Kana gjatë festivalit të filmit, me prostituta 40 mijë dollarëshe në natë
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Lajme Nga Bota
Faqja 1 e 1
Kana gjatë festivalit të filmit, me prostituta 40 mijë dollarëshe në natë
Nga modele, aktore dhe mbretëresha bukurie, prostitutat që u shërbejnë njerëzve të pasur në hotelet luksoze të Kanës dhe në jahte mund të fitojë deri në 40 mijë dollarë në natë. Sipas një biznesmeni libanez, Elie Nahas, i cili u arrestua në vitin 2007 pasi drejtonte rrjetin e prostitucionit në Kanë, që furnizonte më shumë se 50 femra “të nacionaliteteve të ndryshme” për meshkuj të pasur nga Lindja e Mesme gjatë festivalit, paratë që bëjnë “vajzat e prenotuara” janë shumë. Nahas, 48 vjeç, i cili nuk mund të largohet nga Libani ndërkohë që pret vendimin e Apelit për dënimin me tetë vite burg, tha për “The Hollywood Reporter” se “Arabët janë njerëzit më bujarë në botë. Nëse ata të pëlqejnë, mund të të japin shumë para. Në Kanë, ata i mbajnë paratë e tyre në tufa prej 10 mijë eurosh. Për ta, këto shuma janë si letra të vogla”, shpjegoi ai. Nahas, i cili ka një agjenci modelesh dhe ka qenë krahu i djathtë për Moatesem Gedafin, djali i Muamar Gedafit që u vra në vitin 2011 në Libi, mohon se ai drejton një rrjet prostitucioni. Por ai shpjegoi se “unë e njoh sistemin”. “Vajzat qëndrojnë në sallonin e pritjes që t’i shikojnë klientët. Çdo gjë kryhet me sinjale duarsh. Meshkujt sinjalizojnë numrin e dhomës me duar dhe femrat i ndjekin ata. Por janë jahtet e të pasurve vendet ku bëhet paraja e vërtetë. Çdo vit gjatë festivalit aty afrohen 30 apo 40 jahte luksoze në gjirin e Kanës, dhe në çdo jaht shkojnë rreth 10 vajza, zakonisht modele, dhe qëndrojnë në përgjithësi lakuriq apo gjysmë të zhveshura. Vajzat presin për zarfet në fund të natës. Kjo ndodh në Kanë prej 60 vitesh”. Një prostitutë franceze tha se Festivali i Kanës ka pagesat më të mira ditore për to./panorama
Similar topics
» Drama e vajzave tuniziane, prostituta vullnetare në Siri
» Si Do Të Dukemi Pas 100 Mijë Vitesh?
» Polakja 21-vjecare: Dua të fle me 100 mijë meshkuj!
» Lëmshi i listave, 30 mijë klonime
» Shqipëri-Norvegji, 60 mijë kërkesa për bileta
» Si Do Të Dukemi Pas 100 Mijë Vitesh?
» Polakja 21-vjecare: Dua të fle me 100 mijë meshkuj!
» Lëmshi i listave, 30 mijë klonime
» Shqipëri-Norvegji, 60 mijë kërkesa për bileta
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Lajme Nga Bota
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi