Çfarë tregojnë shijet e preferuara të ushqimeve për ju
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Shqiperia Etnike ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Kuzhina Shqiptare & Si Te Ushqehemi :: Si te Ushqehemi
Faqja 1 e 1
Çfarë tregojnë shijet e preferuara të ushqimeve për ju
Ndoshta jeni vërtet çfarë hani! Njerëzit që preferojnë ëmbëlsirat kanë më shumë gjasa të jenë altruistë dhe bashkëpunues, tregon një kërkim në revistën për personalitetin dhe psikologjinë shoqërore.
Kërkuesit u drejtuan pyetje 55 studentëve në lidhje me personalitetin e tyre dhe më pas ata renditën 50 ushqime të ndryshme që pëlqenin, të ndara në pesë lloje shijesh: pikante, me kripë, të hidhura, të tharta dhe të ëmbla.
Pjesëmarrësit që i renditën ushqimet e ëmbla në krye të listës së tyre kishin nivel më të lartë të rënies dakord.
Në një tjetër studim, të njëjtët kërkues zbuluan se kur studentëve u jepej një ushqim i ëmbël, për shembull qumësht me çokollatë pas një biskote ose kur nuk kishin ngrënë asgjë, ata prireshin të dilnin vullnetarë për t’ia kushtuar kohën një profesori.
Kjo nuk është hera e parë që shkencëtarët kanë zbuluar një lidhje midis preferencave të shijeve dhe personalitetit. Kuptoni personalitetin tuaj përmes shijes së parapëlqyer.
Shije të ëmbla
Karakteristika: Bashkëpunues dhe tolerantë
Në studimin e ri, pjesëmarrësit që hëngrën diçka të ëmbël ishin më të prirur të dilnin vullnetarë, më bashkëpunues dhe më tolerantë ndaj çështjeve që u parashtroheshin krahasuar me personat që nuk hëngrën ëmbëlsira.
Shije pikante
Karakteristika: Aventurierë
E kujt do t’i kishte shkuar në mendje se patatinat pikante që hëngrët dje mund të tregojnë një tipar tepër të rëndësishëm për ju: jeni aventurier. Në kërkimin e bërë, studentët që kishin rezultate të larta në testin e sjelljes së rrezikshme, pëlqenin shumë shijet pikante. Nga ana tjetër, personat që merrnin pjesë në aktivitete jo të rrezikshme, ishin më pak të tërhequr nga shijet djegëse ose pikante.
Shije me biftek, bekon dhe pica
Karakteristika: Të shoqërueshëm
Produktet e mbushura me yndyrë dhe proteina nxisin dëshirën për të ngrënë akoma më shumë, por gjithashtu tregojnë një të dhënë për personalitetin tuaj, sipas kërkuesve të Qendrës së Ndijimit Monell. Meqenëse vaktet e rënda shijohen zakonisht me miqtë dhe familjen, shija e bekonit, biftekut ose picës që gjendet në lloje të ndryshme patatinash apo bukësh të thekura, është nxitëse e kujtimeve të kohërave të kaluara bukur.
Shije e kripur
Karakteristika: Të qetë
Uji e tërheq kripën, kështu që ata të cilët e pëlqejnë atë në ushqim janë zakonisht tipa që “ecin me rrymën”, tregojnë kërkuesit. Megjithatë nuk duhet të ngatërroni personat të cilët e pëlqejnë kripën si një zgjedhje të shëndetshme në shijet e tyre, që karakterizohen nga një personalitet i qetë, që rrallë mërzitet, me personat të cilët vuajnë nga presioni i lartë i gjakut.
Shije e hidhur
Karakteristika: Të matur
Bëhet fjalë për produkte si uthulla, ullinjtë dhe kafeja e zezë. Kërkuesit e Universitetit të Nju Jorkut zbuluan se shijet e hidhura lidhen me gjykimin e ashpër. Kur njerëzve iu kërkua të jepnin mendimin mbi çështje të ndryshme, pasi kishin konsumuar një pije të hidhur, u zbulua se grupi i këtyre njerëzve ishte 27 për qind më i ashpër sesa grupi i njerëzve që kishin konsumuar ujë.
Similar topics
» Ngjyrat tona të preferuara, çfarë tregojnë
» Çfarë tregojnë sytë për shëndetin tuaj
» Çfarë tregojnë princeshat e Diznejt për karakterin tuaj
» 9 shenjat që tregojnë se do të jetosh gjatë
» Dokumente që tregojnë shqipen më të vjetër se greqishtja!
» Çfarë tregojnë sytë për shëndetin tuaj
» Çfarë tregojnë princeshat e Diznejt për karakterin tuaj
» 9 shenjat që tregojnë se do të jetosh gjatë
» Dokumente që tregojnë shqipen më të vjetër se greqishtja!
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Shqiperia Etnike ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Kuzhina Shqiptare & Si Te Ushqehemi :: Si te Ushqehemi
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi