AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Konsumimi i mishit të sapotherur krijon natyrë konfliktuale te njerëzit

Shko poshtë

Konsumimi i mishit të sapotherur krijon natyrë konfliktuale te njerëzit Empty Konsumimi i mishit të sapotherur krijon natyrë konfliktuale te njerëzit

Mesazh nga ♛Melody♛ Mon Oct 07, 2013 9:35 pm

Stresi i kafshës gjatë therjes përcillet te konsumatori
Proteinat e freskëta rrisin sasinë e kolesterolit, e për pasojë edhe presionin e gjakut
Rritja e presionit të gjakut rrit nervozizmin te njerëzit, duke sjellë natyrë konfliktuale
Edmond Hoxhaj
Konsumimi i mishit të sapotherur krijon natyrë konfliktuale te njerëzit Mish-dyqan-320x244Mishi që gatuhet dhe konsumohet menjëherë pas therjes së kafshës apo shpendit, pavarësisht se ne mendojmë se është i freskët, nuk rezulton të jetë mjaft i shëndetshëm për njerëzit, duke u shkaktuar atyre rritje të presionit të gjakut, e për pasojë nervozizëm e krijimin e një natyre konfliktuale. Madje, mendohet se konsumimi i mishit në këtë formë mund të jetë një prej faktorëve që çon shpeshherë në humbjen e kontrollit të individëve të caktuar në shoqërinë shqiptare, të cilët arrijnë të kryejnë edhe krime të rënda.
Për këto arsye, në vendet e zhvilluara perëndimore, mishi, sidomos ai i kuq, konsumohet vetëm pasi ka kaluar një periudhë kohore të paktën dyjavore në ambiente frigoriferike, ku maturohet. Kjo, pasi gjatë këtij maturimi stabilizohet edhe acidi laktik që krijohet gjatë therjes, për shkak të stresit fizik, por edhe të proteinave dhe baktereve, të cilat ndodhen në mishin e shtazëve. Ndërsa konsumi i tij direkt pas therjes, përcjell nëpërmjet acidit të përqendruar në muskujt e kafshës, stresin e përjetuar nga kjo e fundit te trupi i konsumatorit. Gjithashtu, proteinat e freskëta rrisin sasinë e kolesterolit e për pasojë rrisin presionin e gjakut. Ndërkohë, rritja e presionit të gjakut, sipas mjekëve, rrit nervozizmin te njerëzit dhe natyra e tyre bëhet më konfliktuale.
Ky fakt është bërë me dije për gazetën edhe nga kryespecialisti pranë Drejtorisë së Bujqësisë së Rrethit të Lushnjës, Isuf Çela, i cili ka pohuar se konsumi i mishit menjëherë pas therjes është një nga faktorët që ndikojnë në natyrën konfliktuale që ka nisur të shfaqet në shoqërinë tonë gjatë dy dekadave të fundit. “Është fakt se në vendin tonë mishi, sidomos ai i kuqi, konsumohet menjëherë pas therjes. Por konsumi i këtyre proteinave në këtë formë, ende të pastabilizuar, sjell për pasojë rritjen e presionit të gjakut dhe nervozizmit te qeniet njerëzore, të cilat nuk janë mishngrënëse. Ndërsa në vendet perëndimore mishi nuk konsumohet asnjëherë pa kaluar të paktën 14 ditë në frigorifer”, thotë Çela. Ai shton se ky mund të jetë edhe një nga faktorët që krijon natyrë konfliktuale te shqiptarët, duke bërë që numri i konfrontimeve që çojnë deri në vrasje, të jetë më i madh se në vendet perëndimore.
Sipas specialistëve të veterinarisë, pas therjes mishi duhet që të ruhet në salla frigoriferike me temperature që ulen gradualisht drejt zeros për 10 ditë. Ndërsa më pas duhet të qëndrojnë për 4 ditë në temperaturë 10 gradë Celsius. Kjo bëhet me qëllim stabilizimin e acidit laktik, përqendrimi i të cilit ndryshon gjatë therjes. Në këtë moment trupi i kafshës përjeton një stres të madh dhe ka një ulje të masës së koncentrimit të joneve të hidrogjenit, që shprehin aciditet apo alkalinitet. Për këtë arsye, glukoza e muskujve kthehet në acid dhe çekuilibrimi i alkalinitetit krijon një gjendje të favorshme për rritjen e baktereve, viruseve dhe organizmave të tjerë të dëmshëm, si edhe të kancerit. Por edhe mungesa e procesit të kthimit të muskulit në mish të konsumueshëm bën që ne të marrim baktere dhe proteina të pastabilizuara.
Ndërkohë, në një pjesë të vendeve të Mesdheut dhe në Lindjen e Mesme, bagëtitë theren dhe u derdhet gjaku. Ato përjetojnë një stres të madh, i cili përcillet te konsumatori nëpërmjet substancave që çlirohen për shkak të reaksioneve kimike të ndodhura pikërisht nga ky stres. Ndërsa në vendet e zhvilluara, për të shmangur shkaktimin e këtij stresi në muskujt e bagëtive, para se të theren ato vriten me armë zjarri duke u qëlluar në kokë. Gjithashtu, mosderdhja e gjakut i ruan mishit proteina, të cilat në vendet ku ato theren, nuk mund të gjenden më.
 
 
Specialisti
Kryespecialisti pranë Drejtorisë së Bujqësisë së Rrethit të Lushnjës, Isuf Çela, ka pohuar se konsumi i mishit menjëherë pas therjes është një nga faktorët që ndikon në natyrën konfliktuale që ka nisur të shfaqet në shoqërinë tonë gjatë dy dekadave të fundit
♛Melody♛
♛Melody♛

Konsumimi i mishit të sapotherur krijon natyrë konfliktuale te njerëzit Coolte21

Shteti Shteti : Konsumimi i mishit të sapotherur krijon natyrë konfliktuale te njerëzit Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi