AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arrestohet mësuesi pedofil, ngacmoi seksualisht nxënësen

Shko poshtë

Arrestohet mësuesi pedofil, ngacmoi seksualisht nxënësen Empty Arrestohet mësuesi pedofil, ngacmoi seksualisht nxënësen

Mesazh nga ♛Melody♛ Sun Nov 03, 2013 1:14 am


Arrestohet mësuesi pedofil, ngacmoi seksualisht nxënësen Malishev-euml-m-euml-suesi-pedofil-kapet-n-euml-flagranc-euml_hd

Një mësues ka ngacmuar seksualisht një nxënëse të shkollës fillore Malishevë të Kosovës. Rasti i rëndë, i abuzimit me të mitura nga vetë mësuesit ka ndodhur më 28 tetor në Malishevë, por që deri dje është mbajtur në heshtje, larg opinionit.
Mësues 59-vjeçar, me inicialet R. M. është arrestuar nga policia, për veprën penale të ngacmimit seksual, pasi është gjetur në një dhomë me një nxënëse të shkollës fillore ‘’Ibrahim Mazreku”, në një dyqan të këpucëve në Malishevë.
Rasti ndodhi tri ditë më parë, por policia rajonale në Prizren e ka mbajtur në heshtje. I pyetur rreth rastit, zëdhënësi rajonal i policisë në Prizren, Hazir Berisha, tha se zyra e tij ka vepruar, për të ruajtur identitetin e vajzës së mitur, që është edhe nxënëse.
Berisha ka konfirmuar për Zëri-n se i arrestuari është mësues në shkollën fillore “Ibrahim Mazreku” të Malishevës, i lindur në vitin 1954, ndërsa bashkë me të është arrestuar edhe pronari i dyqanit të këpucëve, i cili kishte lejuar që lokali i tij të përdorej për një takim të kësaj natyre.
“Për këtë rast policinë e ka njoftuar një qytetar, i cili ka telefonuar duke thënë se një arsimtar ishte mbyllur në një lokal me një vajzë të mitur. Policia ka reaguar shpejt, duke gjetur lokacionin dhe pas kërkesës së policisë i dyshuari ka hapur derën e dhomës, ku ishte bashkë me vajzën e mitur”, tha Hazir Berisha, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit. Ai po ashtu pohoi se nuk ka pasur ndonjë kontakt seksual ndërmjet mësimdhënësit dhe të miturës pasi që rasti është lajmëruar me kohë. Berisha nuk pranoi t’i japë as inicialet e të miturës me qëllim të mbrojtjes së identitetit të saj.
Ai konfirmoi se Berisha tha se dy të dyshuarve të arrestuar, mësuesit dhe pronarit të lokalit, u është caktuar masa e paraburgimit deri 48 orë, por nuk është i sigurt nëse ata vazhdojnë të jenë në paraburgim sepse ,sipas tij, çështja i kalon Prokurorisë, por sipas burimeve jozyrtare të arrestuarit janë liruar nga qendra e mbajtjes dhe janë në arrest shtëpiak.
Burime të gazetës kanë thënë se i njëjti mësimdhënës ka edhe raste të tjera të këtij lloji, por policia e Prizrenit thotë se zyrtarisht nuk ka të dhëna për diçka të tillë.
/Shekulli Online/ E.L./

♛Melody♛
♛Melody♛

Arrestohet mësuesi pedofil, ngacmoi seksualisht nxënësen Coolte21

Shteti Shteti : Arrestohet mësuesi pedofil, ngacmoi seksualisht nxënësen Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi