Lëmshi i listave, 30 mijë klonime
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni :: Politika Shqiptare & Opinione
Faqja 1 e 1
Lëmshi i listave, 30 mijë klonime
400 mijë
Emra qytetarësh nëpër lista nuk kanë të shënuar adresën e banimit bashkëngjitur.
30 mijë
Është numri i rekordeve të publikuara nëpër lista. Sipas PS, numri nuk është ulur.
2 muaj
Është koha e mbetur përpara procesit zgjedhor të 23 qershorit, për zgjedhjet parlamentare.
Thellohet përplasja për regjistrin kombëtar. Çuçi: Situata është emergjente dhe s’po bëhet asgjë
Poni: Të dubluarit në listat zgjedhore janë binjakë, i nxjerr sistemi online
Fatjona Mejdini
“Klonohen” votuesit shqiptarë para zgjedhjeve të 23 qershorit. Një fenomen i ri ka përfshirë përatitjen e regjistrit kombëtar nga ana e hartuesve.
Skandali i listave të zgjedhësve vazhdon të thellohet dhe ende ka një përplasje të madhe midis dy zyrtarëve që kontrollojnë regjistrin kombëtar. Por pikëpyetjet janë shtuar edhe nga qëndrimi i Ministrisë së Brendshme, e cila jo vetëm që nuk ka dorëzuar ende listën e plotë të pastruar, por justifikon problemet me argumente që shkaktojnë mjaft ilaritet. Ministria e Brendshme konsideron si dublikime në listën e zgjedhësve të gjithë personat, të cilët kanë lindur në të njëjtën datë. Por në fakt, kjo përbën një çështje të dyshimtë, pasi binjakët, edhe pse kanë lindur në një datë, kanë emra të ndryshëm. Zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinant Poni, deklaroi dje se pjesa më e madhe e dublikimeve në listat e zgjedhësve ishin binjakët, të cilët ndonëse kishin emra të ndryshëm rezultonin si dublikime. Me këtë logjikë të gjithë personat të cilët kishin datë të njëjtë lindjeje mund të rezultojnë si dublime. Por zv.ministri konfirmoi se këto raste ishin të pakta dhe do të tentohej të çoheshin drejt zeros. Por qëndrim tjetër për çështjen e listave të zgjedhësve shfaqi eksperti i Partisë Socialiste për reformën zgjedhore, Bledar Çuçi. Në një prononcim për “Shqip” ai theksoi se aktualisht janë rreth 30 mijë emra të dublikuar në lista dhe ministria nuk ka nisur ende procedurën e propozuar nga socialistët për pastrimin e tyre. Po kështu, Çuçi theksoi se situata me listat ishte emergjente për sa i përket faktit se kishte ende 400 mijë zgjedhës, të cilët qëndronin nëpër lista pa pasur të përcaktuar vendbanimin e tyre. Sipas Çuçit me këto praktika, Ministria e Brendshme po shkelte të gjitha rekomandimet e dhëna nga ODIHR-i për listat e zgjedhjeve. Por Çuçi theksoi se PS kishte bërë verifikimet e saj dhe kishte identifikuar në të dyja rastet personat që përfshiheshin në problematikë.
Poni
Numri dy i Ministrisë së Brendshme, Ferdinant Poni, i cili është personi që merret me çështjet zgjedhore, pohoi dje për median se dublikimet në lista vinin kryesisht nga qytetarët që ishin binjakë. “Shumica e këtyre të ngelurve si dublikantë janë binjakë që kanë vazhduar të vijnë konfirmimet. Ne do të shkojmë shumë afër zeros për të mos thënë tek zero absolute. Shumica e informacioneve për personat që kanë ngelur të dubluar janë konfirmime që na vijnë nga zyrat e gjendjes civile që janë binjakë. Sepse nëse u përputhet emri i babait, i nënës dhe ditëlindja, ne e quajmë dublim pavarësisht se e kanë emrin e ndryshëm”, deklaroi zëvendësministri i Brendshëm. Nga ana tjetër, ai theksoi se kjo ministri po shikonte të gjitha rastet kur numri i votuesve për një qendër votimi kalonte numrin e votuesve limitë. Madje, Poni paralajmëroi dhe ndëshkime të punonjësve të njësive vendore nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile nëse situata të tilla do të përsëriteshin.
Çuçi
Eksperti zgjedhor i PS-së, Bledar Çuçi, theksoi dje në një prononcim për “Shqip”, se situata me listat e zgjedhësve ishte shqetësuese, për shkak të mosndërhyrjes së Ministrisë së Brendshme për t’i pastruar ato. Sipas Çuçit, numri i dublimeve nëpër lista vijonte të ishte i lartë me rreth 30 mijë rekorde të dubluara. “Ministria e Brendshme nuk ka marrë masat për të pastruar emrat e personave që gjenden të dubluara nëpër lista, sipas propozimeve tona, ku për secilin rast të ketë verifikim përmes kartave të identitetit”, theksoi Çuçi. Por nga ana tjetër, ai theksoi se problem dhe i madh akoma ishte ai i 400 mijë zgjedhësve, për të cilët nuk ishte i regjistruar vendi i banimit. Çuçi thekson se në këtë rast qeveria përgjegjëse për këtë proces, po shkelte dhe rekomandimet e ODIHR-it të bëra në vitet 2009 dhe 2011 për sa u përket standardeve që duhet të kishin listat e zgjedhjeve.
Detaje
ODIHR
Misioni vëzhgues i zgjedhjeve ka bërë rekomandime të shumta për sa i përket listës së votuesve në vend, gjatë proceseve zgjedhore të dy viteve të fundit.
Ministria
Autoriteti qendror për sa i përket përgatitjes së infrastrukturës zgjedhore nuk pranon se ka dublikime masive në listat e zgjedhësve.
PS
Socialistët theksojnë se pavarësisht problematikave të listave, përmes Censusit të zhvilluar vetë kjo parti ka arritur evidentojë ku ndodhen qytetarët.
Emigrantët
Një numër i madh rekordesh nëpër lista janë dhe ato të emigrantëve, të cilët pavarësisht se nuk e ushtrojnë të drejtën për të votuar, kanë emrin në listë.
Alarmi
Rreziku i “importimit” të zgjedhësve
Problematika me listat është e rrezikshme për sa u përket mundësive të abuzimit me to në ditën e votimit nga qytetarë që mund të importohen nga jashtë Shqipërisë dhe të votojnë në emër të atyre që janë në lista. Ishte procesi zgjedhor i majit të vitit 2011, i cili në kuadër të akuzave për teknika abuzive, nxori në dritë dhe të ashtuquajtur import të qytetarëve nga jashtë vendit, apo zonat në kufijtë e Shqipërisë për të votuar në emër të atyre qytetarëve emrat e të cilëve rezulton në lista, po kishin mangësi në identifikimin e plotë të tyre. Në vitin 2011 u fol për krijimin e urave ajrore që importonin nga qytetet europiane, emigrantë të cilët vinin të votonin jo vetëm për veten, por dhe në emër të qytetarëve të tjerë. Po kështu e njëjta strategji u përfol se u përdor dhe në rrugë tokësore me importimin e qytetarëve shqipfolës drejt qendrave të votimit. Nisur nga këto taktika të presupozuara, partitë kanë zhvilluar dhe Censuse vetjake për të identifikuar sa më qartë zgjedhësit e tyre, vendbanimet dhe faktin nëse janë të dubluar apo jo.
http://gazeta-shqip.com/

Similar topics
» Si Do Të Dukemi Pas 100 Mijë Vitesh?
» Polakja 21-vjecare: Dua të fle me 100 mijë meshkuj!
» Po kalonte kufirin me 300 mijë euro, arrestohet
» Shqipëri-Norvegji, 60 mijë kërkesa për bileta
» Skandali: 33 mijë shtetas shqiptarë fantazmë
» Polakja 21-vjecare: Dua të fle me 100 mijë meshkuj!
» Po kalonte kufirin me 300 mijë euro, arrestohet
» Shqipëri-Norvegji, 60 mijë kërkesa për bileta
» Skandali: 33 mijë shtetas shqiptarë fantazmë
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni :: Politika Shqiptare & Opinione
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi