AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Një banjë romake ende në përdorim pas dy mijë vjetësh

Shko poshtë

Një banjë romake ende në përdorim pas dy mijë vjetësh Empty Një banjë romake ende në përdorim pas dy mijë vjetësh

Mesazh nga ♛Melody♛ Thu Oct 17, 2013 7:28 pm

Rrënojat romake rrallë ndodh që të jenë vende të zhurmshme, plot me njerëz, të qeshura dhe jetë. Por Eduard Leuis (Edward Lewis) shkoi në një të tillë, një vend ku mund të bësh banjë, të shijosh shoqërinë dhe jetën, njësoj siç patën bërë romakët që e ndërtuan këtë vend
Mrekullia
Një banjë romake ende në përdorim pas dy mijë vjetësh Banja-romake-1-150x150Një banjë romake ende në përdorim pas dy mijë vjetësh Banja-romake-2-150x150Një banjë romake ende në përdorim pas dy mijë vjetësh Banja-romake-3-150x150

Të shohësh njerëz të moshës së mesme të zhytur në ujë me flluska sapuni nuk është diçka që përbën lajm për mua dhe natyrisht kjo nuk ishte as arsyeja ime për udhëtimin drejt Algjerisë verilindore.
Unë kam ardhur të shoh banjat romake në Khenshela dhe nuk e pashë siç duhet faktin se për shumë nga popullata lokale, ky vend nuk është tërheqës për shkak se është një mrekulli arkitekture e botës së lashtë në gjendje perfekte, por është tërheqës për shkak se ka një furnizim të bollshëm me ujë të ngrohtë dhe ende sërish falas, në dy pishina të hapura.
I veshur tërësisht dhe pa peshqir me vete, vendësit më panë, ndërsa ecja përreth pishinave duke vrarë mendjen nëse vizita ime ishte e përshtatshme. Siç ndodh në shumë situata të tilla, nuk kisha pse të shqetësohesha. Algjeria, si e gjithë pjesa tjetër e rajonit, ka një nivel të mirë modestie, bujarie dhe ngrohtësie ndaj të huajve. Brenda dhjetë minutave, ndërsa bisedoja në frëngjisht apo në arabishten time egjiptiane, u rrethova nga një grup burrash me kostume banje të gatshëm për t’iu përgjigjur pyetjeve të mia mbi banjat dhe historinë e tyre.
Ne po qëndronim pranë banjës më të vogël, një pishinë me formë të mrekullueshme katrore të bërë me blloqe guri të bardhë, që qenë lëmuar nga shumë shekuj përdorimi. Kompletuar me një cep ku mund të ulesh, ajo ngjante me një vend me të vërtetë të lashtë.
“Romakët e ndërtuan këtë para Jezusit”, thirri një burrë, ndërsa mbante një shishe shampoje në dorë. Një tjetër shtoi: “Por ato u dëmtuan gjatë një tërmeti dhe pastaj erdhën osmanët që i riparuan”.
Në të vërtetë ka pasur një tërmet në shekullin e 14. Edhe pse datat e tyre janë paksa të gabuara, nuk mund të ankohesh për entuziazmin dhe krenarinë e tyre.
Në fakt, ndërsa u afrova te cepi dhe futa këmbët në ujin e gjelbër në blu, pata përshtypjen se me të vërtetë asgjë nuk ka ndryshuar që nga koha kur banjat u ndërtuan në shekullin e parë pas Krishtit. E vetmja gjë më e vonë janë disa ndërtesa osmane prej tulle që përdoren për t’u ndërruar dhe natyrisht, dyert e ndërtesës janë të kohës sonë prej plastike.
Edhe funksionet e rëndësishme shoqërore të banjave janë ruajtur – problemet familjare diskutohen dhe zgjidhen këtu dhe shakatë e historitë shkëmbehen, e qeshura bën jehonë.
Sporti debatohet me zemër, politika jo edhe aq në këtë vend – ku frika është e madhe nga përgjimet pas një lufte të përgjakshme civile dhe ku një diskutim i pakujdesshëm mund të të kushtojë jetën. Shumë pak janë njerëzit që kanë dëshirë për më shumë konflikt – ky është edhe një nga shpjegimet më bindëse se pse Pranvera Arabe as që e preku fare Algjerinë, ndërsa përmbysi vendet fqinje.
Përveç bashkësisë, ajo që e bën Khenshelën të ndryshme nga shumë vendet e tjera arkeologjike të Algjerisë, është fakti se pavarësisht se është nga më të voglat dhe më pak të njohurat, është gjithashtu një zonë ku mund të bashkëbisedosh lehtë me banorët vendas.
Në ditët para vizitës, unë pashë mundësinë për të shkuar te disa nga zonat arkeologjike më të njohura të vendit:
Tipasa, një qytet i mrekullueshëm anash detit në brigjet e Mesdheut, dikur e famshme për peshkun;
Timgad, një shembull perfekt i një qyteti romak me planifikim urban që në lashtësi kishte 15 mijë banorë;
Dhe pastaj vendi më i pëlqyer prej meje:
Xhemela (do të thotë shumë e bukur në arabisht) – që gjendet në një luginë të harlisur me një shesh tregu që duket sikur ka ndaluar së përdoruri vetëm shekullin e kaluar.
Megjithatë në gjithë këto vende unë nuk pata shansin të flas me askënd.
Në Kenshela unë u përshëndeta e pata biseda të këndshme me banorët gjysmë të zhveshur, ku më i riu më renditi emrat e çdo futbollisti anglez të njohur për të më bërë përshtypje.
“A ke qenë në Khemisa?” – më pyeti një i moshuar.
“Jo”, iu përgjigja në përgjithësi pa e ditur se çfarë donte të më thoshte apo çfarë kishte atje. “Atëherë duhet të shkosh. Është amfiteatri romak më i mirëruajtur në vend – xhemela, shumë e bukur!”
Unë kontrollova librin tim të udhëtimit. Aty nuk përmendej fare Khemisa. Miku im i mbuluar me peshqir vuri gishtin në hartë, ku tri pika tregonin një vend me interes historik, një nga dhjetëra pikat që gjenden në të gjithë Algjerinë. Hipa në makinë dhe përgatita veten për një udhëtim tjetër solidar – sërish mirënjohës për njerëzit që takova në banjë.
♛Melody♛
♛Melody♛

Një banjë romake ende në përdorim pas dy mijë vjetësh Coolte21

Shteti Shteti : Një banjë romake ende në përdorim pas dy mijë vjetësh Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi