paguajnë më shumë se 100 dollarë seanca për të trajtuar me lazer tatuazhet për të cilat janë penduar. Dhe me ç`thonë, është një trajtim shumë i dhimbshëm.
“I bëra tatuazhet kur isha shumë e re dhe, kur besoja plotësisht, që do t`i mbaja përjetë dhe se nuk do të pendohesha kurrë. Nuk mendova për të ardhmen time dhe se sa do të ndikonin tatuazhet në pamjen time teksa rritesha,” tha Lusi Smith.
Vetëm 5 për qind e atyre që vendosin ta heqin imazhin që kanë stampuar në trupin e tyre, dëshirojnë që ta zëvendësojnë atë me një tatuazh të ri.
Ja si funksionon heqja e tatuazheve: Lazeri dëmton bojën e tatuazhit dhe sistemi limfatik i trupit fillon ta largojë atë gradualisht. Ekziston edhe një mundësi më e thjeshtë e zbehjes së tatuazhit, nëse klienti preferon ta ndjekë si mënyrë.
Çdo klient, që i drejtohet klinikave, ekzaminohet paraprakisht për rreth 30 minuta. Tek ai shqyrtohet historia mjekësore, ngjyra, masa dhe vendndodhja e tatuazhit.
Lloji i lëkurës, ngjyra dhe shenjat mund të ndikojnë në numrin e seancave që kërkon çdo person për heqjen përfundimtare të një tatuazhi.
Edhe vendi se ku është bërë tatuazhi ka shumë rëndësi në procesin e largimit të tij, kjo sepse cilësia e bojës varion në qytete ose shtete të ndryshme. Bojërat e lira, normalisht largohen edhe më lehtë e me më pak seanca.
Duhanpirësit e rregullt janë mes atyre që kërkojnë më shumë trajtim, pasi qarkullimi i tyre i dobët pengon procesin e heqjes së tatuazhit me lazer.
Për fat të keq, jo të gjitha shërbimet e heqjes së tatuazheve janë kaq serioze në kontrollimin e të dhënave të klientit dhe në bërjen e procedurave të sigurisë.
Rreziku më i madh i heqjes së tatuazhit me lazer është numri i operatorëve të palicencuar, të cilët veprojnë jashtë çdo norme dhe që mund t`i sjellin dëme të mëdha pacientit.
Për shkak se nuk ka ndonjë ligj që e ndalon blerjen e makinerisë së lazerit, kushdo që ka dëshirë, mund ta ketë dhe të bëjë procedurën e heqjes së tatuazheve.
Përpjekja e parë e Lusi Smith për heqjen e tatuazhit të saj, e bëri atë viktimë të praktikantëve pa eksperiencë.
Ajo tregon: “Që prej takimit të parë, puna me heqjen e tatuazheve të mia nuk shkoi siç duhet. Si të mos mjaftonte dhimbja, mishi filloi të më çahej dhe të më dilte shumë gjak. E njëjta gjë ndodhi edhe në takimet e tjera dhe mua më duhej të paguaja, përveç 170 dollarëve për seancë, edhe para të tjera për mjekimin tim.”
Për të qenë të sigurt për shëndetin tuaj, specialistët këshillojnë që t`i kërkoni klinikës disa dokumente, si: licenca për ushtrimin e biznesit, certifikata e trajnimit dhe të kini parasysh që në klinikat e lazerit ushtruesit e praktikës duhet të kenë regjistrimin si doktorë ose infermier.
Procedura e heqjes së tatuazhit me lazer është e gjatë, ajo mund të zgjasë 6 ose 7 seanca dhe është shumë më e dhimbshme se bërja e një tatuazhi.
Personit i duhet të futet në një dhomë, të zhvishet nga të gjitha rrobat, të pajiset me një palë syze për mbrojtjen e syve dhe pastaj teknikët fillojnë lazerin.
Seanca zgjat rreth një minutë për çdo tatuazh, por, për shkak të dhembjes së padurueshme, shumë mendojnë se është një përjetësi. Kur lazeri mbaron, në zonën e tatuazhit aplikohet krem për djegie, ndonëse vazhdon të rrjedhë pak gjak.
Fillimisht tatuazhi krijon një flluskë dhe për disa ditë do të fillojë ngadalë të zërë edhe kore. Për disa javë shenjat do të largohen dhe boja po ashtu.
Similar topics
» Trendi që ndiqet nga yjet e shoubiznesit
» Kosova nëpër histografi!
» Lundrimi nëpër Iliri-Histritët
» Krijimi i njeriut nëpër etapa evolutive
» Rihanna transparente neper rruget e Stokholmit
» Kosova nëpër histografi!
» Lundrimi nëpër Iliri-Histritët
» Krijimi i njeriut nëpër etapa evolutive
» Rihanna transparente neper rruget e Stokholmit
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Kendi i Antareve & Zona e Lire ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Stil Jete
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi