AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agolli: “Helmet do të na vdesin, do ngordhin edhe karkalecat”

Shko poshtë

Agolli: “Helmet do të na vdesin, do ngordhin edhe karkalecat” Empty Agolli: “Helmet do të na vdesin, do ngordhin edhe karkalecat”

Mesazh nga ♛Melody♛ Wed Nov 13, 2013 9:35 pm

Peticioni kundër armëve kimike , “Shekulli” zbardh listën me emrat e personaliteteve VIP që janë firmëtarë  
[url=http://www.shekulli.com.al/website/images/images15/protesta AKIP 122.jpg]Agolli: “Helmet do të na vdesin, do ngordhin edhe karkalecat” Protesta%20AKIP%20122[/url]
Suela Topi
 Shkrimtari ynë i nderuar Dritëro Agolli, i cilësuar edhe si patriark i së majtës, është shprehur troç kundër sjelljes së armëve siriane në Shqipëri. Kështu, ai iu bashkohet zërave të shumë personalitete të njohur, artistëve, politikanëve dhe njerëzve me influencë në media dhe shoqërinë civile, që janë pozicionuar në aksionin joqeveritar për kundërshtimin e projektit të shkatërrimit të armëve kimike në vendin tonë. Një pjesë e madhe e tyre kanë firmosur tashmë peticionin e Aleancës Kundër Importit të Plehrave. Sipas drejtuesve të AKIP, në mbështetje të kërkesës së tyre është edhe shkrimtari Dritëro Agolli. Personaliteti i letrave ka ngritur dje kartonin e verdhë ndaj qeverisë “Rama”.
 “Nëse sjellin armët kimike, jo vetëm ne që do të vdesim një nga një, por do të thahet bari e do të ngordhin dhe karkalecat”, - deklaroi dje Agolli lidhur me këtë shqetësim mbarëkombëtar. Ai i lëshoi këto fjalë kritike në mënyrën e tij, ndërsa merrte pjesë në promovimin e librit “Fjalori rimor i Dritëro Agollit” i autorit Mina Gero. VIP-ët pro peticionit “Shekulli” ka mundur të zbulojë se në listën e gjatë me mbi 23 mijë emra janë regjistruar si firmëtarë publicisti Fatos Lubonja, Drejtoresha e Qendrës Shqiptare për të Drejtat e Njeriut, njëherësh pjesë e aktivistëve kundër importittë plehrave, Kozara Kati, aktorja Irida Gjata, këngëtarja Elvana Gjata apo ishdeputeti demokrat, Arben Meçe. Besa Kokëdhima, këngëtarja e suksesshme, e ka përshëndetur peticionin nëpërmjet rrjetit social Facebook dhe e ka bërë publike firmën e saj në këtë peticion. Në listën e firmëtarëve është gazetarja Sonila Meço, ish-zëdhënësja e ish-Presidentit Bamir Topi, Mimoza Koçiu, regjisori Altin Basha, aktivist Kristi Pinderi, Sekretari i Përgjithshëm i Prefekturës, Tiranë, Besjan Pesha, drejtori i PolicisëBashkiake, Vullnet Topallaj, kryetarja e Grupit Shqiptar për të Drejtat e Njeriut, Elsa Ballauri, shkrimtarja, Elvira Dones, aktivisti Blendi Salaj, analisti Ermal Hasimja, gazetari Enkel Demi si dhe e veja e Ardian Klosit, Jutta Benzenberg. Listës i shtohen një numër shumë i gjatë gazetarësh. Ndërkohë që në listë mungon emri emblematik i ambientalistit Sazan Guri edhe ishte pjesë aktive e protestës së AKIP-it. Protestuesit nisen drejt Ambasadës së SHBA-ve 
AKIP doli sërish dje në rrugë për të protestuar. Me pankarta në duar ku shkruhej “Jo armëve kimike në Shqipëri” përfaqësues të aleancës Kundër Importit të Plehrave zhvilluan protestë para Piramidës, pak metra larg Kryeministrisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Më pas protestuesit u drejtuan para ambasadës amerikane, por policia nuk i lejoi të kalonin përtej rrugës “Dervish Hima”. “Nuk jemi kundër Amerikës, por kundër armëve kimike"- tha Sazan Guri, ambientalist. Blendi Kajsiu, aktivist i kësaj aleance tha se, protesta nesër do të vazhdojë në sheshin "Skënderbej" dhe do të shtrihet në të gjithë qytetet kryesore, si Durrës, Fier, Vlorë, Elbasan. “ Si qytetar e prind kërkoj një Shqipëri të sigurt. Shqiptarë, bashkohuni me kauzën: Stop armëve kimike!”- thirri aktivisti Blendi Salaj, në protestën para Piramidës. Protestuesit thërrisnim “Shqipëria e shqiptarëve, joe ndërkombëtarëve”. Aktivistët thanë se do të mobilizonin qytetarët në rrjetet sociale për tu bashkuar në këtë kauzë. Dhe deputeti demokrat, Sokol Olldashi, nëpërmjet rrjetit social Facebook u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen sot në protestën kundër ardhjes se armëve kimike të Sirisë. Kundërshtia ka vijuar jo vetëm me peticione dhe protesta, por dhe kërkesë për referendum. Mësohet se një veprim i tillë u krye dje nga Partia Civile, e cila ka dorëzuar tashmë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën zyrtare. 
Disa nga firmëtarët:
 Fatos Lubonja, analist 
Kozara Kati, aktiviste
 Besa Kokëdhima, këngëtare
 Elvana Gjata, këngëtare
 Bashkim Shehu, shkrimtar 
Altin Basha, regjisor
 Kristi Pinderi, aktivist 
Sonila Meco, gazetare 
Irida Gjata, aktore 
Elsa Ballauri, aktiviste 
Elvira Dones, shkrimtare
 Iva Zajmi, ish-zëvendësministre e Brendshme 
Blerta Bodinaku, psikologe 
Ermal Hasimja, analist 
Jeta Faqolli, këngëtare
 Elton Kacidhja, lëvizja ‘Mjaft’ 
Blendi Salaj, politolog 
Enkel Demi, gazetar 
Mimoza Koçiu, ish-zëdhënëse e ish-Presidentit Topi 
Bislim Ahmetaj, ish-dhjetorist 
Jutta Benzenberg, fotoreportere, (e veja e Ardian Klosit) 
Arben Meçe, ish-deputet i PD-së 
Besjan Pesha, sekretar i Përgjithshëm i prefekturës, Tiranë 
Vullnet Topalli, Drejtor i Policisë Bashkiake 
Rama: Çdo vendim do të ndahet me publikun
Kryeministri Edi Rama deklaroi dje se nuk ka shumë informacione për çështjen e armëve kimike sepse nuk ka çfarë të thuhet më tepër veç asaj që tashmë është bërë publike, biseda telefonike 30-minutëshe me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së. “Po ju them nuk ka asnjë vendim dhe nuk ka asnjë transparencë më shumë se kaq që mund të bëhet për një arsye shumë të thjeshtë, sepse jemi bashkë me vendet e tjera në një diskutim të brendshëm dhe nuk jemi në kushtet kur na duhet të marrim një vendim dhe në momentin kur do na duhet të ndajmë do ta ndajmë me publikun e Parlamentin”, - deklaroi dje Rama para gazetarëve ndërsa ishte në një konferencë me Komisionerin Stefan Fule. Ai shtoi se ishte i vetëdijshëmpër ndjeshmërinë e krijuar edhe pse pjesa më e madhe e deklaratave janë të pavërteta. Kryeministri e konsideroi të padrejtë krahasimin e çështjes së armëve kimike me angazhimin e qeverisë për të pastruar Shqipërinë nga plehrat. “Jam plotësisht në krye të detyrës për të përfaqësuar me dinjitet në këtë diskutim me SHBA, interesin kombëtar të Shqipërisë që është i pandashëm në çështjen e sigurisë nga interesi kombëtar i SHBA-së por dhe interesin e çdo familje shqiptare”, - theksoi Rama. Ai shtoi se çdo vendim do të ndahet me publikun, Parlamentin apo dhe protestuesit. Në të njëjtën linjë ka vijuar dhe ministri i Mjedisit, Lefter Koka i deklaron se momentalisht jemi në fazën e diskutimeve . 
♛Melody♛
♛Melody♛

Agolli: “Helmet do të na vdesin, do ngordhin edhe karkalecat” Coolte21

Shteti Shteti : Agolli: “Helmet do të na vdesin, do ngordhin edhe karkalecat” Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi