AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mbulimi i vajzave në shkolla

Shko poshtë

Mbulimi i vajzave në shkolla Empty Mbulimi i vajzave në shkolla

Mesazh nga ♛Melody♛ Wed May 15, 2013 7:29 pm

Mbulimi i vajzave në shkolla Download9-150x150Yll Rugova

Si argument përdoret Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në shumicën e rasteve, në mbrojtje të lejimit të shamisë për vajzat në arsimin parauniversitar, argumentet kanë qenë të lidhura me praktikat në shtetet tjera. Shembulli ma tipik ka qenë SHBA-ja. Shohim nëpër lajme e filma (ma pak nëpër filma) qysh në shkolla atje shpesh nxënëset janë edhe të mbuluara. Nëse në SHBA lejohet, pse mos të lejohet në Kosovë?

Janë disa arsye pse në SHBA mund të lejohet shamia në shkolla, e në Kosovë jo. Së pari është argumenti i kulturës. SHBA-të janë vend ku shumë kombësi dhe kultura jetojnë së bashku. Pra, atje shamia është simbol kulturor dhe etnik/kombëtar. Kurse në Kosovë, shamia nuk është simbol kombëtar (të paktën jo në këto 100 vjetët e fundit), definitivisht jo në formën që këto vajzat e reja po e mbajnë sot. Shamia në Ballkan (jo vetëm te shqiptartë, por edhe te të gjithë popujt tjerë të Ballkanit) ka qenë pjesë e veshjes kombëtare tradicionalisht, por ajo ka pasur formë tjetër.

Argumenti tjetër ka të bëjë me faktin që shumica e popullatës në Kosovë identifikohet si muslimane. Të dhënat nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) e konfirmojnë këtë*. Por duke pasur parasysh faktin që shumica nuk kanë shumë dijeni mbi islamin që tradicionalisht është ndjekur në këto anë, janë cak i lehtë për sektet e reja që kanë nisur të veprojnë dhe që kanë nevojë për përcjellës të rinj. Mbulesa e fytyrës në këtë rast është formë e presionit ndaj vajzave tjera në klasë që vijnë nga familje tradicionalisht muslimane, por që në moshë të re nuk janë të gatshme të vendosin vetë për identitetin e tyre fetar. Ky është edhe argumenti që Gjykata Kushtetuese në Turqi e ka përdorur në kundërshtim të lejimit të shamisë në arsimin parauniversitar.

Në vitet e pesëdhjeta dhe të gjashtëdhjeta ka qenë frymë mbarë-kombëtare braktisja e religjionit dhe përqafimit i progresit të ri që ka ardhur si rezultat i ndryshimeve globale. Në mënyrë simbolike, gratë dhe vajzat kanë dalur në rrugën që sot shërben si shetitore në Prishtinë (sheshi) dhe kanë hequr publikisht shamitë. Ka qenë simbolikë e fortë për të ardhmen dhe rrugën që duhet ndjekur. E vërteta është që në tërë Ballkanin gratë dhe vajzat kanë mbajtur shami të tilla. Edhe ortodoksët e katolikët. Pra për hatër të përparimit (sado që fjala përparim mund të kontestohet) nuk është hequr dorë nga një simbol vetëm fetar, por edhe kombëtar.

Shamia që mbahet sot në fakt po mbahet për herë të parë. Është shami e një kulture krejt tjetër. Simbol i cili as nuk është tradicional, e as në frymë të përparimit—që në vitet e pesëdhjeta, e gjashtëdhjeta është përqafuar me aq këmbëngulje. Shamia e sotme është simbol i një botëkuptimi krejt të tretë. E unë kam frikë që ky botëkuptimi i ri është në kundërshtim edhe me traditën edhe me të ardhmen e ëndërruar.

*Të dhëna shtesë për praktikimin e fesë në Kosovë ende nuk kemi. Pyetja nga Agjencia e Statistikave ka qenë asisoj që ka ndikuar në regjistrim më të madh të qytetarëve si besimtarë. Atë kohë patëm reaguar për këtë lëshim të ASK-së, por nuk kemi arritur në ndonjë ndryshim. Shpresojmë së shpejti të kemi edhe të dhëna të reja.
/shqipmedia
♛Melody♛
♛Melody♛

Mbulimi i vajzave në shkolla Coolte21

Shteti Shteti : Mbulimi i vajzave në shkolla Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi