Dhjetë shpikjet që ndryshuan botën
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Shkenca - Teknologjia - Interneti
Faqja 1 e 1
Dhjetë shpikjet që ndryshuan botën
Po sjellim listën e dhjetë shpikjeve më të rëndësishme sipas vlerësimit të sajtit “Clicktop”.
1. Studimi i baktereve
Disiplina e biologjisë, që merret me studimin e baktereve, organizmave që nuk mund të shihen me sy, nisi të zhvillohej gjatë shekullit të 20-të, dhe i bashkon biologjinë dhe shkencat inxhinierike. Bëhet eksperimente me qëllim të krijimit të baktereve të cilat gjatë shpërthimit pas përplasjes me virusin shkatërrojnë trupat patogjene.
2. Rrjeti botëror global
Emri që përdoret më së shpeshti për këtë shpikje është ueb-i. Shpikës janë anglezi ser Tim Berners Lee dhe belgjiani Roneret Kaj, shkencëtarë të Cern-it. Shumëkush Web-in e identifikon me internetin. Por Web-i është vetëm një nga shërbimet e botës virtuale të internetit.
3. Aeroplani
Vilbur Rajt dhe vëllai i tij katër vjet më i ri, Orvit, kanë meritat që në një ditë të vrenjtur dhjetori të vitit 1903 realizuan ëndrrën shekullore të mitit për njeriun e parë fluturues Ikar , që si zogu t’i ngjitet qiellit mbi re. Këta vëllezër njihen si konstruktorët e parë të avionëve modernë dhe pilotë të fluturimit të parë në fluturake motorike.
4. Tranzistori
Në laboratorin e Aleksandar Bel treshja: Wiliam Shokli, John Bardin dhe Walter Britain në vitet pas Luftës së Dytë Botërore punuan pa ndërprerje në gjysmëpërçuesit dhe efektet e transistorit. Për zbulimin e transistorit bipolar dhe gjysmëpërçuesit më 1956 janë shpërblyer me Çmimin Nobel.
5. Poçi elektrik
Para Tomas Edisonit dhjetëra shkencëtarë janë marrë me zbulimin e mjeteve që do të emetonin dritë. Në fillim të shekullit të 19-të, Humphry Dave prodhoi dritën e parë nga një trup i skuqur duke ngrohur një copë platin. Zbulimi i poçit elektrik i atribuohet Edisonit, i cili e bleu dhe e përsosi patentin e hulumtuesve Henri Woodward dhe Methiu Evans.
6. Antibiotiku
Vetëm në shekullin e 20-të njerëzimi pati rastin të mbrojë më mirë shëndetin e vet. Në saje të kërkimeve të francezit Ernest Dychaien, doktorit nga Costarica Picad Twhite , skocezit Aleksandar Flamingut të cilët më 1928 zbulkuan pencilinën, dhe në fund australiani Howard Florie njeriu nisi të shërohej me antibiotikë.
7. Alfabeti i Morsit
Ndonëse kishte studiuar kiminë e filozofinë, Samuel Finli Briz Morsi vendin në botën e shkencëtarëve të famshëm e siguroi duke zbuluar metodat telegrafike për transmetimin e porosive në largësi. Në këtë mënyrë çdo shkronjë u zëvendësua me sinjal tonik të shkurtër, të gjatë dhe tëkombinuar.
8. Letra
Shpikësit e letrës jetonin si besnikë në pallatin e Dinastisë Vu në periudhën nga viti 140 deri 80 para erës sonë. Receptura e parë bazohej në bambus dhe pëlhurë të tretur në ujë. Fshehtësia e bërjes së letrës është ruajtur një kohë të gjatë. Përmes Lindjes së Afërme letra së pari arriti deri në Turqi, e më vonë gjatë shekullit të 13-të edhe në Evropën Qendrore.
9. Kompasi
Edhe kjo shpikje e ka rrënjën në Lindjen e Largët. Vlerësohet se u zbulua gjatë sundimit të Dinastisë Han, e cila sundoi katër shekuj atë territor dhe e cila përnda trashëgimia historike ishte njëra nga më me ndikim.
10. Rrota
Rrota është shpikja më e afërta për të kënaqur dëshirat shekullore njerëzore për të ndërtuar prepetuum mobile. Sipas pohimeve të shkencëtarëve rrota vë në lëvizje qytetërimin që nga mileniumi i pestë para erës sonë dhe konsiderohet se detyra e parë e saj ishte të lëvizë qerren prej terrakote.

Similar topics
» 10 shpikjet më të famshme të Kinës së Lashtë
» Pesë stuhi që ndryshuan historinë
» Dhjetë misteret më të mëdha të Biblës
» Dhjetë divorcet më të çuditshme në botë
» Të tradhton?! Dhjetë lëvizjet për ta lënë
» Pesë stuhi që ndryshuan historinë
» Dhjetë misteret më të mëdha të Biblës
» Dhjetë divorcet më të çuditshme në botë
» Të tradhton?! Dhjetë lëvizjet për ta lënë
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Shkenca - Teknologjia - Interneti
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi