Balerinët Zviceranë, Nudo Në Durrës Para 300 Vetëve
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Kendi i Antareve & Zona e Lire ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Lajme Komike & Cudira
Faqja 1 e 1
Balerinët Zviceranë, Nudo Në Durrës Para 300 Vetëve
Balerinët zviceranë, nudo në Durrës para 300 vetëve
Katër balerinë zviceranë kanë “shokuar” dje art dashësin durrsak, kur kanë interpretuar krejtësisht lakuriq në skenë. Shfaqja e tyre, prej 30 minutash, ka qenë surprizë për të 300 spektatorët, shumë syresh artistë. Ka qenë pikërisht trupa e Jozsef Treffeli “JINX 103″ nga Zvicra, që ka ngritur siparin e edicionit 8-të i “Albania Dance Meeting”, Festivali Internacional i Dansit Kontemporan. Ndërsa në skenë kishte katër balerinë, dy prej tyre qenë plotësisht nudo, e dy të tjerë topless. Ndërsa në sallë kanë shpërthyer të qeshurat, trupa ka vijuar performancën, që përfshinte numra të ndryshëm të baletit kontemporan.
Festivali
Festivali në fjalë, prej vitesh ka krijuar traditën e tij në Durrës, duke mbledhur rreth vetes trupat më të mira nga vendi dhe bota. Sivjet ai zhvillohet mes shumë vështirësive financiare. Pas performancës së trupës zvicerane, trupa italiane u prezantua me “Brainstorming-studio n.2″, për të vijuar më pas edhe me të tjera shfaqje nga trupa, si ajo hungareze që vjen me “The way my father imagined it all”.
Drejtori i këtij festivali, koreografi i njohur Gjergj Prevazi, në fjalën përshëndetëse deklaroi se në edicionin e tetë ka më pak shfaqje se herët e tjera dhe jo të natyrës garuese, pasi ky aktivitet ka qenë i braktisur nga ndihma e financiare kur është kërkuar pranë Qendrës Kombëtare të Artit dhe Kulturës.
“Këtë vit programi i festivalit është konsiderueshëm i reduktuar, janë vetëm dhjetë shfaqje, por kemi zgjeruar gjeografinë e qyteteve, për arsye të mungesës së financimit nga QKAK. Prevazi thotë se këtë vit do të performojnë 5 trupa, dy nga të cilat nga Italia, si dhe nga Hungaria, Zvicra dhe Shqipëria. Nga 8 tetori deri më 6 dhjetor ato do të japin 10 shfaqje jo vetëm në salla teatrore, por edhe në sheshe e shëtitore.
“Qendra Multimedia në Prishtinë, teatri ‘Andon Zako Cajupi’ në Korçë, salla e Universitetit të Tiranës, teatri ‘Moisiu’ në Durrës, si dhe shëtitorja pranë Teatrit Kombëtar në Tiranë do të jenë pikat e takimit me spektatorin e pasionuar të gjinisë së Dance Theatre”, pohon drejtori Prevazi. Por vazhdimësia e festivali bëhet e mundur falë mbështetjes së Ambasadës Gjermane në Tiranë, “Gëte Institut”, fondacionit “Pro Helvetia”, etj. Sipas tij, kryetari i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, i ka ofruar pa pagesë këtij eventi Teatrin “A.Moisiu” së bashku me infrastrukturën dhe personelin e nevojshëm.
Festivali “Albania Dance Meeting-Festival” është një projekt unik në vendin tonë, pasi përfshin një fushë të rëndësishme të artit skenik, për të cilën nuk ka ende një veprimtari të ngjashme. Pjesëmarrës në vitet e shkuara kanë qenë trupa dhe kompani të teatrit alternativ nga Kosova, Maqedonia, Suedia, SHBA, Franca, Holanda, Turqia, Italia, Kroacia, Shqipëria, Izraeli, Hungaria, Sllovenia, Zvicra, Austria, etj.
10.10.2013
Burimi: Balkanweb
Similar topics
» Balerinët, Albi Nako dhe Klaudia Pepa martohen tek e “Diela Shqiptare”
» Durrës, futet në det për t’u larë, mbytet 25-vjeçari
» Durrës, plagoset me thikë një oficer policie
» Noizy dhe e dashura e tij pozojnë nudo
» Vritet bosi i drogës, ndërtonte pallate në Durrës
» Durrës, futet në det për t’u larë, mbytet 25-vjeçari
» Durrës, plagoset me thikë një oficer policie
» Noizy dhe e dashura e tij pozojnë nudo
» Vritet bosi i drogës, ndërtonte pallate në Durrës
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Kendi i Antareve & Zona e Lire ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Lajme Komike & Cudira
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi