Dhjetë divorcet më të çuditshme në botë
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Kendi i Antareve & Zona e Lire ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Stil Jete
Faqja 1 e 1
Dhjetë divorcet më të çuditshme në botë
Kronistëve çfarë s’u shkon ndërmend. Një nga ato interesime të pazakonshme, që e transmetoi oranews, janë divorcet e çuditshme në botë.
Angli, divorcohet dhe rimartohet pas 57 vitesh
Dashuria e vërtetë nuk përfundon kurrë, por kjo është historia e Elsie dhe Leslie Harper, një çift simpatik, nga Driffield, një fshat i vogël në Yorkshire. Të martuar për herë të parë në vitin 1941, u ndanë në 1954, duke vazhduar jetën e tyre me partnerë të ndryshëm.
Por afër viteve 90, u gjenden të dy vetëm të ndarë nga partnerët e tyre. Z.Harper, gjeti guximin për të rivendosur rilidhjen me ish gruan e tij: “Diçka në koken time më thoshte se duhet të ritakoja Elsie-n”, thotë z.Harper. Shumë shpejt vendosëm të martoheshin pas 57 vitesh që nga martesa e parë. Këtë herë është shumë më mirë, qeshim çdo ditë dhe jemi mire”. Një dashuri që nuk njeh kohë.
SHBA, sytë katër nga videolojrat
Vetëm lojra? Kujdes sepse videolojrat fshehin edhe rreziqe. Nje ushtar amerikan qe sherben ne Irak, ka zbuluar tradhetine e gruas fale lojes “Nintendo Ëii”. Pas kthimit nga misioni nje vjecar ne Irak, i vene ne dijeni nga miqte, ushtari ka zbuluar se ne gjirin e shtepise ishte nje tjeter mashkull, profili i nje lojtari qe i perngjante shume njeriut te dyshuar si i dashuri i gruas se tij.
Duke kontrolluar kronologjine e ndeshjeve, marinsi ka zbuluar te gjitha netet qe mysafiri kishte kaluar duke luajtur “boëling” se bashku me gruan e tij. Nuk eshte e qarte nese te dy kane bere “strike”, por gruaja thote se i ka dhene vetem nje puthje te vogel.
Kinë, ndarja për shkak të tortave të shumta
Nje burre i ka kerkuar divorcin gruas se tij, duke u justifikuar me faktin se ishte i lodhur me tortat qe ajo i pregatiste me shume dashuri. Cheng Yu, fillimisht tha se te gjitha keto embelsira ne fillim ishin nje kenaqesi, por tani vetem fjala “embelsire” i ngrinte qimet perpjete. Sipas tij, gruaja e detyronte te hante nje embelsire ne cdo vakt, “Torta me veze, fruta dhe cokollate, nuk i duroj dot me !”. 31 vjecari nga Pekini ka kecenuar gruan e tij 27 vjecare, qe do te divorcohen per kete shkak, nese nuk do te pushonte se pregatituri torta.
Itali, merr të ëmën në muaj mjalti
Nena eshte gjithmone nene, sidomos per italianet. Por kur transformohet ne vjehrre, mund te behet motiv i grindjeve dhe diskutimeve. Mariana, e sapomartuar, nuk ka gjetur vetem burrin dhe valixhet ne aeroport, por edhe vjehrren. Pasi mberriten ne Paris, gruaja e nevrikosur, ka urdheruar burrin e saj te ktheje te emen ne shtepi, por kjo e fundit nuk pranoi te heqe dore nga pushimet franceze, duke nxjerre justifikime shendetsore. Pas tre jave udhetimi ne France, 36 vjecarja e sapomartuar, ka kerkuar divorc nga i shoqi, per shkak te afrimitetit te tepruar nga ky i fundit me te emen.
Egjipt, divorci nëpërmjet SMS
Kini kujdes ndaj mesazheve qe dergoni. Nje grua nga Kajro, pas nje zenke, kishte refuzuar t’i pergjigjet te shoqit, nje zyrtar egjiptian ne detyre. Por reagimi i burrit ishte i papritur: thjesht nje mesazh i shkurter “Dua divorcin, keshtu meson t’u pergjigjesh telefonatave te mia !”. Megjithate, pas pajtimit, burri e ka perdorur perseri kercenimin e divorcit nepermjet sms, derisa ja ka shprehur edhe me ze.
Per ligjin islamik, eshte shume e thjeshte per burrin qe te kerkoje divorcin, mjafton t’i thuash gruas “Inti talaq” (jemi te divorcuar) tre here, dhe kjo eshte e barabarte me fundin e marteses. Pas dy mesazheve dhe nje sqarimi balle per balle, tashme nuk eshte e qarte nese martesa eshte akoma e vlefshme. Autoritetet fetare pohojne se divorci, eshte i efektshem ne syte e Zotit, por gjykata ende duhet te vendose se sms-te mund te konsiderohen te vlefshem.
SHBA, ai 84 vjeç, ajo 22 vjeç, por nuk arrin të kape ritmin e tij
Nuk eshte dicka e rralle qe nje manjat i pasur te martohet me nje grua te re, por qe ajo eshte e detyruar te paraqese kerkesen per divorc sepse nuk mund te ndjeke ritmin e tij, ky po qe perben lajm. Kristin Georgi, 22 vjec, nje bjondine e re, terheqese ne kohen kur eshte martuar me Joe Hardy, ndoshta shpresonte te gjente luksin dhe qetesine.
Po shume shpejt, ka kuptuar, se nuk mund te kapte ritmin e bashkeshortit te moshuar, gjithmone ne udhetim, nga nje qytet ne tjetrin, me avionin privat te tij, i cili e kishte te pamundur te qendronte me shume se nje dite ne nje vend. Ndersa ajo mendoi divorcin si zgjidhjen me te pershtatshme.
Rumani, burri nuk vesh të brendshme
Nje grua 24 vjecare rumune, i ka kerkuar divorcin burrit te saj, sepse ky i fundit refuzonte te vishte te brendeshmet. Emese Nagy, qe banon ne fshatin e vogel Lemnia, i ka rezistuar vetem nje vit marteses me Tamas. Perpara se te martohej, nuk dyshone se burri i ardhshem e perbuzte thelle idene e veshjes se mbathjeve.
Ne fillim kjo gje nuk i jepte shume bezdi, por problemet filluan kur kuptoi qe grate e tjera, te vetedijshme per zakonin e cuditshem te burrit, e shikonin me sy te zgurdulluar. Para gjykates, Tamas Nagy, tha se, e donte gruan e tij, por qe nuk mund t’i vishte dot kurre te brendeshmet, edhe nese kjo mund te jete shkaku i divorcit te tyre.
Nigeri, kryen nevojat e tij në tenxhere
Nje grua nigeriane, i ka paraqitur kerkesen per divorc burrit te saj, duke e akuzuar se ky kryente nevojat e tij ne enet e gatimit. Oluëakele Ogundele tha para gjykates, se i shoqi ishte nje pijanec, qe ne kulmin e dehjes, harronte cdo rregull edukate dhe bente nevojat e tij ne enet e kuzhines. Zonja Ogundele, pervecese nuk e do me te shoqin eshte ankuar se puna e larjes se eneve eshte bere edhe me e padureushme.
Rusi, divorci për një bast
Andrei Karpov di Murmansk, pasi ka mbaruar te gjitha parate ne nje loje pokeri, j’u ka ofruar kundershtareve, gruan e tij per te qendruar ne loje, por e ka humbur edhe ate. Kundershtari Sergey Brodov, ka bere te ditur fitoren e tij, por lajmi nuk u prit mire nga Tatiana, gruaja e prekur nga kjo ngjarje, vendosi te lere burrin e saj dhe te filloje nje lidhje te re, pikerisht me kundershtarin Brodov, i cili tashme eshte bere burri i saj.
Gjermani, gruaja tepër e zgjarrtë
Nje burre i deshperuar me origjine turke, por rezident te Gjermani, ka kerkuar ndihmen e policise, per t’u mbrojtur nga gruaja e pangopur. Burri tha se, ishte i detyruar te flinte ne divan per t’i shpetuar deshirave per seks te gruas se re.
Tani, mesa duket, burri ka vendosur perfundimisht te ndahet dhe te zhduket nga shtepia, me shprese se do te gjeje pak qetesi dhe te shkoje ne pune me me shume fuqi.
Similar topics
» Dhjete tipat qe nuk duhet ti keni ne Facebook
» Dhjetë misteret më të mëdha të Biblës
» Të tradhton?! Dhjetë lëvizjet për ta lënë
» Dhjetë shpikjet që ndryshuan botën
» Ligjet më të çuditshme të botës
» Dhjetë misteret më të mëdha të Biblës
» Të tradhton?! Dhjetë lëvizjet për ta lënë
» Dhjetë shpikjet që ndryshuan botën
» Ligjet më të çuditshme të botës
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Kendi i Antareve & Zona e Lire ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Stil Jete
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi