AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

65-vjeçarja tenton të vetëdigjet me nipërit, s’kanë bukë të hanë

Shko poshtë

65-vjeçarja tenton të vetëdigjet me nipërit, s’kanë bukë të hanë Empty 65-vjeçarja tenton të vetëdigjet me nipërit, s’kanë bukë të hanë

Mesazh nga ♛Melody♛ Sun Nov 03, 2013 1:46 am


65-vjeçarja tenton të vetëdigjet me nipërit, s’kanë bukë të hanë Fier-gruaja-me-dy-niperit

FIER – Një 65-vjeçare tenton të vetëdigjet para prefekturës së Fierit bashkë me dy nipërit e saj të mitur. Fatmira Licaj, nga fshati Kremenar i Mallakastrës, nuk e ka duruar dot më skamjen dhe bashkë me një shishe benzinë më vete i është drejtuar mesditën e djeshme prefekturës së Fierit. Thirrjet për padrejtësitë që i janë bërë dhe paralajmërimet se do t’i vinte flakën vetes bashkë me dy fëmijët që mbante në dorë, kanë tërhequr vëmendjen e punonjësve të prefekturës. Ata dolën për të qetësuar gruan që bërtiste jashtë, por konstatuan se mbante në dorë një shishe me benzinë. Ka qenë ndërhyrja e punonjësve që shmangu një tragjedi të mundshme, pasi 65-vjeçarja duket se ishte parapërgatitur në kushtet e një tronditjeje të fortë psikologjike për tu vetëdjegur. 
E lodhur nga varfëria e tejskajshme dhe burokracitë shtetërore, 65-vjeçarja, së bashku me dy fëmijët e djalit, Emanuelin dhe Anën, ka kërkuar dje ndihmën e institucionit të prefektit. Pasi është qetësuar situata, Fatmira Licaj u shpreh dje se po përballej me një gjendje të rëndë familjare. Djali i saj ishte paralizuar që prej shumë vitesh kur kishte qenë ushtar. Kur fëmijët ishin ende të vegjël, nusja e djalit u largua nga banesa duke braktisur edhe fëmijët e saj. Fatmirës i mbeti barra e rëndë të kujdesej për djalin e paralizuar, por edhe për dy fëmijët e tij. Sipas saj, të birit nuk i kishin dhënë as KEMP-in, ndonëse ai është i paralizuar dhe nuk ecën dot. “Më mirë të vetëflijohem sesa të jetoj kështu. Më këputet shpirti kur i shoh këta fëmijë pa ngrënë e në kushte të vështira. Kam kërkuar derë më derë ndihmë dhe ma kanë mbyllur derën. Askush nuk na ka trajtuar si qenie njerëzore. Këtu erdha t’i jap fund kësaj fatkeqësie që na ka zënë ne të treve dhe t’i vija flakën vetes”, u shpreh me lot në sy 65-vjeçarja. Ndërsa vogëlushja Ana, vetëm 6 vjeçe, e trembur nga rrëmuja e shkaktuar dhe thirrjet e gjyshes, u shpreh se nuk kishin as për të ngrënë në shtëpi. “Nuk kemi asgjë. As bukë në shtëpi. Nëna na jep vetëm patate të ziera, çdo ditë. Nuk më hahen”, tha e mitura. “Prefekti sapo u njoh me shqetësimin e familjes, përveç ndihmës modeste financiare nga stafi i administratës, do të nisë menjëherë procedurat për t’i dhënë kësaj familjeje ndihmë ekonomike”, u shpreh shefi i Emergjencave Civile në prefekturën Fier, Viron Balla. /Panorama/
♛Melody♛
♛Melody♛

65-vjeçarja tenton të vetëdigjet me nipërit, s’kanë bukë të hanë Coolte21

Shteti Shteti : 65-vjeçarja tenton të vetëdigjet me nipërit, s’kanë bukë të hanë Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi