9 shenjat që tregojnë se do të jetosh gjatë
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Kuriozitete Te Ndryshme & Enigmat e Universit
Faqja 1 e 1
9 shenjat që tregojnë se do të jetosh gjatë
Ja ku vijnë të dhënat e fundit të shkencës, të bazuara në disa shenja, që përcaktojnë se ju keni jetë të gjatë dhe këshilla që mund t’i zbatoni për të zgjatur jetën tuaj.
1- Mamaja ka qenë e re kur të ka lindur?
Nëse nëna juaj ka qenë nën 25 vjeç kur ju ka lindur, ju keni 2 herë mundësi më shumë të bëheni 100 vjeç, sesa dikush që është lindur nga një nënë e madhe në moshë – kjo sipas shkencëtarëve të Universitetit të Çikagos. Ata mendojnë se, sa më e re të jetë nëna, aq më i shëndetshëm është fetusi. Ke pasur peshë normale në adoleshencë.
2- Të pëlqen shumë çaji
Të dyja llojet e çajit, si ai jeshili, ashtu dhe i ziu, përmbajnë një dozë të përqendruar katekine, substancë që ka vlera mbrojtëse dhe qetësuese në qarkullimin e gjakut.Studime të tjera, të kryera për çajin e zi, nxjerrin të njëjtat rezultate. Ju duhet të pini një ose 2 filxhanë çaji në ditë, për të filluar të kujdesesh për zemrën, vetëm sigurohuni që çaji që pini të jetë i ri. Çajrat e ftohta, që gjenden rëndom në supermarkete, nuk kanë të njëjtat efekte pozitive për shëndetin. “Sapo u shtojmë ujë fletëve të çajit, katekina e tyre humbet vlerat brenda pak ditëve”, – thotë Jeffrey Blumberg-i, dietolog dhe shkencëtar në Universitetin “Tuft-it”. Edhe studime të tjera, tregojnë se, kur çajit i shtohet qumësht, ai humbet efektet mbrojtëse për sistemin kardiovaskular, prandaj përdorni vetëm limon ose mjaltë.
3- Preferon të ecësh
Njerëzit e stërvitur, që thuhet se janë ata që ecin përreth 30 minuta në ditë, kanë më tepër mundësi të jetojnë më gjatë, sesa ata që ecin më pak, pavarësisht sesa të shëndoshë janë.
Kjo sipas një studimi të kohëve të fundit, që është bërë duke u pyetur rreth 2 600 burra dhe gra. Po kështu, gratë që janë mbi peshë, mund të ndikojnë pozitivisht në funksionimin e zemrës, duke shtuar vetëm 10 minuta më tepër aktivitet nga rutina e tyre e përditshme. Kështu që, bëni një shëtitje në kohën e drekës dhe gjeni mënyra për të ecur më shumë çdo ditë.
4- Nëse keni këmbë të forta
Këmbët e forta, nënkuptojnë ekuilibër të mirë, fleksibilitet dhe jetëgjatësi. Me kalimin e viteve, këto cilësi, janë çelësi për të zvogëluar rrezikun e rrëzimeve dhe plagëve, sidomos frakturave të gjymtyrëve, të cilat sjellin një rënie të përgjithshme të shëndetit. Deri në 20% të pacientëve që kanë fraktura të gjymtyrëve, vdesin brenda një viti, kjo, për shkak të komplikimeve dhe traumës. “Muskujt e dobët të këmbëve, janë elementi thelbësor i dobësisë tek pleqtë”, – thotë Robert Butler-i, M.D., president i qendrës ndërkombëtare për jetëgjatësinë në Nju Jork. Për të forcuar këto muskuj, duhet të bëni ushtrimet e duhura gjimnastikore.
5- Hiqni dorë nga pijet me ngjyrë
Shkencëtarët në Boston, kanë zbuluar se, duke pirë rregullisht pije freskuese të ngjyrosura çdo ditë, ju dyfishoni rrezikun e sindromës së metabolizmit, sindromë e cila, përfshin një sërë shqetësimesh, siç janë: tensioni i lartë, vlera të larta të insulinës, shtimi në peshë, që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit. Shkaktari i tyre mund të jetë substanca ngjyruese e këtyre pijeve, e cila ka rritur rrezikun e kësaj sindrome në eksperimentet që janë bërë tek kafshët. “Shkencëtarët, gjithashtu, mendojnë se, ata që pinë të tilla pije, janë të prirur të zgjedhin gjithmonë ushqime të ëmbla, të cilat çojnë drejt shtimit në peshë”, – thotë Vasan S. Ramachandran-i, M.D.,profesor mjekësie në Universitetin e Bostonit, në të cilin ka qenë udhëheqësi i studimit.
6- Hani ushqimet “vjollcë”
Ushqime “vjollcë” janë: rrushi i zi, manaferra, vera e kuqe. Të gjitha këto kanë atë ngjyrën e errët dhe të pasur me polipenol, përbërës që ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe sëmundje të tjera. Polipenoli i mban venat e gjakut dhe arteriet elastike e të shëndetshme. “Ajo që të bën mirë për arteriet e zemrës, të bën mirë edhe për venat e gjakut në tru”, – thotë Robert Krikorian-i. Studime paraprake mbi kafshët, kanë treguar se, shtimi i rrushit të zi në ushqimin tuaj, përmirëson funksionimin e trurit. Për më tepër, në një studim të fundit me njerëzit, studiuesit zbuluan se, të ngrënit e një ose më shumë filxhanëve me manaferra çdo ditë, përmirëson bashkëveprimin e qelizave të trurit me njëra-tjetrën, e kjo sjell zhvillim të kujtesës. Nuk i pëlqeni ushqimet e thata. Nuk ka problem nëse konsumoni mish viçi, derri apo qengji herë pas here, por të hash më tepër se sa duhet mish të kuq, ju rrezikoheni nga kanceri. Kjo, sipas një raporti të nxjerrë nga “American Institute for Cancer Research”. Ky lloj kanceri shkaktohet në masë edhe nga mishi i përpunuar siç janë: hot dog-ët, proshutat, etj. Ekspertët nuk janë të sigurt se përse këto lloj mishrash janë të dëmshme, por një nga dyshimet e tyre, është se këto efekte negative vijnë nga përpunimi i mishit (grirja, tymosja, ose përzierja me erëza të ndryshme).
7- Keni ndjekur shkollën
Një studim i fundit i “Harvard Medical School”, zbuloi se njerëzit me arsim 12-vjeçar, jetojnë 18 muaj më gjatë se sa ata me më pak vite shkollimi. Pse? Lidhja është pak e habitshme, por funksionon: Sa më shumë të jesh i arsimuar, aq më pak je i prirur për të pirë duhan. Në fakt, vetëm 10 % e të rriturve me shkollë të lartë pinë duhan, krahasuar me 35% të atyre pa shkollë të lartë. Miqtë e tu janë të shëndetshëm, ashtu dhe ti. Nëse miqtë e tu të ngushtë shtojnë në peshë, shansi yt për të bërë të njëjtën gjë, rritet me 57%, kjo sipas një studimi të bërë në Angli, në gazetën e mjekësisë. “Për të pasur një jetë dhe trup sa më të shëndetshëm, është e këshillueshme të shoqërohesh me njerëz që kanë të njëjtat qëllime”, – thotë Nicholas A. Christakis-i, M.D., Ph.D., drejtuesi i studimit.
8- Nuk ke pastruese shtëpie
Duke fshirë me fshesë, duke larë dyshemenë, apo duke larë xhamat e dritareve, kjo për më shumë se një orë, individi djeg rreth 285 kalori, duke ulur rrezikun e vdekjes deri në 30%, sipas një studimi i bërë tek 302 të rritur në moshën 70-vjeçare. Zgjidhje më të mira do të ishin: çaji në vend të kafesë dhe uji i gazuar, i përzier me lëng frutash. Duke mbajtur nën kontroll tensionin dhe nivelin e kolesterolit, duke parandaluar diabetin dhe duke mos pirë duhan, mund t’i shtoni nga 6 deri në 9 vite të shëndetshme jetës suaj.
9- Ju jeni një tip optimist
Optimistët kanë një këndvështrim pozitiv për jetën, janë të shoqërueshëm dhe janë më të shëndetshëm se ata që janë pesimistë. Të punosh është e rëndësishme. A e dini çfarë është më e rëndësishme se kjo? Të ushqehesh shpirtërisht! Ideja se ke njerëz ku të mbështetesh dhe marrëdhëniet e mira me miqtë, ndikojnë në pakësimin e stresit”, – thotë Micah Sadigh-i, Ph.D., profesor psikologjie. Ideja se ke njerëz ku të mbështetesh, të mban të shëndetshëm fizikisht dhe mendërisht, stresi kronik dobëson sistemin imunitar dhe i plak qelizat më shpejt, duke shkurtuar jetën nga 4 deri në 8 vjet, kjo sipas një studimi. “Duhet të kesh miq, me të cilët mund të flasësh hapur, pa u paragjykuar, apo kritikuar”, – thotë Sadigh-i.
Similar topics
» Shenjat që tregojnë se ende po e vuani ndarjen
» Shenjat që tregojnë se partneri juaj nuk është i lumtur
» Ja shenjat, të cilat tregojnë se keni lindur për njëri-tjetrin...
» Si puthin shenjat. !?
» Shenjat e qarta të flirtimit...
» Shenjat që tregojnë se partneri juaj nuk është i lumtur
» Ja shenjat, të cilat tregojnë se keni lindur për njëri-tjetrin...
» Si puthin shenjat. !?
» Shenjat e qarta të flirtimit...
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Kuriozitete Te Ndryshme & Enigmat e Universit
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi