Në ëndërr apo në realitet (FOTO)
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Kuriozitete Te Ndryshme & Enigmat e Universit :: Natyra & Kafshet
Faqja 1 e 1
Në ëndërr apo në realitet (FOTO)
Është ëndërr apo ekziston me të vërtetë? Këto 10 vende në botë do t'ju bëjnë që të pyesni veten, nëse jeni duke fluturuar në një botë të bukur ëndrrash apo jeni zgjuar dhe me këmbë në tokë. Natyrë e frikshme, peizazhe joreale dhe arkitektura përrallore … Ky artikull do t`ju çojë shumë larg nga realiteti i zymtë …
1. Colmar, Francë
Colmar është një qytet shumë i bukur, piktoresk francez pranë kufirit gjerman. Ai ndodhet në “Road Wine”, duke u bërë kështu “kryeqyteti” i verërave të Alsasit dhe me një numër prej 67.000 banorësh, është qyteti i tretë më i madh i Alsatias. Ky qytet është vendlindja e piktorit dhe gdhendësit Martin Songkaouer si dhe e skulptorit Frederic Bartholdi, i cili projektoi “Statujën e Lirisë”. Lumi Rin kalon 15 km në lindje të tij, por qyteti lidhet me të me anë të lumit Laouch , i cili kalon përmes qytetit. Në brigjet e lumit shtrihen shtëpitë, hotelet, restorantet dhe mijëra lule shumëngjyrëshe që e bëjnë qytetin të duket edhe më përrallor.
2. Ishujt Faroe
Ishujt Faroe, që do të thotë “Ishujt Dele”. Është një grumbull prej 18 ishujsh ( 17 banueshme ), të cilat janë homonim arkipelag në Oqeanin e Atlantikut të Veriut. Ata lidhin Skocinë, Norvegjinë dhe Islandën. Popullsia është përafërsisht 50,000 banorë. Peizazhet e këtyre ishujve janë shfrytëzuar edhe nga Hollivudi, një pjesë e skenave te ” Zoti i unazave” janë realizuar në këta ishuj. Grupi ishujve duket sikur është shtëpi për zanat, pasi majat vullkanike dhe bregdete të çuditshme të lënë këtë përshtypje. Peizazhet misterioze duken më afër me botën e fantazisë se sa me realitetin.
3. Kështjella Neuschwanstein
Kështjella Neuschwanstein u ndërtua në vitin 1869 nga Ludovigu II i Bavarisë, dhe duket si një imitim fantastik i një kështjelle mesjetare. Në majën më të lartë, mbi lumin Pollat, janë ndërtuar kulla, nga tre arkitektë të ndryshëm të mbretit. Ajo ishte “parajsa private” e Ludovigut II për 172 ditë dhe pas vdekja së tij ka shërbyer si burim frymëzimi për shkrimtarë, artistë, poetë, piktorë, muzikantë. Midis tyre ishte edhe “Disney”, i cili e zgjodhi këtë kështjellë për të “akomoduar” aty princeshën më të dashur për fëmijët, Hirushen!
4. Cappadocia, Turqi
Formacione gjeologjike të një bote tjetër, kisha dhe manastire të gdhendur në gur ranor të butë dhe një popull i varfër, por i qeshur dhe mikpritës. Me një fjalë të vetme Cappadocia. Një peizazh, i cili të kujton një tjetër planet. Një pllajë e madhe e mbushur kanione dhe hendeqe të pafund, me gurë të çuditshëm. Të gjitha këto janë të panumërta, në forma të çuditshme dhe qëndrojnë aty për shekuj me radhë. “Peizazhi Hënor i Turqisë”, siç e quajnë atë, është parajsa e gjeologut.
5. Hoi An, Vietnam
Një qytet i Vietnamit me karakteristika të veçanta. Bregu historik i një porti, i cili shumë herët u bë një qendër multikulturore e tregtisë. Koha jo vetëm nuk e ka prekur këtë vend, por duket sikur e ka mbrojtur atë nga dëmtimet. Hoi An, me 865 shtëpitë-muze, u kujton vizitorëve epokën e lavdishme të tregtisë së portit të dikurshëm dhe rritjen e tanishme turistike, pas njohjes së tij nga UNESCO si trashëgimi kulturore botërore.
6. Groenlanda
Grenlanda, ishulli më i madh në botë, është shtëpia e rreth 58.000 banorëve. Mjedisi, megjithëse ka temperatura shumë të ftohta (10-15 gradë në verë dhe -20 në dimër ) ofron peizazhe shumë të bukura. Pothuajse pa asnjë pemë, pa rrugë dhe me shumë pak njerëz, ishulli duket sikur është i populluar nga krijesat mitologjike, xhuxhët, elfët dhe sigurisht, jo njerëzit.
7. Venecia, Itali
Venecia është shumë vështirë për t’u konkurruar me ndonjë vend tjetër. Arkitektura e saj e admirueshme, kanalet unike, pafundësia e pamjeve të mahnitshme dhe atmosferë e mrekullueshme e bëjnë atë unike. Një qytet nga një dimension tjetër, ose si ka shkruar dhe “New York Times” – ‘padyshim qyteti më i bukur e ndërtuar nga njeriu’.
E shtrirë mbi 117 ishuj të vegjël, Venecia krenohet me 455 ura, qindra kanale, ku gondola romantike kalojnë përmes qytetit. Ky qytet është shtëpia e famshme e Karnavalit të Venecias dhe Festivalit të Filmit të Venecias .
8. Kathmandu, Nepal
Ata që vizitojnë Kathmandunë ndihen sikur udhëtojnë mbrapa në kohë, sikur ndodhen njëkohësisht në mesjetë dhe në shekullin e 21-të. I bukur, shpirtëror dhe shumë i gjallë, kryeqyteti i Nepalit është me të vërtetë një vend magjik. Rrethuar nga male të mëdha, karakterizohet nga një atmosferë shumë e këndshme, tinguj ekzotik, aroma dhe tempuj të arkitekturës tradicionale. Quhet ndryshe dhe “Toka e Zotave”, një emër që duket se i përshtatet në mënyrë të përkryer.
9. Pylli i bambuve, Japoni
Edhe pse ndodhet në Kioto dhe nuk është i lidhur me kinematografinë, mund të ishte një skenë e ” Tigri dhe dragoi” ose “Shtëpia e kamave fluturuese”. Ky është vetëm një shembull i vogël i qindra pyjeve të mahnitshëm që mbulojnë rajonin e Azisë Juglindore. Pylli “Sagano” është një nga peizazhet natyrore më spektakolare në të gjithë Japoninë, jo vetëm për shkak të bukurisë së tij natyrore, por edhe për shkak të tingujve që lëshon era që depërton në bambutë e holla. Melodia e erës në këtë pyll, është cilësuar si një prej njëqind tingujve që duhet të mbahen në Japoni .
10. Sintra, Portugali
Nuk është çudi pse Lord Bajroni u frymëzua nga bukuria e qytetit për të shkruar “Shtegtimin e Çajld Haroldit”. Çdokush që ka vizituar këtë pjesë magjike të botës, e cila ndodhet jo shumë larg nga Lisbona, do të mund të shkruante edhe një poezi në nder të bukurisë së qytetit. Sintra, e cila është monument kulture e shpallur nga UNESCO, fsheh mistere dhe bukuri që vetëm në botën e përrallave keni takuar.
/Shekulli Online/ E.L./
Similar topics
» Çfarë do të thotë të kryesh marrëdhënie në ëndërr?
» Transplanti i kokës shumë shpejt do të jetë realitet
» A E Keni Parë Ndonjëherë Në Ëndërr Këtë Njeri?, Kujdes Kur Të Përgjigjeni!
» Hapet Autostrada Tiranë-Elbasan,Berisha: Endrra E Gjeneratave Realitet.Pres Blushin Në PD
» Modelja vlonjate thyen tabunë, foto nudo (FOTO)
» Transplanti i kokës shumë shpejt do të jetë realitet
» A E Keni Parë Ndonjëherë Në Ëndërr Këtë Njeri?, Kujdes Kur Të Përgjigjeni!
» Hapet Autostrada Tiranë-Elbasan,Berisha: Endrra E Gjeneratave Realitet.Pres Blushin Në PD
» Modelja vlonjate thyen tabunë, foto nudo (FOTO)
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Kuriozitete Te Ndryshme & Enigmat e Universit :: Natyra & Kafshet
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi