AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cila Shenjë Puth Më Mirë?

Shko poshtë

Cila Shenjë Puth Më Mirë? Empty Cila Shenjë Puth Më Mirë?

Mesazh nga ♛Melody♛ Tue Oct 08, 2013 11:35 pm



Cila Shenjë Puth Më Mirë? Foto111



Secili puthjen e përjeton në mënyra të ndryshme. Të shohim se si puth secila shenjë e horoskopit.
 
 
Dashi: Puthja e Dashit është energjike, e fuqishme dhe mbresëlënëse. Dashi aktit të puthjes i qaset me entuziazëm dhe ai di se si “ta ndezë” partnerin. 

Demi: Demi puth ngadalë, në mënyrë sensuale dhe fuqishëm. Demat mu para puthjes dëshirojnë të përkëdhelen apo partnerin ta kapin për dore. 

Binjakët: Binjakët kanë natyrë të ndryshueshme, gjë që shprehet edhe në puthjen e tyre. Megjithatë, është e sigurt se nuk do t’ju zhgënjejnë, sepse Binjakët janë të shkathtë në puthje. 

Gaforrja: Gaforret dëshirojnë të puthen, ndërkaq shumë shpesh ato janë edhe iniciatore të puthjeve. Do t’ju kënaqin, mirëpo nuk do t’ju ngazëllejnë. 

Luani: Kur t’ju puthë Luani, nuk do t’ju dridhen këmbët. Më mirë është që vetëm të relaksoheni dhe t’i dorëzoheni. 


Virgjëresha: Mund të thuhet lirisht që puthja e Virgjëreshës është e përsosur, sepse është e ndjeshme dhe e kujdesshme. 

Peshorja: Peshoret dëshirojnë ta kënaqin partnerin, mirëpo presin po të njëjtën dozë kujdesi nga partneri. Çdo puthje e Peshores është unike, andaj edhe kënaqësia është e sigurt. 

Akrepi: Akrepat janë zjarrtë, që do të thotë se vetvetiu edhe puthjet e tyre janë të tilla. 

Shigjetari: Shigjetarët gjithmonë dëshirojnë më shumë se ajo që marrin. Nëse dëshironi t’i bëni për vete pjesëtarët e kësaj shenje, përsëritni puthjet pa ndërprerë. 

Bricjapi: Bricjapët puthen në mënyrë elegante dhe të përsosur. Megjithatë, nëse dëshironi të merrni puthje nga pjesëtarët e kësaj shenje të horoskopit, do t’ju duhet të keni shumë durim, sepse ata puthjet nuk i japin lehtë. 

Ujori: Ujorët i duan puthjet e papritura dhe të pazakonshme. Nëse dëshironi t’ia merrni këtë formë butësie, duhet patjetër të tregoheni gjoja të painteresuar, në mënyrë që t’i “detyroni” t’ju japin puthje. 

Peshqit: Peshqit puthen butësisht, me ndjenja dhe me kujdes, juve ju mbetet vetëm t’ua ktheni në po të njëjtën mënyrë.
♛Melody♛
♛Melody♛

Cila Shenjë Puth Më Mirë? Coolte21

Shteti Shteti : Cila Shenjë Puth Më Mirë? Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi