AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Çfarë do të thotë të kryesh marrëdhënie në ëndërr?

Shko poshtë

Çfarë do të thotë të kryesh marrëdhënie në ëndërr? Empty Çfarë do të thotë të kryesh marrëdhënie në ëndërr?

Mesazh nga ♛Melody♛ Sat Aug 24, 2013 9:30 pm



Shpesh shihni ëndrra sikur jeni duke kryer marrëdhënie seksuale? Ato nga pak edhe ju shqetësojnë? Mirëpo, shpeshtësia dhe përmbajtja e tyre nuk janë dukuri e pazakontë dhe secila nga to i ka arsyet e veta të qarta. Janë shenja që tregojnë dëshirat, planet dhe brengat tona. 
Tradhtia
Të shohësh në ëndërr që partneri juaj po ju tradhton, është një përvojë shqetësuese, mirëpo kjo nuk do të thotë se tradhtia ndodh edhe në realitet. Më shpesh është pasojë e braktisjes emocionale. Nëse detyrimet afariste të partnerit tuaj janë shtuar, ndërsa ai ka gjithnjë e me pak kohë për t’ju kushtuar juve, ëndrra për tradhtinë e tij është pasojë e pritur.
Seks “i befasishëm”
Përvoja seksuale me dikë, i cili në realitet nuk ju ka tërhequr, tregon se ndonjë karakteristike e atij personi ju pëlqen shumë dhe që në mënyrë të fshehtë e dëshironi ta keni për vete.
Dashuri me një të panjohur
Është një nga ëndrrat më të zakonshme. I panjohuri në ëndërr, me të cilin konsumon një raport intensiv, korrespondon me një pjesë tënden që nuk e njeh, ose nuk arrin ta pranosh.
Seks me ish-in
Në këtë mënyrë truri juaj lirohet nga emocionet, veçanërisht nëse ai ose ju ka lënë. Nëse jeni tashmë në nje lidhje të rë, ëndrra e tillë mund të nënkuptojë se ju keni rënë në një rutinë. Ish-i është shfaqur si një shenjë se duhet përsëri ta nxisni pasionin.
Seks me shumë persona
Nëse keni parë në ëndërr sikur jeni duke bërë seks me shumë partnerë, diçka në jetën reale ju mungon. Nëse në ëndërr dominojnë femrat, ju mungon butësia, nëse janë meshkuj dhe keni qenë dominuese, atëherë ju mungojnë prekjet fizike, si p.sh. përqafimet dhe kapja përdore me partnerin, thonë ekspertet.
Personi që urreni
“Surprizë” mund të jetë ëndrra kur jeni në përqafim të zjarrtë me personin që vërtetë e urreni. Por, ndonëse duket e pamundur, do të thotë se ai person, sado që është i padëshirueshëm, ka cilësi që edhe ju dëshironi t’i keni.
Partneri i/e gjinisë së njëjtë
Mos bëni panik nëse ëndërroni seks me një partner të së njëjtës gjini. Kjo nuk do të thotë se keni ndryshuar orientimin seksual, por kërkoni më shumë mirëkuptim dhe përkujdesje nga partneri i juaj.
Seks në një vend publik
Një ëndërr e tille është tërësisht e lidhur me dëshirën tënde për të bërë gjëra të reja dhe nuk arrin të shprehesh ekzibicionizmin sepse ke frikë.
♛Melody♛
♛Melody♛

Çfarë do të thotë të kryesh marrëdhënie në ëndërr? Coolte21

Shteti Shteti : Çfarë do të thotë të kryesh marrëdhënie në ëndërr? Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi