AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Imami i flet anglisht ministrit shqiptar. Xhaferri: Edhe unë di anglisht (video)

Shko poshtë

Imami i flet anglisht ministrit shqiptar. Xhaferri: Edhe unë di anglisht (video) Empty Imami i flet anglisht ministrit shqiptar. Xhaferri: Edhe unë di anglisht (video)

Mesazh nga ♛Melody♛ Wed May 15, 2013 6:43 pm

Imami i flet anglisht ministrit shqiptar. Xhaferri: Edhe unë di anglisht (video) Imami-xhaferriMinistri i Mbrojtjes, Arben Imami, i është drejtuar në gjuhën angleze homologut të tij shqiptar, Talat Xhaferri. Shqiptari i cili në Maqedoni mban postin e ministrit të Mbrojtjes erdhi sot në Tiranë në vizitën e tij të parë zyrtare. Në takimin që është zhvilluar mes delegacioneve në ambientet e brendshme të ministrisë së Mbrojtjes ministri Imami i ka folur delegacionit në gjuhën angleze. Ndërkohë që vetë ministri Xhaferri ka preferuar që falënderimet dhe e tërë biseda të bëhet në gjuhën shqipe.

Imami ka preferuar t'i thotë në anglisht mbështetjen që Shqipëria i jep Maqedonisë për integrimin e saj në NATO, ndërkohë që ministri Xhaferri duke i thënë "Faleminderit" në shqip gjithë fjalën e tij e mbajti po në gjuhën amë. Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë ndodhet në Shqipëri për një vizitë zyrtare ku veç takimit me homologun e tij, do të zhvillojë dhe një serë takimesh me drejtues të shtetit shqiptar.

Vetë ministri Xhaferri në një prononcim për TV A1 REPORT vlerësoi takimin miqësor dhe nuk donte t'i kushtonte shumë rëndësi këtij takimi. Ndërkohë që jashtë kamerave shtoi se : Kjo nuk do të thotë që unë nuk di të flas në anglisht"./shekulli



♛Melody♛
♛Melody♛

Imami i flet anglisht ministrit shqiptar. Xhaferri: Edhe unë di anglisht (video) Coolte21

Shteti Shteti : Imami i flet anglisht ministrit shqiptar. Xhaferri: Edhe unë di anglisht (video) Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi