Piktura erotike në zyrën e Sali Berishës (FOTO)
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni :: Politika Shqiptare & Opinione
Faqja 1 e 1
Piktura erotike në zyrën e Sali Berishës (FOTO)
Në qendër të pikturës autori paraqet organin e saj seksual. Mister si përfundoi te zyra e ish-kryeministrit
[url=http://www.shekulli.com.al/website/images/images14/berisha 3.jpg][/url]
[url=http://www.shekulli.com.al/website/images/images14/berisha-piktura fondacion.jpg][/url]
[url=http://www.shekulli.com.al/website/images/images14/berisha 2.jpg][/url]
[url=http://www.shekulli.com.al/website/images/images14/berishat te kepi i rodonit.jpg][/url]
[url=http://www.shekulli.com.al/website/images/images14/berishat te kisha franceskane.jpg][/url]
Në takimin më të fundit me gazetarët, në zyrën e re si ish-kryeministër, koka e Sali Berishës, ishte poshtë një pikture. E nënshkruar “Don Pedro”, punimi vaj në kanavacë, ka një sfond të kuq në të roztë, me elementë të florinjtë, me forma të çrregullta gjeometrike. Në qendër të pikturës me përmasa 1x1 metër, është një njollë e zezë, që në pamje të parë duket një kafshëz pa gjymtyrë. Me një vështrim të shpejtë, në fakt duket si flamuri kuq e zi dhe një shqiponjë e masakruar. Ashtu e shikon edhe një vizitor në profilin e Berishës në Facebook, që i shkruan në 23 tetor: “Të gjitha i shpjegon ajo shqiponja që ke në mure ashtu e shkatërrove në të vërtetë ja ke prerë kokë e këmbë”. Në fakt nuk është shqiponjë.
Të paktën sipas deklarimeve të autorit të ndjerë. Ai e krijoi këtë pikturë, duke ia kushtuar të dashurës së tij shqiptare, një vajze të re, që punonte në hotelin, ku autori, një shtetas i huaj, rreth 60 vjeç, ishte drejtor menaxhimi. Personi në fjalë, përveç menaxhimit, kishte hobi edhe pikturën dhe i frymëzuar nga lidhja erotike me shqiptaren, pikturoi eshte atë, duke simbolizuar në njollën e zezë, asmë pak dhe as më shumë, vaginën e saj. Këtë ai e deklaronte në çdo takim me vizitorët e hotelit, ku ai kishte ekspozuar krijimet e veta, derisa ditën kur u gjet i vdekur mëse 8 vite më parë, në vaskën e hotelit që drejtontePor ndërsa kjo dhe piktura të tjera të krijuara nga ish-drejtori i huaj prej vitesh ishin ekspozuar në hotel, është mister fakti se si ka përfunduar kjo pikturë në zyrën e ishkryeministrit Berisha në kullën përballë RTVSH-së.
Ndërsa ana tjetër është padituria e mjekut kardiolog për domethënien e artit pamor dhe simbolikat e tij, duke vënë një pikturë me vaginën e dashnores në zyrën kryesore ku ai pret median për konferencë shtypi, apo zyrtarët e huaj, që takojnë ish-kryeministrin. Edhe piktura e Lin Delisë, në zyrën private të Berishës Një skandal tjetër po me pikturat në zyrën e re private të ish-kryeministrit Berisha u zbulua, gati dy javë më parë.
Në fotot që ai kishte postuar vetë në profilin e vet në Facebook, duke treguar pritjet në zyrë në 15 tetor, me rastin e 69 vjetorit të lindjes, dukej edhe piktura që i ishte bërë dhuratë fondacionit “Nënë Tereza” drejtuar nga bashkëshortja e tij, Liri, prej koleksionistit italian Armando Nicoletti. Sipas nënshkrimit origjinal, dhuruesi Armando Nicoletti duke besuar se fondacioni i Liri Berishës merrej me të vërtetë me promovimin e figurës së Nënë Terezës, kulturës shqiptare dhe me vepra të tjerabamirësie, i dhuroi zonjës Berisha kryeveprën e piktorit shqiptar Lin Delija të titulluar “ShkodranJa”, NË 10 maj 2012. Pas më shumë se një vit, piktura në mënyrë enigmatike ka përfunduar te zyra e burrit të Liri Berishës.
Çifti Berisha, “relaks total” në Kepin e Rodonit
“Relaks total”, e ka titulluar albumin fotografive të hedhura në Facebook ish-kryeministri Berisha i cili këtë fundjavë ka vendosur që ta kalojë në Kepin e Rodonit bashkë me bashkëshorten e tij Liri. Ja se çfarë shkruan Berisha në postimin e tij: “Të dashur miq! Sot (dje) kalova një paradite mahnitëse turistike. Vizituam Kepin e Rodonit, Kishën e Skënderbeut. Një bizhu e vërtetë në fondin e trashëgimisë sonë fetare e kulturore në afresket e të cilës gjendej shqiponja eflamurit të prijësit tonë.
Rruga është shumë e bukur, gjarpëron në kodra që valëzojnë pikën fundore të Kepit. Në kilometrin e fundit në krahun verior, rreth një kilometër më tej, pothuaj në kepin e Kepit gjendet kështjella e Skënderbeut me muret rrethuese tashmë të mbuluara në të gjitha anët nga deti, por kulla dhe bedenat të ruajtura mire. Kepi ka pritur vizitorë të famshëm si Perandorin Maximilian i parë, por aty kudo me panoramën fantastike sundonte hija e gjithëfuqishme e Skënderbeut!
“Berisha “frikë” nga indiferenca e njerëzve“
Asgjë nuk është më keq se sa indiferenca e njerëzve”. Kjo thënie e filozofit anglez Edmund Burke është një nga citatet më të pëlqyera nga ish- kryeministri Berisha. Mbetet mister nëse kjo shprehje e vendosur në profilin e tij në Facebook nga kreu i qeveris ka lidhje me frikën e braktisjes nga miqtë dhe nga simpatizantët pas rënies së tij nga pushteti pasi e mbajti për 8 vite postin e kryeministrit. Nisur nga një tjetër thënie e tepër e parapëlqyer nga ish- kreu i qeverisë të marrë nga Winston Churchill, duket se Berisha është ende optimist për të ardhmen e tij politike, “Ata që bien duke luftuar, ngrihen përsëri”. Me fillimin e punës nga qeveria Rama, ish-kryeministri pritet që të ketë më shumë kohë për të ndjekur hobet e tij. Siç shkruan ati vetë. Është mjaft i interesuar për qëndrimi me familjen (gjatë fundjavave), ngjitjen në malin e Dajtit, ngrënien e mollëve të Korçës, të cilat i cilëson si më të mirat në botë, ndërtimi i rrugëve. Për këtë të fundit tashmë do e ketë të pamundur që të vijojë me prerjen e shiritave, pasi tashmë duhet të shohë në media rivalin e tij politik, Edi Rama.
“Leximi i librave, leximi i mesazheve noti, dhe natyrisht ipadi im”, shton Berisha si fushat ku është i interesuar . Sa i përket librave, deputeti Berisha ka listuar një sërë shkrimtarësh të huaj dhe vendas, midis të cilëve edhe Fan Nolin, i cili është i njohur në Shqipëri edhe për revolucionin e qershorit për të përmbysur regjimin e Ahmet Zogut. Ja cilat janë librat që pëlqen Berisha: Viti ’93 - Victor Hugo, Për kë bien këmbanat - Ernest Hemingway, Emri i Trëndafilit - Umberto Eco, Shkretëtira e Tartarëve - Dino Buzzati, Plaku dhe deti - Ernest Hemingëay, Atlas Shrugged - Ayn Rand, Lolita - Vladimir Nabokov, Kujtimet e Adrianit - Marguerite Yourcenar, Ngjyra e purpurt - Alice Walker, Ali Pasha biografi nga Sabri Godo, çdo gjë të shkruajtur nga Ismail Kadare, Ali Podrimja, Lasgush Poradeci, Fan Noli, Gjergj Fishta” etj. Sikundër është shkëputur prej 23 vitesh nga profesioni i mjekut, ish –kryeministri ka vendosur që të mos lexojë as libra mjekësie, duke u fokusuar tek romanet dhe tek ata politikë. Tek muzika, Berisha nuk është se ka një rrymë muzike të preferuar. Nga Beatles të cilat janë të njohur me këngët e tyre si” Let it be” e deri te Rihana. Beatles, Tom Jones, Elvis Prestley, Ricky Martin, Kanye West, Beyonce, Whitney Houston, Rihanna, Inva Mula, Rita Ora, Saimir Pirgu, Elita 5, Jacque Braille e shumë këngëtarë aktualë shqiptarë janë listuar nga kryeministri Berisha në shijet e tij muzikore. Edhe strategjia e ndjekur kur ishte në krye t PD-së, Berisha vendosi që të vendoste në krye të Forumit Rinor demokrat këngëtaren Greta Koçi apo përzgjedhjen e Çiljetës në Këshillin Kombëtar të PD-së duke lënë jashtë edhe themelues të PD-së si Besnik Mustaj. Ndërsa nuk mungoi që një vit më parë, të merrte pjesë në koncert me Rita Orën.
Similar topics
» Cilat janë 7 gafat e Sali Berishës?
» LIVE ne YouTube pershtypjet tuaja - Sali Berisha live ne emisionin Zone e Lire:
» FOTO/ Ja Kush Është E Dashura E Re E Shkëlzen Berishës
» Piktura Shqiptare..
» Së shpejti do ta thërrasë vjehërr Sali Berishën
» LIVE ne YouTube pershtypjet tuaja - Sali Berisha live ne emisionin Zone e Lire:
» FOTO/ Ja Kush Është E Dashura E Re E Shkëlzen Berishës
» Piktura Shqiptare..
» Së shpejti do ta thërrasë vjehërr Sali Berishën
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni :: Politika Shqiptare & Opinione
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi