AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arma e fshehtë e femrave në vendin e punës

Shko poshtë

Arma e fshehtë e femrave në vendin e punës  Empty Arma e fshehtë e femrave në vendin e punës

Mesazh nga ♛Melody♛ Mon Oct 14, 2013 11:56 pm

Sipas studimeve të fundit në mjedise konkurruese, femrat kanë më shumë gjasa të turpërohen dhe të tërhiqen sesa meshkujt, të cilët e pëlqejnë konkurrencën.

Niveli i lartë i testosteronit lidhet me prirjen drejt ndërmarrjes së rrezikut, që lidhet me suksesin më të madh. Për më tepër ka shumë prova që tregojnë se meshkujt janë fizikisht më agresivë dhe më konkurrues sesa femrat, nga mënyra sesi luajnë apo pëlqejnë skuadrat sportive.

Për këtë arsye, në simpozium diskutohej se femrat nuk do ta thyejnë kurrë xhamin që “burgos”, pa ndihmën e dikujt. Madje kishte nga ata që argumentonin se, nëse femrat do të ishin më shumë të përfshira në financë, përplasja bankare që ndodhi në vitin 2008 nuk do të ndodhte kurrë.

Provat që vijnë nga psikologjia janë të përziera. Femrat jo gjithnjë tërhiqen kur vjen puna për konkurrencë dhe ndryshimi midis dy gjinive nuk është edhe aq i thellë në këtë aspekt.

Nga ana tjetër, unë mendoj se në ditët e sotme ky ndryshim nuk është shumë i madh, pasi pagat nuk janë më të varura nga gjinia dhe një burrë e një grua paguhen njëlloj.

Për më tepër, pavarësisht se femrat nuk janë shumë të dhëna pas konkurrencës, ato përfitojnë prej sinjaleve dhe dinamikës seksuale që paraqesin në vendin e punës.

Të qenët e pashme, e dobët dhe me shëndet të mirë janë të gjitha elemente të tërheqjes seksuale. Njerëzit me karakteristika trupore të mira kanë më shumë gjasa të zënë miq, sepse paraqiten si më të shëndetshëm, jetëgjatë dhe të suksesshëm.

Ata jo vetëm janë partnerë të mirë, por edhe ka gjasa t’i rrisin fëmijët në gjendje të shkëlqyer. Por jeta është më shumë sesa riprodhim, ka edhe fusha të tjera ku paraqitja ka shumë rëndësi.

Në mënyrë që gjërat të shkojnë mirë, na duhet t’i bindim të tjerët se jemi konkurrues, të vlefshëm, superiorë, dikush që ia vlen të merret në punë dhe të kihet pranë.

Një nga rrugët për ta bërë këtë, është përmes karakteristikave të lidhura me tërheqjen seksuale, gjëra që të tjerët iu përgjigjen automatikisht, por për arsye të mira.

Për këtë arsye, sinjalizimi nuk është seksual në mënyrë të drejtpërdrejtë, por në përgjithësi. Karakteristikat e lidhura me tërheqjen seksuale janë pjesë e rëndësishme e shpjegimit se përse bukuria paguhet shumë dhe përse punonjësit simpatikë me shumë gjasa kanë rroga të larta.

Nëse hidhni sytë përreth, do të shikoni sinjale të pafundme, që për shkak të përhapjes së madhe, shpesh nuk bien në sy. Gjithçka ka të bëjë me sinjalet dhe mesazhet që përcjellin.

Bukuria është një karakteristikë tërheqëse për shqisat dhe për trurin. Me shumë gjasa personat e pashëm çlirojnë te ne lëndët kimike, të cilat luftojnë stresin dhe mendimet e pakëndshme.

Ndikimi i bukurisë te njerëzit duhet të jetë shumë primitiv, pasi prej kohësh na është mësuar se princeshat ishin të bukura dhe martoheshin po ashtu me princa të pashëm.

Duke qenë se bukuria duket si kriteri më i pranueshëm për shoqërinë njerëzore që prej shumë kohësh, një femër e bukur ka më tepër gjasa të jetë e aprovuar prej kolegëve dhe shefave të saj.

Në mënyrë të vetëdijshme ose jo, secili prej nesh kërkon bukurinë, qoftë fizike ose shpirtërore. Pjesa më e madhe e punëve kanë të bëjnë me komunikimin indirekt ose direkt, që do të thotë se njerëzve u pëlqen të rrethohen prej atyre me tipare të rregullta. Kjo është e vlefshme për klientët, kolegët, shefat dhe personat më lart tyre.

Kështu, ndonëse jo shumë konkurruese, femrat arrijnë të kenë sukses në vendin e punës nëpërmjet armës së tyre shekullore, bukurisë dhe tërheqjes seksuale. Dhe kjo nuk ka të bëjë domosdoshmërish me dëshirën për të pasur marrëdhënie trupore me to, por më tepër për t’i pasur pranë.

Por le të mos i japim bukurisë çdo meritë, ky emancipim shoqëror i gruas është bërë i mundur edhe nëpërmjet përpjekjeve, kulturës, zgjuarsisë dhe punës korrekte.
♛Melody♛
♛Melody♛

Arma e fshehtë e femrave në vendin e punës  Coolte21

Shteti Shteti : Arma e fshehtë e femrave në vendin e punës  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi