6 Arsye Pse Është Mirë Të Jesh “Single”
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Kendi i Antareve & Zona e Lire ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Dashuria & Erosi
Faqja 1 e 1
6 Arsye Pse Është Mirë Të Jesh “Single”
Jeni të vetëm për një kohë të gjatë dhe u mërzitët nga pyetjet pse nuk keni të dashur?
Mos u shqetësoni, shikojeni anën pozitive dhe gjeni arsyet pse është më mirë të jesh “single”.
Punësimi
Është sekret publik se femrat që nuk janë në një lidhje serioze, e kanë më lehtë të punësohen. Pse më lehtë i fitojnë pozitat në punë? Më shpesh për shkak se ato që janë në prag apo në martesë, shikohen sikur njerëz që në të ardhmen do të kenë më shumë obligime private dhe ato do të jenë pengesë për të punuar edhe jashtë orarit të punës.
Jeni më të dobët
Njerëzit kur fillojnë një lidhje fillojnë të shëndoshen. Psikologjia “më kam një njeri që më donë kështu si jam” fillon të punojë dhe njeriu çlirohet. Dukja nuk është në plan të parë, ndërsa numrat e gardërobës rriten.
Liri në zgjedhje
Asnjë ëndërr e juaja nuk do të hasë në pengesë. Kur jeni në çift ekzistojnë shumë sakrifica, nuk mund të bëni atë që ju doni. Për shembull të studioni në një vend të largët, të pranoni ofertën për punë në ndonjë qytet tjetër. Kur jeni vetëm asgjë nuk ju ndalon.
Takoni më shumë njerëz
Njoftimi i njerëzve të rinj shkon më lehtë kur jeni vetëm. Keni më shumë liri gjatë daljeve, nuk jeni të kufizuar nga dëshirat e partnerit dhe mund të shkoni ku të dëshironi. Kjo sigurisht që ndikon në zgjerimin e njohjeve të reja.
Më shumë kohë për miqtë
Kur i kushtoni vëmendje më shumë një personi që është pran jush, jeni më pak të pranishëm në jetën e të tjerëve. Kur jeni single keni mundësi që më shpesh të takoheni më miqtë, të shkëmbeni eksperienca dhe të argëtoheni.
Më pak stres
Dashuria ka edhe anën e vet të keqe. Shpesh zënkat dhe pamundësia për të gjetur kompromis për diçka, është ajo ana e keqe. Kur jeni të vetëm nuk ka zënka, nuk ka ligjërata. Përgjigjeni vetëm para vetes./riniaforum
Similar topics
» Pse një birrë është më e mirë se një femër
» Sa e keqe dhe e mirë është Marjuana?
» Cila është bukuroshja “VIP” me gjoksin më të mirë?
» Zbuloni disa arsye pse nuk keni fat ne dashuri
» Vesa Luma: Cila kohë është më e mirë, nuk e di
» Sa e keqe dhe e mirë është Marjuana?
» Cila është bukuroshja “VIP” me gjoksin më të mirë?
» Zbuloni disa arsye pse nuk keni fat ne dashuri
» Vesa Luma: Cila kohë është më e mirë, nuk e di
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Kendi i Antareve & Zona e Lire ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Dashuria & Erosi
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi