AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha zbraz buxhetin për të blerë SHBA-të

Shko poshtë

Berisha zbraz buxhetin për të blerë SHBA-të Empty Berisha zbraz buxhetin për të blerë SHBA-të

Mesazh nga ♛Melody♛ Wed May 15, 2013 6:47 pm

Berisha zbraz buxhetin për të blerë SHBA-të Berisha%20WisnerLuis Tanushi

-Qeveria shqiptare po zbraz buxhetin e shtetit për të blerë mbështetjen në SHBA përpara zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit 2013. Në harkun kohor të pak ditëve në adresë të kompanive lobuese që janë pajtuar për të bërë politikën e qeverisë së Berishës, kanë shkuar plot 600 mijë dollarë amerikanë, që janë marrë nga fondi rezervë i qeverisë. Në 16 prill 2013, Thesari i shtetit kaloi për llogari të lobuesit amerikan, “Podesta Group”, një shumë prej 200 mijë dollarësh amerikanë.

Pagesa për firmën lobuese bëhej në kulmin e debatit për shkarkimin e anëtarit të LSIsë nga KQZ-ja, për ta zëvendësuar me një anëtar të partisë qeverisëse, PR. Si të mos mjaftonte kjo, tre ditë më vonë qeveria shqiptare mori nga fondi rezervë i qeverisë edhe 400 mijë dollarë të tjerë për ua dhënë kompanive amerikane po për të lobuar pranë qeverisë amerikane. Vendimi për të kaluar edhe 400 mijë dollarë të tjerë për llogari të lobuesve, në mënyrë të qëllimtë, është maskuar si propozim prej Ministrisë së Integrimit dhe jo asaj të Financave dhe emergjenca për të cilën qeveria do të përdorte këto fonde ishte lobimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas shkresës së datës 19 prill 2013, që u sigurua nga “Top Channel”, paratë do të përdoreshin për shërbime në fushën e kërkimeve ligjore dhe lobizmit për forcimin e marrëdhënieve mes Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe vendimi hyri në fuqi menjëherë. Në VKM nuk specifikohej se për cilën firmë lobuese do të shkonin paratë e radhës, por qeveria shqiptare ka marrëdhënie ligjore lobimi me dy kompani amerikane, “Podesta Group” dhe “Patton Boggs”, të cilat kanë qenë shpeshherë në qendër të polemikave pasi lobimi më së shumti është zhvilluar në Departamentin e Shtetit për zbutjen e qëndrimeve kritike të tij ndaj qeverisë shqiptare lidhur me situatën e brendshme politike në vend dhe gjendjen e demokracisë.

Dhe këto para do të përfundojnë sërish për këto dy kompani, të cilat janë të përfshira aktualisht në fushatën zgjedhore të Kryeministrit Berisha dhe partisë së tij. E kur marrëdhëniet e kryeministrit me Shtetet e Bashkuara kanë pësuar një ftohje të dukshme pas veprimeve të njëpasnjëshme të tij që kulmuan me shkarkimin e një anëtari të KQZsë dhe refuzimit të apelit për të gjetur një zgjidhje kompromisi të krizës së krijuar në këtë komision. Ndoshta mund të jetë rastësi, që pothuajse në të njëjtën ditë me miratimin e vendimit të qeverisë, kompania Podesta përmes një e-maili informues dërguar mediave ndërkombëtare merrte në mbrojtje qeverinë shqiptare dhe kishte hequr komentet kritike pikërisht për çështjen e KQZ-së të Drejtorit për Euro-Azinë në Departamentin e Shtetit, Xhonatan Mur.

Pas publikimit në media të këtij e-mail, Podesta u tërhoq dhe deklaroi se ishte një gabim të cilin e kishte korrigjuar më pas. Por Lëvizja Socialiste për Integrim deklaroi se kishte më shumë se dyshime që gabimi të kishte qenë i qëllimshëm, duke thënë se ekzistojnë mjaft raste të tjera që dëshmojnë se Podesta po ndërhyn në politikën e brendshme dhe përmes parave të taksapaguesve shqiptarë po lobon politikisht për njërën palë, e cila në këtë rast është ajo e qeverisë.

Shkrimin e plotë e gjeni sot në gazetën Shekulli


♛Melody♛
♛Melody♛

Berisha zbraz buxhetin për të blerë SHBA-të Coolte21

Shteti Shteti : Berisha zbraz buxhetin për të blerë SHBA-të Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi