AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Çfarë tregojnë princeshat e Diznejt për karakterin tuaj

Shko poshtë

Çfarë tregojnë princeshat e Diznejt për karakterin tuaj Empty Çfarë tregojnë princeshat e Diznejt për karakterin tuaj

Mesazh nga ♛Melody♛ Mon Oct 28, 2013 2:51 am

Një shpjegim frojdian mbi heroinat e fëmijërisë së vajzave, që tashmë janë rritur dhe e kanë formuar personalitetin në bazë të përrallave të parapëlqyera
Cosmopolitan
Çfarë tregojnë princeshat e Diznejt për karakterin tuaj Dizney-1Më thuaj cila heroinë e filmave vizatimorë të pëlqen, të të them kush je. Njihuni me atë çka thotë princesha juaj e preferuar për ju, sipas një analize të thjeshtë të revistësCosmopolitan.
Arieli
Ju keni flokë të kuq, natyralë ose të lyer. Kur ishit në gjimnaz bënit pjesë në grupin elitë të vajzave të shkollës. Mund t’ju ketë ndodhur që të keni dalë me një djalë në një takim dhe papritur keni shpërthyer në lot. Kjo sepse ju interesoheni për gjëra që persona të tjerë nuk duan t’ia dinë. Vendimet tuaja në jetë janë impulsive dhe varen shumë nga meshkujt që keni në krah.
E Bukura
Me shumë gjasa ju keni edhe lente, edhe syze, por preferoni të përdorni këto të fundit. Jeni e dhënë pas mbledhjes së gjërave teknologjike. Mund t’ju ketë ndodhur ta lini një djalë vetëm, sepse nuk shqiptoi siç duhet një frazë në gjuhë të huaj, pavarësisht se ai mund të ketë pasur mirëqenie ekonomike. Miqtë ju thonë se jeni shumë përzgjedhëse. Ju pëlqejnë librat e veçantë dhe keni mendime për gjëra që shumë njerëz as nuk e vrasin mendjen t’i mendojnë.
Xhazmina
Kur ju dhe mikeshat tuaja qëndroni natën vonë në një bar, ju mund të qëndroni me krahët e kryqëzuar duke ia ngulur sytë djemve simpatikë, por të tmerrshëm që flirtojnë me shoqet e tjera. Gjëja e vetme që doni me të vërtetë në botë pa kushte është kafsha juaj shtëpiake, por që edhe kjo mund t’jua sjellë ndonjëherë në majë të hundës. Zakonisht jeni të ngrysura, por ndonjëherë dhuroni një buzëqeshje.
Hirushja
Çfarë tregojnë princeshat e Diznejt për karakterin tuaj Dizeny-2Ju jeni një oportuniste. Ju pëlqen t’i thoni gjërat si një pyetje dhe në një farë mënyre e jetoni jetën në një flluskë pozitivizmi. Punoni shumë, por mendoni se meritoni gjëra më të mëdha. E mira e karakterit tuaj është se jeni të durueshme dhe të sjellshme. Gjithashtu bëni shumë për njerëzit e tjerë.
Bukuroshja e fjetur
Nëse ju pëlqen Bukuroshja e fjetur, atëherë jeni një person që lodhet shpejt dhe që gjithashtu e adhuron gjumin apo kalimin e kohës pa bërë ndonjë gjë të rëndësishme.
Pokahondas
Gjithnjë keni pasur probleme me autoritetin e babait tuaj. Ai ëndërron për ju një djalë të urtë që nuk ia ka haberin fare për aventurat që ju kërkoni. Megjithatë, nuk është e qartë nëse djemtë me të cilët dilni ju pëlqejnë, apo e bëni këtë sa për të nevrikosur babanë tuaj. Mund t’ju pëlqejë piktura, por nuk keni shumë mundësi ta aplikoni atë.
Mulan
Nuk jeni e kujdesshme në të pirë, sepse çdo ditë derdhni ndonjë gjë në veshjen që keni dhe nuk dini të ecni mbi taka. Mënyra juaj e të folurit është paksa agresive dhe jeni shumë rehat kur shoqëroheni me meshkuj. Ndonjëherë në të rrallë jeni edhe emocionale, por shumicën e kohës ju karakterizon shpërqendrimi.
Borëbardha
Keni prirjen të dilni me djem që nuk janë pjesë e preferencave tuaja fizike, por veproni kështu sepse ndiheni më të sigurta sesa të ndërmerrni një rrezik me dikë që ju pëlqen shumë. Është gjë e mirë që nuk jeni shumë e dhënë pas pamjes së jashtme, por të bësh dashuri me djem simpatikë ka bukurinë e vet. Duhet të paktën të përpiqeni një herë.
Esmeralda
Çfarë tregojnë princeshat e Diznejt për karakterin tuaj Dizney1Ju pëlqen të thoni histori qesharake sa herë keni mundësinë, pa marrë parasysh se njerëzit përreth jush mund t’i kenë dëgjuar ato shumë herë. Njerëzit ju durojnë, sepse keni një lloj sharmi qesharak. Jeni tepër tradicionale, por jo të gjithë e dinë këtë. Në dashuri përzgjidhni më tepër meshkujt simpatikë sesa ata që ju duan vërtet.
Meg te Herkuli
Jeni lloji i vajzave që u pëlqen t’i joshin meshkujt dhe të marrin prej tyre atë ç’ka dëshirojnë. Nuk mund ta mohoni se jeni materialiste, por kujdeseni shumë për veten dhe pamjen tuaj të jashtme. Nuk lini asnjë rast pa shfrytëzuar dhe me këdo që keni pranë, jeni në një farë mënyre të lidhur nga interesi. Për ju do të jetë e vështirë të mësoni si të bini përsëri në dashuri me një djalë që është i thjeshtë.
Raperonzola
Jeni rritur e ledhatuar dhe kështu ju pëlqen t’i vazhdoni gjërat. Ju keni krijuar botën tuaj të vogël, ku gjërat janë perfekte. Jeni shumë e kujdesshme dhe mendoni se kushdo ka një zemër të mirë dhe se e keqja nuk ekziston. Ndonjëherë stresoheni shumë, ndaj ju duhet të jeni më e qetë dhe t’i hapni sytë më shumë për të kuptuar botën e vërtetë.
 
Borëbardha tregon se ju keni prirjen të dilni me djem që nuk janë pjesë e preferencave tuaja fizike, por veproni kështu sepse ndiheni më të sigurta
Nëse në fëmijëri ju ka pëlqyer Pokahondas, me shumë gjasa tani po përjetoni probleme me autoritetin e babait që dëshiron për ju një jetë të zakonshme
Nëse ju pëlqen Esmeralda te Katedralja e Parisit, atëherë duhet ta dini se keni një sharm qesharak dhe jeni tepër tradicionale
Arieli tregon se vendimet tuaja në jetë janë impulsive dhe varen shumë nga meshkujt që keni në krah
♛Melody♛
♛Melody♛

Çfarë tregojnë princeshat e Diznejt për karakterin tuaj Coolte21

Shteti Shteti : Çfarë tregojnë princeshat e Diznejt për karakterin tuaj Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çfarë tregojnë princeshat e Diznejt për karakterin tuaj Empty Re: Çfarë tregojnë princeshat e Diznejt për karakterin tuaj

Mesazh nga ♛Melody♛ Mon Oct 28, 2013 7:06 am

E Bukura
Me shumë gjasa ju keni edhe lente, edhe syze, por preferoni të përdorni këto të fundit. Jeni e dhënë pas mbledhjes së gjërave teknologjike. Mund t’ju ketë ndodhur ta lini një djalë vetëm, sepse nuk shqiptoi siç duhet një frazë në gjuhë të huaj, pavarësisht se ai mund të ketë pasur mirëqenie ekonomike. Miqtë ju thonë se jeni shumë përzgjedhëse. Ju pëlqejnë librat e veçantë dhe keni mendime për gjëra që shumë njerëz as nuk e vrasin mendjen t’i mendojnë.
♛Melody♛
♛Melody♛

Çfarë tregojnë princeshat e Diznejt për karakterin tuaj Coolte21

Shteti Shteti : Çfarë tregojnë princeshat e Diznejt për karakterin tuaj Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi