Lirohet 26-vjeçari, Jorida Rustemi padi të dytë në Polici për të fiksuarin që e përndjek
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1

TIRANE - Psikologia e njohur Jorida Rustemi kër-kon për herë të dytë ndihmën e Policisë së Tiranës. Në një kallëzim të dytë në Polici, psikologia pretendon se personi që e përndiqte prej më shumë se një viti, edhe pse u arrestua një herë, vazhdon sërish ta shqetësoje në telefon pasi është lënë i lirë nga gjykata. Burimet e Policisë thanë se psikologia Jorida Rrustemi ka bërë një tjetër kallëzim në Komisariatin Nr.2. Paditësja pretendon se 26-vjeçari nga Vlora, Kreshnik Mehmetaj, nuk ka hequr dorë nga veprimet e mëparshme, madje i ka kërkuar asaj shpjegime pse e kishte denoncuar në Polici për ngacmimet që ka bërë ndaj saj. Në denoncimin e dytë, Rustemi shprehet se Mehmetaj i ka dërguar një mesazh tjetër në celularin e saj, më 9 maj, rreth orës 10:00, duke i shkaktuar shqetësime dhe gjendje ankthi. Gazeta “Panorama” kontaktoi dje me psikologen Rustemi. Ajo nuk preferoi të jepte më shumë detaje rreth situatës që po i ndodh që prej verës së vitit 2012. Sipas saj, është një çështje që vazhdon të jetë në hetim nga organet kompetente dhe nuk do që ky hetim të prishet. “Kjo që po më ndodh mua është një situatë e tmerrshme dhe shumë e sikletshme, të cilën uroj që ju të mos e provoni asnjëherë”, u shpreh Jorida Rustemi gjatë një komunikimi që patëm dje me të në linjë telefonike. Nga ana tjetër, ajo konfirmon se personi i proceduar edhe para disa ditësh për të njëjtën arsye, ka vazhduar edhe pas lirimit ta përndjekë dhe shqetësoje, duke treguar se çështja është në hetim dhe për këtë arsye nuk preferon të prononcohet. “Edhe në artikullin e parë që keni shkruar për këtë problem, duhej të kishit marrë miratimin tim, pasi çështja ishte ende duke u hetuar”, shprehet psikologia Jorida Rustemi.
PERNDJEKJA E PSIKOLOGES
Në denoncimin e parë që ka bërë në Komisariatin Nr.2, më 29 prill 2013, shpjegon se shtetasi Kreshnik Mehmetaj, prej verës së vitit 2012 e shqetëson në mënyra të ndryshme komunikimi. Sipas denoncimit, i akuzuari e kontakton të dëmtuarën nëpërmjet thirrjeve telefonike, mesazheve në celular, mesazheve në rrjetin social “Facebook”, duke e fyer, kërcënuar, si dhe duke e ndjekur në ambientet e zyrës së saj. Veprimet e këtij personi, Rustemi i ka denoncuar si përndjekje, me qëllim shtrëngimin për bashkëjetesë dhe marrëdhënie intime me të. Për këtë arsye Kreshnik Mehmetaj u arrestua nga Policia e Tiranës me 4 akuza: “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, “shtrëngim”, “përdorim me keqdashje i thirrjeve telefonike” dhe “kanosje”. Në seancën për dhënien e masës së sigurisë në Gjykatën e Tiranës, 26-vjeçari Mehmetaj u lirua, me masë sigurimi “detyrim paraqitjeje”. Sipas vendimit të Gjykatës së Tiranës, thuhet se duke pasur parasysh shkallën e nevojave të sigurimit, raportin e masës së dënimit dhe rëndësinë e faktit, qëndrimin pohues ndaj veprës penale që tregon rrezikshmërinë e pakët të autorit të veprës penale, çmohet që masa e sigurimit ndaj Kreshnik Mehmetajt të jetë ajo e kërkuar nga prokurori, detyrim për paraqitje në Policinë Gjyqësore çdo të hënë, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, pra gjykim në gjendje të lirë.
PERSERITJA E NGJARJES
Ndryshe nga ç’e ka cilësuar gjykata, si një person që nuk përbën rrezikshmëri, shtetasi Kreshnik Mehmetaj duket se në formë hakmarrje ka nisur nga e para të gjitha veprimet shqetësuese për psikologen Jorida Rustemi. Sapo ka rifituar lirinë, heqja e së cilës i ka zgjatur me pak se 3 ditë, ai ka vazhduar sërish avazin, duke i dërguar mesazh në celular psikologes së njohur.
(er.nu/panorama/BalkanWeb)

Flet 26 vjeçari vlonjat: Ja pse iu “ngjita” nga pas Jorida Rustemit!
Kreshnik Mehmetaj, i riu nga Vlora i cili ishte i fiksuar pas psikologes së njohur, Jorida Rustemi, ka folur në një intervistë mediatike për përndjekjen që i ka bërë për pothuaj një vit. Ai pranon se e ka shqetësuar 34 vjecaren por pa i kaluar caqet dhe gjithcka ka qenë pasi ka ndjenja për të. Megjithatë përsa i përket padisë së dytë ai shprehet se nuk ka pasur arsye, pasi ai nuk kishte asnjë qëllim të keq ndaj psikologes. Sipas tij, ai i ka telefonuar asaj për t’i kërkuar falje për të gjitha shqetësimet që i kishte sjellë.
“Unë nuk kisha asnjë dijeni që ajo më kishte denoncuar sërish për herë të dytë. Mendova se u mbyll ajo histori pas kallëzimit të parë dhe i kam telefonuar thjesht për respekt dhe për t’i kërkuar falje. Gjithashtu do i premtoja që nga ana ime ajo nuk do kishte asnjë lloj shqetësimi më herë tjetër tani e tutje.”, është shprehur 26 vjecari i cili që prej datës 2 maj është i detyruar të paraqitet në Prokurorinë e Tiranës çdo ditë të hënë, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitjeje”./alb-observer.com/

Similar topics
» Jemen – Vritet komandanti i dyte i Al-Kaidas
» Francezët sjellin në Shqipëri helikopterin e dytë "Cougar"
» Mori peng biznesmenin italian, dorëzohet në polici Emiljano Shota
» Dorëzon Në Polici Portofolin E Gjetur Në Rrugë Dhe Vendos Shpallje Në Shtyllë
» Britani, Klinton gjobitet nga polici rrugor
» Francezët sjellin në Shqipëri helikopterin e dytë "Cougar"
» Mori peng biznesmenin italian, dorëzohet në polici Emiljano Shota
» Dorëzon Në Polici Portofolin E Gjetur Në Rrugë Dhe Vendos Shpallje Në Shtyllë
» Britani, Klinton gjobitet nga polici rrugor
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi